• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse u riaktivizua Ilir Meta?

by Adriatik Doçi
23/11/2021 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ilir Meta ka pranuar se ka përdorur Presidencën dhe Kushtetutën në funksion të pazareve me Lulzim Bashën, sigurisht për intetes të partisë së tij familjare që u asgjësua politikisht për shkak të damkës së korrupsionit, luftës kundër SHBA, reformës në drejtësi dhe largimit nga sofra e pushtetit.

Dy vjet pasi betohej për Kushtetutën dhe justifikonte anulimin e zgjedhjeve lokale në emër të Kushtetutës, pluralizmit, demokracisë, integrimit etj,

Ilir Meta pranon se dekreti i anulimit të zgjedhjeve ishte pjesë e lojës politike me Bashën dhe Berishën, por që Basha e preu në besë, pasi nuk e ndoqi deri në fund skenarin politik që u mbombardua nga Komisioni i Venecias, SHBA dhe BE.

Shumë njerëz janë përqëndruar tek spektakli i akuzave të Metës kundër Bashës me pabesi, lutje, lot etj., kur në fakt dalja e Metës është një konfirmim i degradimit dhe pengmarrjes së Presidencës nga kryetari i LSI-së, i cili ka gjuajtur me dekrete për llogari politike dhe interesa pushteti.

Akuzat e Metës ndaj Bashës konfirmojnë përtej çdo dyshimi se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë arkitektët e djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale, flakadanëve dhe grupeve paramilitare në zgjedhje.

Lulzim Basha vërtetë i humbi zgjedhjet, por po çlirohet nga tutorët Meta-Berisha.

Tani kush është halli i Metës dhe pse iu rikthyen krizat që pas çmendurisë së prillit?

Së pari, Meta nuk ka më garanci nga Basha për votën e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë do vendosë në janar për fatin e Metës. Deri kur Basha e shpalli Metën si pjesë e trekëndëshit të së keqes, vota e Xhaferllarit kontrollohej nga Meta dhe Berisha.

Pas këtij momenti, vota e Xhaferllarit kontrollohet nga Basha, pasi Xhaferllari është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, i rreshtuar në krah të Bashës. Xhaferllari konsiderohet votë vendimtare për fatin e Metës.

Tashmë Meta dhe Berisha kontrollojnë vetëm votën e Vitore Tushës, e cila është nën markimin e Argitës dhe votën e Sonila Bejtes, gruas së Andi Bejtes, analistit në oborrin e familjes Berisha dhe nën patronazhin e Monikës. Por, këto dy vota nuk e shpëtojnë dot Metën nga shkarkimi.

Së dyti, Ilir Meta, me rrezikun e shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese ose të mbarimit të mandatit, dhe në kushtet e shkrirjes së LSI, mbetet pa imunitet dhe mbrojtje politike. Ikja nga Presidenca mbart dy rreziqe: I hap rrugë DASH për publikimin e vendimit të shpalljes non grata si dhe bën Metën subjekt të SPAK.

Për t’i paraprirë këtij fati, Ilir Meta po sulmon Bashën, për t’u afruar me Foltoren. Ai kërkon të bashkohet me Berishën, duke synuan krijimin e një partie të përbashkët anti-amerikane, për mbrojtjen e vetes, familjeve dhe rrethit të mbështetësve, të cilët kryesisht janë ish- ministra dhe drejtorë të korruptuar.

Next Post
Tragjedia në Bullgari/ Drejtori i policisë për DW: 50 pasagjerët në autobusin që u dogj ishin me origjinë shqiptare

Mes viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari vajza e politikanit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In