• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Personat me aftësi ndryshe”/ Manastirliu: Dyfishim të pagesës për ata që ndjekin shkollën!

by
03/12/2021 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do të garantojmë më shumë akses në shërbime, në shëndetësi, në arsim, por edhe mbështetje për riintegrimin në shoqëri të personave me aftësi ndryshe”. 

Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ku janë ekspozuar punimet e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe, ku theksoi se Shqipëria është ndër vendet e para në rajon që po aplikon një reformë të pagesave, që nuk vlerëson vetëm aspektin klinik për aftësinë e kufizuar.

“Ne kemi filluar reformën e pagesave, pra të mbështetjes financiare për personat me aftësi ndryshe duke përfshirë për të parën herë fëmijët 0-2 vjeç, të cilët më parë nuk mbështeteshin nga shteti me pagesa direkte. Gjithashtu kemi filluar të aplikojmë vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuar. Jemi ndër vendet e para në rajon, e kemi filluar në tre qarqe dhe do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë brenda vitit të ardhshëm. Ky është një vlerësim ndryshe për personat me aftësi të veçanta. Nga një vlerësim tipik mjekësor, pra thjesht duke vlerësuar aspektin klinik të sëmundjes apo të aftësisë ndryshe, ne kemi filluar tashmë të vlerësojmë çdo individ nëpërmjet një vlerësimi më komplekt, një blerësim bio-psiko-social”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen financiare për personat me aftësi ndryshe, Manastirliu tha është garantuar dyfishim dhe trefishim i pagesës për ata të cilët ndjekin shkollën e mesme apo dhe të lartë, me qëllim punësimin e tyre.

“Të gjithë ata të cilët janë me aftësi ndryshe dhe vazhdojnë kurse profesionale, shkollë të mesme apo shkollë të lartë mbështeten me 200% të pagesës apo 300% të pagesës për të vazhduar shkollën e lartë, apo shkollën e mesme apo formim profesional. Sepse ne duam të sigurojmë që këta persona me aftësi ndryshe të mundet më pas të punësohen. Nëpërmjet ligjit të ri të asistencës sociale që ne e kemi aprovuar përpara dy vitesh, ne kemi mundësuar që kush punon dhe që është person me aftësi ndryshe të mos i hiqet dhe pagesa që ai merr nga shteti, pikërisht për të mbuluar të gjitha ato nevoja që ai ka”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se në politikat e qeverisë i është dhënë prioritet jo vetem mbështetjes me pagesa direkte për cdo fëmijë e të rritur me aftësi ndryshe, por edhe shërbimeve të nevojshme sociale, Manastirliu tha me Fondin Social po mbështeten shërbimet në territor.

“Nëpërmjet instrumentit që ne kemi ngritur që është Fondi Social, kemi ngritur 4 njësi të lëvizshme për ofrimin e shërbimeve sociale në territor në katër bashki të vendit, pikërisht në Elbasan, Rrogozhinë, Librazhd dhe Lezhë. Nga ky model i ri i shërbimit lëvizës për personat me aftësi ndryshe përfitojnë deri më tani 238 fëmijë me aftësi ndryshe dhe ky shërbim që po zgjerohet dhe në bashki të tjera”, bëri me dije Manastirliu.

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe, Ministrja Manastirliu tha se duhet më shumë angazhim, për të punuar më shumë për integrimin e personave me aftësi ndryshe në shoqëri. Nga programi i mbrojtjes sociale që financohet nga shteti, 163.155 persona me aftësi ndryshe dhe kujdestarë të tyre, që përfitojnë nga pagesa e aftësisë së kufizuar në rang vendi.

/b.h

Next Post
Mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit, moti këtë të diel ka surpriza

SHMU bën parashikimin për fundjavën: Shijoni ditën e shtunë, ja kur do të përkeqësohet moti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In