• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perugia/Deputeti i PS i kërkon bashkiakut një bust për Ismail Qemalin

by Java News
19/01/2019 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne 100 vjetorin e vdekjes se Ismail Qemalit, deputeti i PS-se, Fate Velaj ne nje takim te zhvilluar me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë në Perugia, ka kerkuar te shihet mundesia per vendosjen e nje busti te atit te kombit shqiptar, ne ate vend, ku 100 vite me pare nderroi jete.

Kujtojme se Ismail Qemali, u lind në Kaninë dhe më 24 Janar 1919 në Hotel Brufani në Perugia. Fate Velaj, duke ndare me miqte e tij lajmin per kete takim te zhvilluar, shkruan mes te tjerash se busti eshte sugjeruar te vendoset pranë Hotel Brufani, aty ku Ismail Qemali, në krahët e djalit të tij si dhe të Luigj Gurakuqit, gjatë një konference për mediat, vdiq.

 

“Zhvillova një takim dhe me Stefano Chiesa, drejtorin e Hotel Brufani, në hollin e të cilit, Ismail Qemali vdiq ( u helmua siç flitet). Me të bisedova që, në hapësirën e hotelit, të vendoset një pllakë në kujtim të Ismail Qemalit…”- shkruan deputeti Velaj.

 

Postimi i Fate Velajt

 

PERUGIA – ISMAIL QEMALI

 

…dje, 18 Janar 2019, në Perugia të Italisë, zhvillova një takim me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë së qytetit (Partia “Forza Italia” e Silvio Berlusconit). Me kryetarin e bashkisë bisedova për atë që e bashkon Vlorën me këtë qytet të Italisë dhe pikërisht, Ismail Qemali. Ai, u lind në Kaninë dhe vdiq 100 vite më parë, në 24 Janar 1919 në Hotel Brufani në Perugia.

 

Si deputet i Vlorës dhe djalë i Kaninës, i shfaqa atij dëshirën time që, në Perugia, të vendosim një bust të At’it të Kombit dhe le të shërbej kjo figurë që për të ardhmen e shqipërisë trokiti portave të europës si pikënisja e marrëdhënieve midis dy qyteteve tona, të para këto nën këndvështrimin e së ardhmes europiane të Vlorës.

 

Ai e perqafoi idenë time dhe do bëj ç’është e mundur që ta vendosim bustin, pikërisht ku unë dëshiroj, pranë Hotel Brufani, aty ku Ismail Qemali, në krahët e djalit të tij si dhe të Luigj Gurakuqit, gjatë një konference për mediat, vdiq. (Përball Hotel Brufani, është lulishtja e Piazza Vanucci,me një monument të Petro Vanucci, djali më i famshëm i Perugia’s, piktori i famshëm i Rilindjes Italiane, mësues i Rafael. Gjithashtu, busti i të famshmit Pintoricchio. Në lulishte, janë dhe buste të filozofëve dhe njerëzve të shquar të qytetit. Avokati Gianni Agnelli, Bos i Fiat dhe Juventus, i krahasonte goditjet jashte zone te Alex del Piero me penelatat e Pintoricchio’s 🙂

 

Kryetarini bashkisë pranoi ftesën time të vij në Vlorë, në 28 Nëntor të këtij viti, për të përkujtur veprën që e bëri Ismail Qemalin të pavdekshëm. Këtë vit, e kam shpallur “VITI I ISMAIL QEMALIT” dhe do i dedikohem figurës europiane të tij. Jo vetëm 100 vjetorit të vdekjes por dhe 175 vjetorit të lindjes (1844-1919) si dhe vizioneve europiane të Vlorës duke e paraqitur atë, kancelarive dhe insititucioneve qendrore të kontinentit.

 

Sot, 19 Janar, pas një mëngjezi pune, së bashku me kryetarin e bashkisë, dolëm një shëtitje nëpër qytet ku ai, më tregonte sesi Perugia, e ka nivelin e jetesës 25% më të lartë se mesatarja e qyteteve italiane.

 

Gjithashu, zhvillova një takim dhe me Stefano Chiesa, drejtorin e Hotel Brufani, në hollin e të cilit, Ismail Qemali vdiq ( u helmua siç flitet). Me të bisedova që, në hapësirën e hotelit, të vendoset një pllakë në kujtim të Ismail Qemalit…

Next Post
FOTOT: Bikini dhe plazh, Australia nën “terrorin” e të nxehtit ekstrem

FOTOT: Bikini dhe plazh, Australia nën “terrorin” e të nxehtit ekstrem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In