• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohen dy shkolla të reja, “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi”; Veliaj: Bizhu që i rrisin edhe më shumë vlerën Njësisë 8

by Java News
24/01/2023 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi” janë dy shkollat më të reja që i shtohen kryeqytetit, me kushte bashkëkohore, klasa moderne dhe terrene sportive, të cilat mund të përdoren pas mësimit edhe nga komuniteti. Ato u përuruan në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi deputetja e PS në Njësinë 8, Mimi Kodheli.

Veliaj tha se zona e “Bregut të Lumit”, në rrugën “Besa”, nga një zonë e lënë në harresë, po kthehet në një nga vendet më të lakmuara të kryeqytetit, pasi është shndërruar në një bizhu të arkitekturës dhe hapësirës për qytetarët.

“Zona e ‘Bregut të Lumit’ cilësohej si një realitet jashtë vëmendjes, një zonë e ndërmjetme mes lumit dhe urbanistikës së Tiranës. Çdo gjë përtej Unazës, përtej rrugës ‘5 Maji’, konsiderohej një zonë pa zot, ku ndërtohej kuturu, ku nuk kishte urbanistikë, kanalizime. I kemi harruar këto! E kemi harruar se lumi përmbyste shtëpitë. Tashmë zona e ‘Bregut të Lumit’, me investimet që kemi bërë, duke filluar nga shkolla e parë që ndërtuam, ‘Ardian Klosi’, apo gjithë lagjja e re që po zhvillohet, hapja e aksit të rrugës ‘5 Maji’, po kthehet në një nga zonat më të zhvilluara të Tiranës. Me autostradën që do të kalojë nga ana tjetër e lumit dhe 4 ura, që do e lidhin me zonën e Paskuqanit dhe Kamzës, do e bëjnë këtë zonë portën hyrëse të Tiranës. Do jetë zona ku do ketë më shumë rritje të vlerës së pronës se te 27 njësitë e Tiranës”, tha Veliaj.

Duke folur për emërtimin e dy shkollave të reja, kryebashkiaku tha se Kiço Blushi dhe Sevasti Qiriazi janë dy personalitete nga Korça, duke ironizuar deklaratat për të ardhurit në Tiranë nga opozita.

“Unë e di se, teksa afron fushata në Tiranë, plas një modë patetike e atyre që garojnë, që bëjnë garë për të treguar kush është më ‘tirons’ dhe nuk është i ardhur në Tiranë. A thua se të ardhurit kanë sjellë probleme! Në fakt, të ardhurit kanë sjellë mundësi. Të ardhurit kanë sjellë krah pune, të ardhurit kanë sjellë talent, të ardhurit kanë sjellë sipërmarrje. Ndaj, duke filluar nga këta të ardhurit nga Korça, si Sevasti Qiriazi dhe Kiço Blushi, e deri tek ata të ardhur nga të gjithë cepat e Shqipërisë, unë besoj se ky qytet, nëse dikujt që lindi në fshatrat më të humbur të Tropojës ose në fshatrat më të humbur të Skraparit, i dha shansin që të bëhen kryeministra, president, po punove fort, po ishe anëtar i dobishëm i komunitetit, ti ia del të bësh një histori suksesi dhe respektohesh nga komuniteti”, tha Veliaj.

Minitrja e Arsimit, Evis Kushi falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës për punën e bërë, sidomos me shkollat në Tiranë. “Shkollat e reja që po ndërtohen janë me standardet më të mira bashkëkohore. Vetëm vjet në Tiranë ndërtuam 12 shkolla të reja dhe 79 në të gjithë vendin. Këto janë 2 shkollat e para që po ndërtojmë këtë vit, por dhe shumë të tjera pasojnë. Dua të falenderoj shumë kryetarin Veliaj sepse është ndër të parët që nuk mjaftohet vetëm me infrastrukturën, por ai promovon edhe nxënësit e talentuar. Po keshtu, me programin e vitit të kaluar, Tirana Kryeqyteti i Rinisë, Bashkia e Tiranës ka mbështetur shumë projekte rinore. Shumë falemindeit Erion për këtë kontribut”, tha ministrja Kushi.

Ndërsa, ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi shprehu gëzimin e saj për gjitha mjediset moderne dhe bashkëkohore që po bëhen në Tiranë, në mënyrë që fëmijëve të mos u mungojë asgjë. Deputetja e PS, Mimi Kodheli tha: “Veçoj kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, për vizionin për të ndërtuar pikërisht në këtë njësi shkollën 9-vjeçare “Kiço Blushi dhe shkollën e mesme “Sevasti Qiriazi”, për t’i dhënë më shumë dije dhe dritë dhe mjedise të duhura një zone e cila ishte totalisht një zonë informale. 20 vite më parë, kur bëja nënkryetaren e Bashkisë, kjo ishte jo vetëm një zonë informale, por totalisht e pamundur për të jetuar. Sot jetojmë në një realitet tjetër, realitet europian, komode, bashkëkohor për t’u mësuar të rinjve për ta bërë brezin që vjen brezin evropian për të cilin të gjithë po punojmë.”

 

 

Next Post
OBSH jep alarmin: 300 fëmijë kanë vdekur nga shurupi i kollës pa recetë

OBSH jep alarmin: 300 fëmijë kanë vdekur nga shurupi i kollës pa recetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In