• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet salla e koncerteve “Avni Mula”, Veliaj: Uroj që nga këtu të dalin talente të reja

by A R
29/05/2020 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla 9-vjeçare e muzikës “Servete Maçi”, e rindërtuar shtatorin e shkuar, vlerësohet jo vetëm për arkitekturën e veçantë, por nga sot ka edhe një sallë moderne koncertesh që mban emrin “Avni Mula”.Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar 93 vjeçar, Avni Mula,i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo sallë, ku do të mësojnë talentet e së nesërmes,është një pasuri jo vetëm për shkollën, por për gjithë komunitetin e Tiranës. “Është vërtet bekim shumë i madh sot që, në këtë hapësirë kaq të vogël, janë mbledhur kaq shumë artistë e kaq shumë talente. Për shkak të pandemisë nuk e mbushnim dot sallën, por doja shumë që, teksa Avni Mula, një nga pasuritë më të mëdha të kombit tonë, i afrohet 93 viteve, ne i kushtojmë këtë sallë fantastike muzike”, shtoi ai.

Veliaj shprehu bindjen se këto mjedise do të jenë frymëzim për fëmijët, që t’i përkushtohen artit dhe të ecin përpara, duke na bërë të gjithëve krenarë. “Shpresoj tëjetë një vend për të frymëzuar fëmijët, që ata të kuptojnë se përpara ecet me talent, me shumë punë, me shumë sakrifica, sepse asgjë nuk dhurohet, asnjë derë nuk hapet vetë, asnjë tapet i kuq nuk shtrohet vetë. Shpresoj shumë që kushdo që do të hyjë në këtë sallë që mban emrin “Avni Mula”, të ketë parasysh se çfarë duhet për t’u bërë dikushi që i gjithë kombi të ndihet krenar”, tha ai.

Salla e koncerteve dhe hapësirat e tjera të shkollës, auditori, salla e ekspozitave, biblioteka dhe palestra, janë projektuar për t’u përdorur nga komuniteti pas mësimit. “Por, asgjë nuk ka vlerë nëse nuk mbushet me shpirt njeriu. Prandaj, do të hartojmë një program me Invën, Avniun, drejtoreshën e shkollës dhe talentet që kemi, për të pasur çdo javë aktivitete cilësore të denja jo vetëm për emrin Avni Mula, por edhe për një komunitet, i cili më shumë se kurrë, ka nevojë për më pak politikë, më pak sherre, e më shumë muzikë, art dhe kulturë”, deklaroi kryebashkiaku.

Kompozitori Avni Mula e krahasoi sallën e re, ku do të ulen talentet e kryeqytetit, të ngjashme me atë të shkollave më të mira në Rusi, ku edhe ka studiuar shumë vite më parë. E emocionuar nga kjo surprizë e bukur e Bashkisë së Tiranës, sopranoja Inva Mula falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen ndaj artit.“Ju falenderoj shumë, është nder për familjen Mula. E gjithë familja jonë i është përkushtuar artit dhe një sallë e re në Tiranë më ngazëllen, më jep shpresë se këtu në Shqipëri nuk do mbarojë asnjëherë ‘kuzhina’ e bukur e talenteve. Dëshira jonë është që kjo të vazhdohet dhe mos të mbarojë asnjëherë”, tha ajo.

Inva Mula nënvizoi se hapja e kësaj salle koncertesh në Shqipërinë tonë të vogël, në një kohë kur kudo në botë ato po mbyllen, është një shembull tepër pozitiv. “Kur sallat po mbyllen kudo në botë, ne hapim një sallë të vogël në këtë Shqipërinë tonë të vogël modeste. Është një shembull i mirë edhe për prindërit që banojnë këtu, të cilët urojnë që fëmijët e tyre të luajnë pikërisht në këtë piano. Kam një falenderim, jo thjesht pse ju i dhatë sallës emrin e babait tim të dashur, por është një falënderim si artiste dhe qytetare, që kemi një sallë të tillë në Tiranë”, u shpreh sopranoja.

Shkolla 9-vjeçare ”Servete Maçi”, ndodhet në Rr. Dibrës. E ndërtuar që në vitin 1950, shkolla u rindërtua nga e para vitin që kaloi nga Bashkia e Tiranës, me hapësira shumë herë më të mëdha dhe me infrastrukturë moderne.

Next Post
Kreshnik Spahiu ironizon Bashën: Kërkon të bëhet kryeministër me 72 apartamente dhe vila në pronësi!

Pse gjykata e Kosovës vetë-fundosi sot Albin Kurtin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In