• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përtej shkundjes së perëndimit

by Ditmir Bushati
01/03/2021 14:43
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ditmir Bushati
Një vit më parë, Konferenca vjetore e Sigurisë së Mynihut ishte ngjarja e fundit ndërkombëtare që ndodhi para se bota të mbyllej, si pasojë e COVID-19. Titulli kryesor i konferencës “Shkundja e Perëndimit” nuk mund t’i shkonte më për shtat fërkimeve dhe tensioneve brenda familjes euro-atlantike dhe rendit ndërkombëtar në një botë gjithnjë e më zeropolare.
Të premten që shkoi, udhëheqësit botëror u mblodhën sërish në Mynih, tashmë virtualisht, në një format më të ngushtë, për të diskutuar veçanërisht bashkëpunimin midis SHBA-ve dhe Europës, në epokën post-Trump. Kësaj radhe me një titull të ri, “Përtej shkundjes së Perëndimit” dhe pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Rusisë dhe Kinës. Një kthim pak a shumë në formatin e hershëm të Mynihut për trajtimin e sfidave të sigurisë brenda hapësirës euro-atlantike.
I.
Pjesëmarrësit në Konferencë mirëpritën kthimin e Amerikës dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm përsa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar. E dëshmuar kjo jo vetëm në mesazhin e përcjellë nga Presidenti Biden, por tek rikthimi i SHBA-ve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimaterike, sikundër premtimi për të kontribuar me 4 miliardë dollarë në skemën globale COVAX, për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave COVID-19.
Duhet pranuar se Pandemia i dha një goditje të rëndë multilateralizmit duke gërryer më shumë rendin ndërkombëtar ekonomik dhe treguar në të njëjtën kohë pafuqinë e tij për t’u përballur në mënyrë adekuate me COVID-19 apo ndryshimet klimaterike.
José Saramago në romanin e tij “Verbëria” tregon se epidemitë nuk i transformojnë shoqëritë, por ato na ndihmojnë të shohim të vërtetën rreth shoqërive tona. Kështu, shtetet u sollën në mënyrë Hobsiane, ndonëse jo duke drejtuar shpatat mes tyre. Përgjigjja ndaj virusit ishte në të shumtën e rasteve lokale, çka u ilustrua me mbylljen e kufijve, vendosjen e kontrollit mbi eksportet në fushën e shëndetësisë, grumbullimin e rezervave të pajisjeve mbrojtëse dhe politikën e vaksinimit, e cila mbetet e lidhur me nevojat e secilit shtet.
Megjithëse Pandemia na shtrëngoi të përfytyrojmë jetesën tonë në një botë të përbashkët, asnjëra prej Fuqive të Mëdha nuk kërkoi zgjidhje në sistemin shumëpalësh. Vështruar në këtë prizëm, konsensusi i Mynihut 2021, i mbështetur në devizën “Përtej shkundjes së Perëndimit” ka të bëjë me domosdoshmërinë e institucioneve shumëpalëshe dhe një rend ndërkombëtar që bazohet në rregulla të gjithpranuara, për të trajtuar sfidat me të cilat përballet bota.
II.
Pas Luftës së Ftohtë, bota u vendos në një sistem të ri ndërkombëtar të shënuar nga tre forca: gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike. Përkatësisht, epërsia amerikane, tregu i lirë dhe revolucioni në hapësirën e internetit. Të gjithë dukej se punonin së bashku për krijimin e një bote më të hapur e më të begatë. Luftërat e përgjakshme në ish Jugosllavi, sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, kriza financiare globale, kriza e paprecedentë e refugjatëve dhe tani Pandemia kanë tronditur themelet e rendit ndërkombëtar.
Megjithëse situata aktuale kërkon një vizion të përbashkët, të rrënjosur në vlerat liberale, kjo nuk mjafton për të sjell ndryshimin e nevojshëm që imponon trajtimi i sfidave të shekullit 21. Krahas konsensusit për nevojën e një bashkërendimi më të mirë të aktorëve kryesore të familjes euro-atlantike në trajtimin e çështjeve kyçe të sigurisë, Konferenca e Mynihut nxori në pah edhe zonat ku interesat dhe përparësitë e tyre ndryshojnë.
Presidenti i SHBA-ve Biden propozoi një partneritet të ri me Europën, një aleancë të demokracive në konkurrencë përkundrejt Kinës dhe Rusisë. Më shumë sesa shpalosje e veçantisë amerikane, mesazhi i fortë i Presidentit Biden dëshmoi para së gjithash pontecialin e SHBA-ve për të orientuar dhe drejtuar aleancën euro-atlantike drejt sfidave të së ardhmes.
Ndërkohë që Presidenti francez Macron vuri në dukje se, SHBA dhe Europa janë aleatë të ngushtë dhe ndajnë një botëkuptim të përbashkët, megjithatë, përparësitë e tyre nuk janë gjithmonë të njejta. Macron kujtoi se, SHBA-të që nga koha e Presidentit Obama, kanë kthyer vëmendjen gjithnjë e më shumë drejt Paqësorit, ndërsa Europa ka një gjurmë më të madhe në Mesdhe dhe Afrikë.
Duke pranuar këtë realitet, Presidenti Macron u rikthye tek tezat e tij për domosdoshmërinë e ndryshimit të “konceptit strategjik” të NATO-s, si kundërpërgjigje ndaj sfidave globale në evoluim të tilla si mbrojtja kibernetike, të dhënat dhe infrastruktura kritike, sikundër nevoja për reformimin e institucioneve dhe politikave europiane, në mënyrë që Europa të fitojë “sovranitetin ushtarak”.
III.
Konferenca e Mynihut dëshmoi se Europa ndjehet më e lehtësuar me Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por vetëm një zhvendosje ingranazhesh politike dhe një rritje e retorikës shpresëdhënëse nuk mund të ndryshojë lojën. Sfidat e mëdha globale mbeten aty. Brenda një dekadë, çështjet e sigurisë do të jenë gjithnjë e më të mprehta e të lidhura me shumë me ndryshimet klimaterike, të dhënat, inteligjencën artificiale, mbrojtjen kibernetike, infrastrukturën kritike sesa me dislokimin e trupave ushtarakë apo kapacitetet detare.
Megjithëse aleatët mund të mos bien dakord për çdo çështje, ato pajtohen plotësisht për parimet dhe vlerat themelore, të cilat duhen kultivuar, përkundrejt sfidimit që vjen prej vendeve si Kina, Rusia apo Irani. Le të shpresojmë se kjo do të përbëjë edhe bazamentin mbi të cilin do të ripërtërihet lidhja euro-atlantike. E në të njëjtën kohë, do të konkretizohet edhe në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm si përballje me aktorët e tretë, por mbi të gjitha si një investim për procesin e ngecur të transformimit demokratik, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe anëtarësimit në BE.
Next Post
“Po mo Kujtim Po”/ Ruçi i kthehet Gjuzit: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua…

“Po mo Kujtim Po”/ Ruçi i kthehet Gjuzit: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In