• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përurohet segmenti i parë i autostradës Shkup-Prishtinë

by A R
25/10/2015 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, është përuruar në Kosovë segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi”.

Autostrada lidh Prishtinën me Shkupin, duke shkurtuar ndjeshëm distancat mes dy kryeqyteteve. Në ceremoni kanë marrë fjalën edhe udhëheqës shtetërorë.

Përveç një njoftimi në Facebook nga zvkryeministri Thaçi, një ditë më parë, askush prej udhëheqësve pjesëmarrës nuk ka dërguar lajmërim se do të merrte pjesë në këtë ceremoni; as zyra për shtyp e kryeministrit të vendit, e cila në përditshmëri lajmëron axhendën e kreut të qeverisë për mediat.

I pranishëm në këtë ceremoni, kreu i Kuvendit Kadri Veseli është shprehur ndër të tjera se, “Kuvendi do të vazhdojë me përgjegjësitë e veta për qytetarët”. Ndërkohë, ai ka falenderuar ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë, të cilëve “u jemi përjetë mirënjohës për kontributin në ndërtimin e shtetit ligjor dhe ekonomik”.

“Zotohemi se Republika e Kosovës është një investim i përbashkët dhe do të përmbushim të gjitha detyrat tona. Kosova –  sipas tij, – do të jetë sinonim i shtetit ligjor dhe kurrë nuk do të bëhet vatër e krimit të organizuar apo anarkisë”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa është shprehur se “ky është udhëkryqi më i madh në rajon, për të cilin janë bërë punë cilësore, që qeverisë së Kosovës i kanë kushtuar 600 milionë euro. Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lidhje me Mitrovicën, sikurse do të prekin edhe linjën hekurudhore”.

Ndërsa Thaçi e konsideroi si një projekt madhështor për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj.

Top Channel

Next Post

Refugjatët, Ballkani paralajmëron mbyllje kufijsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In