• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet rruga e re, Veliaj: Brenda mandatit i rregullojmë të gjitha

by Aalison Pearse Stevens
26/06/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrugë e re i shtohet infrastrukturës së Tiranës. Mbi 4 mijë banorë që përdorin çdo ditë rrugën “Isuf Balta” në njësinë 9, nga sot mund të lëvizin më lirshëm, qoftë si këmbësorë apo drejtues mjetesh. Kryetrari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, tha se ky investim i rrit vlerën kësaj zone.

“Kjo ka qenë një zonë e pastabilizuar nga ana urbane. Kemi qenë edhe në fushatë këtu, banorët ankoheshin më mungesë investimesh dhe se gjithmonë gjendej një sebep pse gjërat nuk bëhen. Por, roli i bashkisë është gjërat të bëhen”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe kanë tërhequr murin për të krijuar një trotuar, ku do të kalojnë fëmijët e të gjithë banorëve të kësaj zone. Veliaj tha se përmes ndërhyrjes së bërë jo vetëm në rrugë, por edhe në ndërtimin e mureve të reja rrethuese më të ulëta, këto shtëpi janë kthyer në vila, duke e bërë rrugën një zonë rezidenciale.

“Rruga ‘Isuf Balta’ është një nga rrugët që preket nga investimet e ardhshme në Bulevardin e Ri. Aty ku ka investime dhe parashikohen disa nga ndërhyrjet madhore, siç është Bulevardi i Ri, do të shikojmë se si do të rritet vlera e pronës, shtëpive dhe aseteve që banorët kanë në këtë zonë”, tha Veliaj. Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga banorët e kësaj zone që pas këtij investimi, ta mirëmbajnë dhe të kontribuojnë për të mos abuzuar me të. “I lus banorët e kësaj zone që ta mirëmbajnë rrugën, të raportojnë sa herë që ka abuzime. Bashkia e ka të pamundur që të vendosë një polic në çdo kthesë, në çdo rrugë, por besoj që nëse raportojmë, nëse e ndjejmë pronën publike si tonën, pasi edhe kjo rrugë është bërë nga taksat e qytetarëve, dhe nëse kujdesemi që ajo të ruhet, atëherë investimet kanë jetë më të gjatë”, tha Veliaj. Ai shtoi se sa më të gjatë ta ketë jetën investimi, aq më të gjatë e ka prona e gjithë secilit që shikon vetëm rritjen e vlerës.

Kryebashkiaku tha se në një vit, sipas llogaritjeve të tregut imobiliar vlera e pronës në Tiranë është rritur mesatarisht 15%. “Kjo do të thotë se për një qytetar, i cili para se kjo administratë të fillonte punë, kishte një shtëpi që mund të vlente 100 milionë lekë, sot ajo shtëpi vlen 115 milionë lekë. Besoj se është një lajm i mirë që me investimet që ka bërë Bashkia e Tiranës, me pastrimin, me përmirësimin e infrastrukturës, prona e çdo qytetari të Tiranës mesatarisht është rritur me 15%”, sqaroi Veliaj.

Ai theksoi se rritja e vlerës së pronës është ajo që i mban qytetet në zhvillim. “Për sa kohë që prona e qytetarëve të Tiranës vazhdon e rritet, do të thotë që Tirana mbetet qyteti më atraktiv sot për të investuar dhe besoj se bashkia, me planin ambicioz që kemi jo vetëm për njësinë nr. 9, do të shikojmë që prona e qytetarëve deri në fund të këtij mandati do kapë vlerat maksimale që mund të ketë pasur ndonjëherë në vitet e fundit. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë lidhur jetën e tyre me qytetin e Tiranës”, përfundoi Veliaj. Rruga “Isuf Balta” kufizohet me rrugën “Jordan Misja” dhe “Vangjel Gjikondi”, dhe ndodhet në Njësinë Administrative Nr.9. Ajo ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve dhe të rreth 4.000 banorëve të zonës. Krahas shtrimit të rrugës dhe tubacioneve, projekti parashikoi edhe ndërtimin e 450 metra linear mure rrethues të rinj.

Next Post

Historia/ Shqiptari që fitoi 17 milionë në lotari, por u burgos për vrasjen e të dashurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In