• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Personat me HIV/AIDS, që shfaqin rezistencë ndaj barnave antiretrovirale, do të kurohen falas

by Java News
01/12/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë personat e prekur me HIV/AIDS, të cilët shfaqin rezistencë ndaj barnave antiretrovirale që janë në vendin tonë, do të kenë mundësi të kurohen falas me barna specifike. Ky fakt u bë i ditur nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj, në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të 1 Dhjetorit, Ditës Botërore Kundër HIV dhe AIDS, ku i pranishëm ka qenë edhe Koordinatori i Përhershëm i UNDP Albania z. Brian WIlliams.

Furnizimi me këto lloj barnash do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërkohë që risia është furnizimi më barna antiretroviralë, me barna për ato të sëmurë, të cilët shfaqin rezistencë ndaj barnave ekzistuese në Shqipëri. Mjekimi do të vazhdojë të ofrohen nga Ministria e Shëndetësisë, por për personat të cilët do të shfaqin rezistencë, atëherë Fondi Global (The Global Fund to Fight AIDS, Tuberculosis and Malaria) do të jetë në ndihmë të tyre për ti mjekuar. Po kështu, edhe testi i rezistencës, i cili do të ofrohet në këtë mënyrë.

Pavarësisht se vendi ynë hyn tek vendet me prevalencë të ulët ndaj këtij infeksioni, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dy strategji të reja, të cilat synonjnë ndërgjegjësimin e popullatës për depistime dhe këshillime FALAS. Sot, nënshkrova dy dokumente shumë të rëndësishëm, që janë dy strategji shumë të rëndësishme: Miratimi i “Dokumentit strategjik dhe planit të veprimit për shëndetin riprodhues 2017-2021”, dhe miratimi i “Planit të veprimit për sigurinë e kontraceptivëve 2017-2021”.

Këto dokumente janë një përqasje krejtësisht e re, që shkon përtej moshës riprodhuese, dhe besoj që ekepsrtiza që na ka ardhur nga organizatat e OKB-së në Shqipëri, por edhe nga ekspertë të tjerë, janë elementë shumë të rëndësishëm, të cilët do të integrojnë të gjitha përpjekjet që janë bërë deri më sot, qoftë nga Programi i HIV/AIDS-it dhe drejtoritë e Instituti i Shëndetit Publik, por qoftë edhe nga shërbimet shëndetësore që janë të shtrira në mënyrë kapilare në terren. Ky dokument arrin ti rrokë të gjithë këta elementë, për ti dhënë një shtysë më të madhe, sensibilizimit të individëve, përqasjes për të marrë këshillim konfidencial, por edhe për të luftuar stigmën dhe diskriminimin.

ma.me

Next Post
Bruksel, debatet mes Ballës e Bumçit në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit (VIDEO)

Afera ‘CEZ’/ Balla: Kemi prova të qarta që inkriminojnë Sali Berishën 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In