• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet një kënd lojërash në Tiranë, Veliaj: Fasadat do t’i kthejmë në piktura

by A R
15/02/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës njofton se institucioni në fjalë vijon t’i kushtojnë vëmendje të posaçme hapësirave dhe shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët. Në bashkëpunim edhe me bankën Raiffeisen, u mundësua ndërtimi i këndit të 9 të lojërave në njësinë 5, i cili nga një zonë e lënë në harresë dhe e mbuluar me plehra, është kthyer tërësisht në një hapësirë rekreacioni, me lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një pikturë murale e realizuar nga artisti i ri Franko Dinaj.

 Këndi më i ri i lojërave në Tiranë u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kontributin e bankës Raiffeisen. “Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar, për prindërit, për bizneset e zonës, për bankën Raiffeisen që na ka dhuruar lodrat. Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t’i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, do të vijojë edhe përmirësimi i fasadave të pallateve, të cilat do të kthehen në vepra arti, me qëllim për t’i dhënë jetë gjithë zonës përreth.

“Kemi bërë parqe lodrash të mëdhenj si ai te Liqeni, por jo çdo fëmijë mund të largohet nga shtëpia dhe të kalojë disa orë atje. Është më mirë kur këto kënde janë poshtë pallateve. Ndaj, do të vazhdojmë që disa nga fasadat e qytetit t’i kthejmë në piktura për fëmijët, që të ketë më shumë argëtim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike, gjithashtu na jep kënaqësi që të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin. Kështu që, nuk kemi bërë vetëm një kënd lodrash, por kemi bërë një hapësirë për komunitetin”, tha ai.

 Deputeti i PS, Pandeli Majko përgëzoi Bashkinë e Tiranës për investimet e realizuara, ndërsa theksoi se ato kanë vlerësimin maksimal edhe nga qytetarët, të cilët prekin ndryshimet që po ndodhin. “Ky është një investim nga më të çuditshmit dhe më të vlefshmit. Është i çuditshëm sepse këtu nuk është vetëm ndryshimi i një situate për fëmijët e vegjël, por është edhe kthimi i një cepi të pabanuar të njësisë 5 në një park lojërash, po ashtu edhe një mënyrë e re e të parit të ambientit me piktura murale. Është ndryshim i cilësisë së jetës. Mendoj se ky investim ka vlerësimin e qytetarëve dhe sigurisht, të atyre që ta thonë hapur, edhe të mirën, edhe të keqen, që janë fëmijët”, tha Majko. /b.d

Next Post
Rikthehet Aurela Hoxha, këtë herë fryn të pasmet me Photoshop

Aurela Hoxha zbulon lidhjen e re, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In