• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet fusha sportive e shkollës “Sabaudin Gabrani”, Veliaj: “Do transformojmë çdo cep të Tiranës, investojmë për fëmijët”

by Ardit Rada
03/12/2020 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësisë 7 në kryeqytet i shtohet një tjetër fushë sportive, ajo e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Falë projektit të Bashkisë së Tiranës dhe me financim të Bankës Raiffeisen, është realizuar sistemimi dhe riparimi i fushës ekzistuese, e cila është kthyer në një fushë multisportive, ndërsa është shtuar edhe një fushë futbolli, si dhe kthimi i sheshit përreth fushave në hapësira në funksion të aktivitetit fizik, sipas standardeve dhe normativave teknike për ndërtimin e fushave sportive.

Në përurimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vuri theksin në rëndësinë e sportit dhe jetës së shëndetshme, veçanërisht në këtë situatë pandemie. “Nëse pandemia na mësoi një gjë, ajo është rëndësia e shëndetit, oksigjenimi, aftësimi fizik, lufta kundër obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse kalon kjo pandemi dhe nuk nxjerrim asnjë mësim, do të thotë që nuk kemi aftësi të korrigjohemi si shoqëri. Fakti që ne po mbjellim më shumë pemë dhe po ndërtojmë më shumë terrene sportive, do të thotë që kemi mësuar nga kjo eksperiencë dhe po bëhemi si shoqëri më të mirë seç ishim përpara një viti”, u shpreh Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që të përqafojnë këto nisma, si dhe të krijojnë mundësi të reja për të shtuar parqet dhe këndet sportive, kudo ku ka nevojë dhe hapësira në blloqet komunitare. “Ftesa për gjithë qytetarët është: Na bëni me dije, nëse ka edhe një qoshk mes pallateve, ku fëmijët mund të rrinë në ajër të pastër dhe mund të luajnë, jemi të gatshëm ta investojmë”, tha Veliaj, duke falenderuar ata që i janë bashkuar investimeve të tilla me vlerë për Tiranën. “Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk ka ndihmën e bankave dhe filantropisë, nëse nuk e ka ndihmën e atyre që janë rezidentë, edhe pse përkohësisht, siç janë të gjithë diplomatët e huaj. Kështu që, faleminderit shumë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”, tha Veliaj.

“Raiffeisen do t’i mbështesë gjithmonë këto investime për komunitetin. Ne do të kemi disa aktivitete të reja shumë shpejt. Për ne, si Raiffeisen, të rinjtë dhe fëmijët janë shumë të rëndësishëm, sepse janë e ardhmja e Shqipërisë”, u shpreh Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank.

Ndërsa, Ambasadori Austriak në Tiranë, dr. Christian Steiner, vlerësoi gjestin e Bashkisë së Tiranës, e cila u solidarizua me sulmin terrorist në Vjenë, duke veshur të gjithë fasadën me ngjyrat e flamurit austriak. “Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falenderuar qytetarët e Tiranës, të përfaqësuar nga kryebashkiaku, për solidaritetin e treguar me Austrinë gjatë nëntorit, pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Vjenë. Kujtojmë se fasada e Bashkisë së Tiranës u vesh me ngjyrat e flamurit austriak”, u shpreh ambasadori Steiner.

Njësia 7, falë këtyre investimeve, është bërë më gjithëpërfshirëse dhe më tërheqëse për komunitetin. Në këtë njësi janë realizuar edhe projekte të tjera sportive, si terreni multisportiv në Rr. “Emil Le Grand”, financuar nga Raiffeisen Bank, si dhe dy fusha sportive në rrugën e Dafinave, duke transformuar rrënjësisht hapësira dikur të degraduara, në fusha sportive e terrene rekreative për të inkurajuar të rinjtë të bëjnë një jetë sa më aktive./a.p

Next Post
Emërimet e reja në OSBE/ Ministri gjerman falenderon Ramën: Për herë të parë në histori respektohen kriteret…

Emërimet e reja në OSBE/ Ministri gjerman falenderon Ramën: Për herë të parë në histori respektohen kriteret...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

June 14, 2026
Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

June 14, 2026
Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

June 14, 2026
Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

June 14, 2026
Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

June 14, 2026
Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

June 14, 2026
Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In