• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse u tradhtuan shqiptarët?

by Monika Stafa
28/11/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Prej një gjysmë shekulli të gjithë ne kemi mësuar se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të Ahmet Zogut.

Ky mendim ka vazhduar edhe për gati 33 vite pavarësisht se studimet janë divulguar prej marshit politik.
Po përse ne ende kemi këtë përfytyrim?

Si qëndron e vërteta?

E gjitha rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, një histori politike e cila ende na mungon.

Qeveria kombëtare e Ismail Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha.

Po Shqipëria vetë çfarë ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

E vërteta është se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Dhe kjo është një nga arsyet pse Ismail Qemali dha dorëheqjen. Ai mori udhët e mërgimit politik sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë si mbret.

Vetëm një vit më pas Fuqitë e Mëdha ishin ato që sollën në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Kjo është arsyeja përse viti 1913 përmendet gjithmonë si një vit i mbrapshtë për Shqipërinë. Këtu morën shkas dhe shumica e fatkeqësive të saj;

Paqëndrueshmëria e sistemit politik.

Varësia prej fqinjëve të saj shovinistë.

Forca e madhe e presionit të të huajve cinikë dhe indiferentë ndaj fatit të saj dhe copëtimi i thellë i territoreve të saj.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër projektoi një status të çuditshëm për shtetin shqiptar. Një projekt me paradokse të forta konceptuale. Edhe autonom, edhe sovran. Edhe autonom, edhe neutral. Edhe sovran, edhe nën kontrollin ndërkombëtar.

Çfarë ishte ky sistem për shqiptarët dhe trojet e tyre tashmë të vjedhura edhe ndërkombëtarisht?
Ku ishin miqtë e saj? Dhe përse ata ishin tradhtuar kaq rëndë?

Nocioni i principatës që të huajt futën për ne parakuptonte një filiacion me monarkitë evropiane. Dhe ky ishte një projekt i mirë në letër sepse parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë e Mëdha.

Një sistem gjyqësor ku të huajt do të ishin ata që do të luanin rolin vendimtar, duke nënkuptuar se nën rregullimin e statusit të Shqipërisë gjithçka do të procedohej mbi bazën e një parimi ndërkombëtar.

Po ai kombëtar ku gjendej në projekt?

Rrugës e vërteta do të qe ndryshe. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që u vendos në Vlorë nuk e njohu as formalisht qeverinë e Ismail Qemalit. Ai u konsiderua një faktor ‘lokal’, i barasvlefshëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh., qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër. Dhe me këta faktorë do të mund të bashkëpunohej deri në zgjedhjen e princit.

Ishte ky Komision që sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës duke çuar deri në dorëheqjen e Ismail Qemalit.

Kurthet që ju ngritën shqiptarëve pas kësaj ishin të njëpasnjëshme. Shqipëria ishte e vogël. Elita politike ishte gërrnjare dhe pa asnjë traditë shtetformuese. Nisur nga kjo fqinjët që i rrinin asaj pas për të përfituar gjithçka prej dobësisë së tyre realizuan për qejf gjithçka për të bërë të mundur të merrnin në dorë fatet e një kombi si shqiptaria.

Në vitet 1924 autoriteti më i lartë i shtetit ishte Këshilli i Lartë, me katër anëtarë, që përbënin kryesinë e shtetit. Ata mbajtën ndryshe dhe një titull qesharak; çerek-mbretër. Këshilli i Lartë ishte një krijesë e Kongresit të Lushnjës. Një përpjekje për t’i treguar Fuqive të Mëdha në një moment të rrezikshëm për shtetin shqiptar se klasa politike shqiptare gjithsesi po respektonte zgjedhjen që ato vetë kishin bërë. Kjo zgjidhje u konceptua si një gjë e përkohshme, derisa të vendosej forma e regjimit.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë.
Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare. I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk.

Në ç’sistem jetojmë?

Kjo pyetje e poetit filozof Lasgush Poradeci drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare në thelbin e vet, nuk është një çështje kërshërie poetike por një prej nyjave kyçe që ka kushtëzuar fatin historik të popullit shqiptar prej themelimit të shtetit kombëtar e këtej. Tronditjet e herëpashershme në sistemin politik, përmbysjet, marrja e pushtetit me dhunë, revolucionet popullore, luhatjet dhe pasiguritë, zig-zaget si dhe shumë paqartësi të tjera, janë shkaku themelor që Shqipëria e ka kaluar shekullin e vet pa e tejkaluar Rubiconin e saj.

Next Post
Kremtohet mesha për flamurin/ Korça ruan traditën, mesha u mbajt për herë të parë në 1923. Mesazhi i mitropolitit Pelushi

Kremtohet mesha për flamurin/ Korça ruan traditën, mesha u mbajt për herë të parë në 1923. Mesazhi i mitropolitit Pelushi

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Shqiperia sa here ishte aleate me perendimin e lenin njehere Shqiperine pa ushtri pastaj ja futnin kjo u be edhe ne vitin 1939 kur na pushtoi Italia.e njejta gje behet edhe sot Amerika dhe Evropa ne 2007 i demontuan Shqiperise 1200 tanke 800 topa dhe armet kimike,dhe para 2 muajsh ne krizen Kosov Serbi Amerika i tha Shqiperise be si te thote Serbia se ti ske ushtri dhe do ta humbesh luften.PRANDAJ SHQIPERIA DUHET TE VEPROJE NE BAZE TE INTERESAVE TE SAJ KOMBETARE ne qofte se Amerika do qe te mari Serbine ne influencen e saj dhe per ta bere kete duhet tja futi Shqiperise atehere Shqiperia te beje aleance me shtet tjeter politikanet kane perkrahjen e popullit mos te kene frike. Qe Amerika e ka lene sot Shqiperine pa asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese Amerika e ka 1 plan te keq per Shqiperine. e do pa ushtri qe Shqiperia te mos mundet te reagoje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

December 20, 2025
Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

December 20, 2025
“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

December 20, 2025
U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In