Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Dedaj, në Pukë, është përshkallëzuar duke lënë të plagosur dy persona.
Lidhur me ngjarjen, në Komisariatin e Policisë është shoqëruar Fatjon Shkreli.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një konflikt të hershëm mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, i cili prej vitesh lidhet me mosmarrëveshje për motive pronësie.











