Diktatori libian Muammar Gadafi është ende gjallë. Personi i torturuar dhe më pas i vrarë që shfaqet në videon e publikuar dyshohet të jetë sozia e Gadafit.
Sipas një gazete algjeriane, personi që u vra ishte Majid Ali Al Andalus, sozia e diktatorit.
Mësohet se një organizatë ka kërkuar hetimin e ngjarjes, nën dyshimin se Gadafi është ende gjallë, pasi nuk ishte ai që u ekzekutua në vitin 2011, nga rebelët anti-regjim.
Për ekzekutimin e ish-udhëheqësit të Libisë në vitin 2011 në qytetin Sirte, janë hedhur hije dyshimi edhe në të shkuarën. Aso kohe u shpërnda edhe një video e torturimit të doktatorit libian. Por përherë janë hedhur dyshime nëse vërtet ai u vra.
Kjo video më posht sjell ngjashmëritë midis Gadafit dhe sozisë së tij.