• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, Veliaj: Krenar që e nisim në shkollën ‘Sami Frashëri’

by A R
16/10/2022 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkollën e sapo rindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi dhe drejtuesin e AADF-së, Michael Granoff, vizituan mjediset e laboratorit, ku mësojnë nxënësit e përfshirë në këtë nismë, u shpreh krenar se ky projekt nis nga gjimnazi “Sami Frashëri”.

“Për mua është krenari shumë e veçantë që, këtë projekt, e fillojmë te “Sami Frashëri”. Kur unë kam bërë gjimnazin në godinën e vjetër, në vitet 1994-1998, duhet të bëje çmos që të shkoje te klasa e gjermanishtes. Pra, mësoje anglishten, kurse gjermanishtja ishte kursi i dytë. Ishte fat i veçantë të ishe pjesë e atyre 20 vetave, që të mësoje gjermanisht. Ishte një biletë për t’u integruar në një botë të civilizuar. Ndërkohë, për prindërit tanë, në kohën e komunizmit bileta ishte rusishtja. Ishte një mënyrë për të ecur përpara në atë sistem. Sot, nëse nuk di gjuhën e kodimit ‘Python’, nuk ke biletë për t’u ngjitur më lart në jetë. Qartazi, gjuhët e së sotmes nuk janë më gjermanishtja dhe anglishtja. Me gjithçka po ndodh, gjuhët që duhet të mësojë brezi juaj janë ‘Python’ dhe ‘Java’,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se projekti do të shtrihet edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin. “Ne kemi 10 shkolla, 8 në Tiranë dhe 2 jashtë Tirane, por unë dhe ministrja do të sigurohemi që këtë shembull të mirë ta shtrijmë edhe në qytete të tjera, pasi unë besoj se e gjithë Shqipëria duhet të jetë një ‘start up nation’ – jam i sigurt është vetëm çështje kohe që edhe bashkitë e tjera ta ndjekin këtë shembull. E gjitha është në dorën tuaj, ndaj mezi pres të brohoras suksesin dhe arritjet tuaja,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Kreu i Bordit te AADF, Michael Granoff, tregoi si u përzgjodh Shqipëria për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm. “Kur e nisëm, ajo çfarë menduam se duhet të bënim, ishte të identifikonim problemet dhe mënyrat se si të rregullonim jetën e shqiptarëve në plan aftatgjatë dhe gjëja e dytë ishte të kërkonim modelet më të mira në botë, t’i sillnim në Shqipëri dhe t’i adaptonim. Asnjëri nga ne nuk e kishte imagjinuar që “INTEL” mund të zgjidhte Shqipërinë për një projekt pilot; kush e kishte menduar, shumë vite më para që kjo mund të ndodhte. Aftësia jonë për të bindur “INTEL” për të krijuar këtë program është shenjë se çfarë ne mund të bëjmë së bashku. Qëllimi tjetër që kishim dhe që ishte shumë i vështirë për t’u arritur vetëm, jo vetëm duhet të krijonim partneritet ndërmjet fondacionit dhe një kompanie si “INTEL”, por ne duhet të krijonim konsorciume dhe partnership mes aktorëve kryesorë,” u shpreh Granoff.

Që nga miratimi i saj në dhjetor 2019, Akademia e Kodimit ka pasur një ndikim të madh në drejtim të arsimimit dhe punësimit në Shqipëri.

/a.r

Next Post
Kaluan mallra kontrabandë në Morinë, arrestohen doganieri dhe dy policë

Kaluan mallra kontrabandë në Morinë, arrestohen doganieri dhe dy policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

August 9, 2026
PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

August 9, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

August 9, 2026
FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

August 9, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 9, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarret në vend, aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka (ZONAT)

August 9, 2026
VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

August 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë

August 9, 2026
VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

August 9, 2026
Bilanci i rëndë/ 1 aksident çdo 20 minuta në Kosovë, Policia publikon raportin ditor: 18 të arrestuar

Aksident zinxhir në Sarandë, 6 makina përplasen mes tyre, nuk ka të lënduar!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com