• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Person me precedent penalë! Kush është Xhuljano Bullari nga Elbasani i ekzekutuar në Vlorë

by
21/08/2021 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më herët ka dalë fotoja e Xhuljano Bullarit që u gjet i vrarë sot në një fshat në Vlorë. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj vrasje.

Aq sa të paqarta janë edhe arsyet se pse Bullari ka udhëtuar nga zona e Peqinit në drejtim të Vlorës, pikërisht në fshatin Babicë, ku u gjend i vrarë pikërisht në vendin e quajtur “Qafa e Topit”.

– Kush eshte Xhuljano?

Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.

– Kush e thirri Xhuljanon?

Ndërsa prania e tij në Babicë deri në këto momente justifikohet nga policia lokale, se dikush i njohur i tij mund ta ketë thirrur Xhuljano Bullarin.

– Si u identifikua viktima?

Bullari kohët e fundit qëndronte në zonën e Babrrusë në Tiranë. Policia ka mundur të identifikojë viktimën mesditën e sotme, vetëm falë zbulimit të pronësisë së automjetit Tip Fiat Punto, që i përket një gruaje në Tiranë.

Pikërisht në këtë automjet në orët e para të mëngjesit, u gjend i pajetë Xhuljano Bullari, teksa ishte qëlluar plot 4 herë me pistoletë, por vetëm 3 plumba e kanë prekur në trup.

Një plumb, ka dëmtuar dhe xhamin e parë të makinës. Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve, policia e Vlorës beson se viktima është qëlluar nga një person i njohur, i cili ka qënë brenda makinës.

Bullari është thirrur në këtë zonë nga një i njohuri i tij dhe ka shumë gjasa që mund të ketë lindur konflikt për çështjen e pazareve të drogës apo vjedhjes, çka ka sjellë eleminimin fizik të Bullarit.

Tashmë policia e Vlorës është duke kryer hetime me qëllim zbulimin e personave përgjegjës për këtë vrasje.

/b.h

Next Post
VIDEO: Skena të rënda! Gjendje lufte në aeroportin e Kabulit, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

VIDEO: Skena të rënda! Gjendje lufte në aeroportin e Kabulit, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In