• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet këndi i 4 i lojërave për fëmijë te Brryli, Veliaj: Investim për të ardhmen e qytetit

by A R
21/09/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e zonës së Brrylit dhe zonës përreth Maternitetit të Ri kanë tashmë një hapësirë ku mund të argëtohen, të luajnë dhe të kalojnë kohën e lirë. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë Coca-Cola, mundësoi ndërtimin e një këndi të ri lojërash në kryeqytet, i cili me llojshmërinë e lodrave, por edhe hapësirat sportive, ofron mundësi argëtimi për fëmijët e të gjitha moshave. Këndi i lojërave u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo hapësirë është një tjetër hap drejt mbajtjes së premtimit që çdo lagje të ketë këndin e vet të lojërave për fëmijë.

“Ky është këndi i katërt i lojërave; e filluam te Liqeni, më pas vijuam me një kënd shumë të bukur te ‘Mine Peza’, pastaj përfunduam këndin e lojërave te Presidenca dhe sot ky është këndi ynë i katërt për një nga lagjet më të mira e më të bukura të Tiranës, ku ka shumë fëmijë, por më në fund edhe me një kënd lojërash të Bashkisë së Tiranës që është publik, që është pa pagesë për të gjithë fëmijët. Dua t’u them fëmijëve, ta gëzoni, por edhe ta mirëmbani e ta ruani!”, u shpreh Veliaj. Ai shtoi se këndet e lojërave janë një mundësi jo vetëm argëtimi, por edhe formimi dhe zhvillimi për fëmijët. Ndaj, theksoi ai, bashkia ka vendosur që në fillim që punën e saj ta nisë nga më të vegjlit e qytetit.

“Ky qytet ka shumë halle, por sa herë që nis historia e këndit të lojërave, ju i mbani mend protestat, zhurmën, si u politizua dhe si degjeneroi në dhunë, megjithatë i qëndruam deri në fund projektit, pasi besojmë se bashkia është si një familje. Nëse në një familje, gjëja më e shtrenjtë janë fëmijët, ashtu edhe në këtë familje të madhe, që quhet Bashkia e Tiranës, gjëja më e shtrenjtë duhet të jenë fëmijët dhe sa mirë bëmë që rezistuam deri në fund me këtë projekt, sepse tani jo vetëm bëmë këndin e madh, por në çdo lagje po ndërtojmë nga një kënd lojërash! Studimet tregojnë se një fëmijë që luan jashtë, që ka aktivitet fizik, që luan në skuadër, bëhet nxënës më i mirë, më i aftë në jetë, më i komunikueshëm me njerëzit, se sa një fëmijë që rri tërë kohën mbyllur, apo nuk ka një hapësirë ku të luajë”, theksoi Veliaj.

Ai bëri të ditur se investimet në këtë lagje do të vazhdojnë edhe me disa projekte të tjera, si në infrastrukturën arsimore, ashtu edhe në atë rrugore. “Unë i mbaj fjalët dhe më vjen mirë që filluam këtu, por nuk kemi mbaruar punë me lagjen. Duam të bëjmë edhe disa ndërhyrje, e di që shkolla “Nikel Dardani” ka më shumë nevojë. Siç bëmë te ATSH-ja, ku u sistemua e gjithë lagjja nga brenda, kështu do të bëjmë me 50 lagje në Tiranë, kemi bërë vetëm 12”, tha kryetari i bashkisë. Veliaj falenderoi kompaninë “Coca-Cola” për mbështetjen, si dhe të gjithë ata që punuan në ndërtimin e këtij këndi.

“Kemi qenë këtu përpara disa javësh, ku e gjithë zona ishte e shkatërruar, me baltë, në disa vende edhe e zaptuar. Pas disa javësh pune intensive mbajtëm fjalën, ia dolëm, ndaj besoj se të gjithë punëtorët tanë meritojnë një duartrokitje nga i gjithë komuniteti ynë këtu. Kjo ka qenë një përpjekje e përbashkët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me kompaninë Coca-Cola që gjithashtu meriton një duatrokitje, pasi na kanë ndihmuar jashtë mase me këtë kënd lojërash”, përfundoi Veliaj./a.m.

Next Post
FIFA publikon ranglistën zyrtare, Kosova ngjitet për 22 vende

Nuk ndalen prurjet, Kosovës i bashkohen edhe 2 yje të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In