• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohen biletaritë elektronike, Kumbaro: “Vendosim kulturën në standardet  europiane”

by Java News
10/10/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në  Ministrinë e Kulturës u organizua përurimi  i Projektit të Biletarive Elektronike për 6 sitet e trashëgimisë  kulturore më të vizituara në vend, një projekt me vlerë 512.503 USD i cili është financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha përveç formalizimit, një sistem i tillë standardizon sitet tona të trashëgimisë dhe e vendos  kulturën  në  standardet  europiane.

“Vijmë më 6 site të reja që pajisen më këtë sistem. Nuk është thjesht një makinë më shumë, është  në radhë të parë një hap drejt respektimit të ligjit për sa i përket formalizmit, fiskalizimit të të ardhurave që vijnë nga trashëgimia kulturore, por është një hap shumë i rëndësishëm në atë që e kemi të qëllimshme; rritje të shërbimit të standardit të cilësisë që ne ofrojmë në sitet e trashëgimisë. Në site si Kalaja e Beratit, Kalaja e Shkodrës, apo Parku i Butrintit  ku numri i vizitorëve po rritet në mënyrë befasuese, një sistem i tillë ndihmon në shpejtësinë e shërbimit, standardizon sitet tonë të trashëgimisë dhe e e vendos  kulturën  në  standardet  europiane” , u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.

Më tej Ministrja Kumbaro vlerësoi bashkëpunimin me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim duke u shprehur se pas katër vitesh tashmë rezultatet janë të prekshme. “Tashmë kemi rezultate të prekshme në katër vite. Gjithë kaniteret e Trashëgimisë Kulturore në qendrat historike që kemi realizuar bashkë me shumë vështirësi si Kruja, Shkodra, Berati , Korça, Gjirokastra, Tirana  dhe së fundmi Vlora janë në fakt projekte ku kemi ecur bashkë hap pas hapi”, tha Kumbaro.

Ndërsa Kryetari i Bordit te AADF-së Z. Michael D. Granoff tha se trashëgimia kulturore e një vendi nuk janë thjesht vetëm gurët, kalatë apo sitet e trashëgimisë kulturore, ajo është ADN-ja e një vendi për të parë nga e ardhmja. “ADN-ja e njeriut përmban informacionin gjenetik, ndërsa ADN-ja e historisë është trashëgimia kulturore”, tha  Granoff, drejtori i AADF

Në fund, Ministrja Kumbaro dhe  Drejtori i AADF, Granoff inspektuan edhe serverin qendror në MK, nga  ku do të kryhet monitorimi online i  sistemit të biletarive në sitet arkeologjike të pajisura tashmë me këtë sistem.

Projekti me vlerë prej 512,503 USD është financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe institucionet në varësi të saj. Projekti i cili filloi në 2014, u implementua në Kalanë e Beratit; Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat; Muzeun Kombëtar “Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë; Kalanë e Gjirokastrës dhe Parkun Arkeologjik, Apoloni. Më herët, nga AADF, janë instaluar biletari elektronike në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe në Muzeun Historik Kombëtar.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e transparencës në mbledhjen e të ardhurave nga shitja e biletave në qendrat e trashëgimisë kulturore. Biletaritë janë të lidhura me një server qendror të vendosur në Ministrinë e Kulturës,  ku çdo shitje bilete regjistrohet në kohë reale. i gjithë ky proces mbikëqyret nga një sistem kamerash të cilat janë të lidhura me një njësi monitorimi në Ministrinë e Kulturës. Për operimin sa më të saktë të aparaturave, të gjithë stafet e institucioneve lokale që merren me shitjen e biletave u trajnuan nga kompania që implementoi projektin. Në vazhdim projekti parashikon suport teknik tre vjeçar deri në 2020 dhe potencialisht mund të zgjerohet në sitet e tjera të trashëgimisë në vend.

ma.me

Next Post
“4 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Bari”, mezzogiorno.it: Ja ku Shqipëria ja kalon Italisë

Braktisi djalin 15-vjeçar në Itali, procedohet babai nga Elbasani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

May 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

“Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Salianji: Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara

May 2, 2026
Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

May 2, 2026
“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

May 2, 2026
‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

May 2, 2026
Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

May 2, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

Balliu ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Si nuk the një fjalë për Rrjollin?! Je minus 300 mijë vota në 4 vite…

May 2, 2026
Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

May 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

May 2, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In