Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta edhe në Peru nga një grup qytetarësh që kundërshtonin politikat qeveritare.
Protestuesit kanë sulmuar forcat e rendit, duke i vënë flakën një polici. 28vjeçari Segundo Germand Salazar Vasques e ka hequr me vështirësi uniformën, teksa kolegët përpiqeshin të shuanin flakët. Ai ka marrë djegie të shkallës së dytë në shpinë, krahë dhe duar, por është jashtë rrezikut për jetën.