• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet busti i Françesk Radit në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

by A R
03/04/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miq, të afërm dhe dashamirës të muzikës së tij, u mblodhën sot pranë kodrave të Liqenit Artificial, për të përkujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi. Përkujtim i cili u shenjua edhe me vendosjen e një busti të artistit, në vendin që ai deshi aq shumë në këtë qytet, ku me kitarën e pandashme krijoi meloditë e para.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kantautori i njohur i muzikës shqiptare, përmes tingujve dhe teksteve të tij, ishte burim frymëzimi për shumë të rinj. “Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Ai i kushtoi vitet më të bukura të jetës, e megjithatë detyra e gjeneratës sonë, e një brezi të ri që merr stafetën nga një gjeneratë tjetër, është të mos harrojë dhe të kujtojë”, tha Veliaj.

Bashkëshortja e kantautorit, Tefta Radi falenderoi të pranishmit për kujtimin e veprës së Frankos. “Për mua, për familjen, për të gjithë adhuruesit e Frankos është një kënaqësi e madhe që e lemë mes njerëzve. Ai do të mbahet mend si kantautori i parë shqiptar, si i riu që solli risinë në muzikën shqiptare, që futi modernen, për të cilën nga diktatura u dënua afro tre dekada, iu hoq e drejta e krijimtarisë në fushën e muzikës së lehtë, pa ia shuar kurrë pasionin për muzikën, sepse edhe në Pukë, edhe në Fushë-Arrëz, Frankoja punoi me të njëjtin pasion. Është një kujtim vërtet i bukur, faleminderit Bashkisë së Tiranës, faleminderit Veliaj për gatishmërinë. Është një mrekulli”, u shpreh mes emocionesh Tefta Radi.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se busti i artistit të njohur në Parkun e Liqenit do të shërbejë edhe si një nxitje për sjelljen qytetare. “Jam shumë i lumtur që ky ‘xhevahir’, ashtu siç ishte në të gjallë, është sot një stoli për Parkun madh të Tiranës, sepse Franko mbillte përditë qytetari”, tha ai. Mandej, shtoi se fushata e biçikletave që do të nisë së shpejti, e ka kolonën e saj zanore. “M’u kujtua kënga e Frankos, “Biçikleta”, dhe mendoj: Asgjë nuk nisi sot! Gjithmonë, ka pasur njerëz që këto ide avangarde për pemë, biçikleta, qoftë me këngë, qoftë me një frymëzim tjetër, i kanë shtyrë në shoqërinë tonë. Ndaj, më vjen mirë që tashmë e kemi edhe ne kolonën zanore për fushatën e biçikletave me ‘Biçikletën’ e Frankos”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se Amfiteatri i rinovuar, një nga monumentet më të dashura të Parkut të Liqenit, falë punës së Bashkisë së Tiranës, do të rikthehet si skena më e madhe e muzikës, ku qytetarët mund të shijojnë artin e vërtetë pranë natyrës.

“Kjo rrugicë na çon tek Amfiteatri i rinovuar, që do të jetë ndoshta skena më e madhe e muzikës që donte Franko, që kompozonte dhe që luante, dhe besoj që do të jetë një shteg shumë i ëmbël për të gjithë ata që do të marrin fëmijët përdore dhe për t’u treguar se kush ishte, çfarë bënte në kohët kur ishte shumë e vështirë të flisje, të kompozoje, të këndoje. Për qytetin tonë është dinjitoze që të kujtojmë njerëzit që kanë vlera, ata që kanë lënë një gjurmë, që kanë transformuar jetët tona”, tha ai.

Më pas, familjarët mbollën edhe disa pemë pranë bustit, në nderim të figurës së kantautorit, i cili njihet ndryshe edhe si këngëtari i liqenit. Pjesë e mbjelljes ishte dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, për të kontribuar në shtimin e gjelbërimit të Parkut./a.m.

Next Post
Autostrada Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH: Gati projekti, ja kur do të nisë rehabilitimi

"Mosndërhyrja në kohë ka degraduar aksin Tiranë-Durrës, nevojitet thuajse rindërtim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

April 29, 2026
Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

April 29, 2026
Mankthi i logos së PD- së

Mankthi i logos së PD- së

April 29, 2026
Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

April 29, 2026
Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

April 29, 2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

April 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Tentoi të fuste kanabis në burgun e Fushë-Krujës gjatë takimit me një të dënuar, gruaja ndalohet nga autoritetet

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In