• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet “Avioni” te ish-Fusha e Aviacionit, Veliaj: Vepra ka vlerë artistike dhe estetike

by Java News
18/10/2017 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë 7 i është shtuar një aeroplan i ri. Sigurisht, jo i vërtetë, por një vepër arti e ideuar nga artisti Eljan Tanini, si një pikë referimi për një hapësirë, që dikur strehonte aeroplanët. Krahas investimeve në infrastrukturën urbane që kanë prekur Njësinë 7 në dy vitet e fundit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në përurimin e vendosjes së veprës artistike “Ëndrra Fëmijërie”, e paraqitur në formën e një avioni prej letre, si mënyrë për të risjellë në kujtesën e gjithsecilit një prej lojërave më të dashura të fëmijëve.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi autorin e veprës artistike dhe theksoi se ajo rikthen në kujtesën e shumë të rinjve sot një nga ëndrrat e bashkëmoshatarëve të tyre në kohën e regjimit të shkuar, por duke u vendosur gjithashtu në një zonë që mbart me vete simbolikën e një pjese të aviacionit shqiptar. “Dua t’i falënderoj me gjithë zemër për kontributin fantastik të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, që kanë sponsorizuar realizimin e veprës. Për ne që jemi rritur në Tiranë dhe kemi pasur një fëmijëri modeste, lojërat me aeroplan dhe sajesat me letër, ishin një mënyrë për të kaluar një fëmijëri të bukur”, tha ai.

Veliaj shtoi se kjo vepër është një mundësi për të kthyer kokën pas dhe për të kuptuar që lumturia e njeriut nuk varet vetëm nga mundësitë financiare, por varet edhe nga mënyra se si gjithsecili e shikon jetën. “Vërtet kemi pasur kushte më modeste, ndoshta kemi qenë më të lumtur se kemi pasur një komunitet më të fortë. Ndaj besoj se ky instalacion evokon komunitetin e fortë që kemi këtu tek ish Fusha e Aviacionit. Sigurisht, është një kujtesë e historisë në një kohë që Shqipëria ishte mbushur me tanke dhe avionë për t’u mbrojtur nga armiq imagjinarë që nuk erdhën kurrë dhe për një zonë që është fusha e aviacionit”, tha ai.

Autori i kësaj vepre, Eljan Tanini, falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen ndërsa theksoi se kjo vepër është një dhuratë për fëmijët e kryeqytetit. “Është një vepër parku, është një instalacion, një ndërhyrje urbane, një njollë në qytet dhe tashmë njerëzit do të thonë do takohemi te aeroplani ashtu si thonë që takohemi te Sahati apo te Skënderbeu. Është një dedikim personal, një dhuratë për qytetin. Vepra ka kohë që ka nisur të bëhet, por më në fund u finalizua. E falenderoj Bashkinë që më në fund arritëm në një gjuhë të përbashkët, në një gjuhë miqësore, për t’i dhuruar Tiranës dhe fëmijëve një vepër që e përmbledh gjithë situatën e kryeqytetit sepse titullohet “Ëndërr fëmijërie”, tha Tanini.

Por, përveç vlerës kulturore edhe estetike që kjo vepër i jep gjithë zonës, ai theksoi se ajo do të shërbejë edhe si një mënyrë për ta kthyer këtë hapësirë në një vend të preferuar për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe edukative, kryesisht për të rinj. “Shpresoj shumë që instalacioni i avionit prej letre të jetë një mundësi që të shërbejë si një akupunkturë, si një gjilpërë në trupin e qytetit, e cila mund të gjenerojë më shumë aktivitete, më shumë evente për komunitetin, më shumë arsye për t’u bërë bashkë, ashtu si shumë instalacione që kemi vendosur në qyet, si Reja, apo vende të tjera, që janë kthyer në pikë takim dhe një toponim për lagjen. Shpresoj se nuk do jetë e largët dita kur të thonë, do takohemi tek raketa, tek fusha e aviacionit për të bërë një aktivitet, një teatër, shfaqje apo koncert”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Origami “Ëndrra Fëmijërie” (Made by dreams) është një vepër arti e cila ka për qëllim të ruajë kujtesën kolektive të zonës ku është vendosur dhe ai imiton aeroplanët prej letre të cilat i bëjnë fëmijët. Vepra është 11 m i gjatë, thuajse sa gjatësia reale e një Avioni Mig që dikur gjendej shpesh në ish Fushën e Aviacionit. Avioni është ideuar nga Elian Tanini dhe vjen si dhuratë për qytetin e Tiranës nga familja e pilotit dëshmor Bego Hoxha (1943 – 1974) si shenjë e kujtesës kolektive.

a.ç

33
Next Post
Zidane, megjithatë i lumtur me Realin e tij

Zidane, megjithatë i lumtur me Realin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com