• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse u bojkotuan masivisht Primaret e Berishës në Tiranë?! Analiza përmes shifrave dhe fakteve

by Java News
05/12/2022 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Rithemelimit të Sali Berishës, prej shumë kohësh ka mbajtur opinionin publik dhe veçanërisht bazën e PD të karikuar me “mrekullinë e primareve” që vijnë nga demokracia amerikane.

Që në fillim mesazhi ka qenë se “pavarësisht se SHBA më ka shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë, unë jam njësoj si ata”.

Gjithashtu synimi tjetër në dukje, ishte “hapja dhe bashkimi” i partisë sidomos në bazë.

Por ai ndodhi vërtetë kjo?!

Sipas të dhënave që vijnë nga vetë PD e Rithemelimit pjesëmarrja ishte teje e ulët, edhe në krahasim me zgjedhjet për kryetarë degësh dhe Berishën në krye të forcës.

Përveç kësaj, përçarja edhe brenda ndjekësve të Rithemelimit u shfaq hapur, pasi në shumë degë në bazë ka kontestime të mëdha nga kandidatët.

Kulmi ishte rasti i Kamzës ku 2 nga 3 kandidatët kryesorë, ish- deputeti Asllan Dogjani dhe Shemsi Prençi, akuzuan hapur se procesi ishte i manipuluar, i vjedhur dhe se madje në rezultat kishin ndikuar edhe socialist-votues!

Por le të ndalemi më konkretisht te Tirana, e cila ishte edhe zemra e këtij procesi.

Në pamje të parë gara mes 7 kandidatëve ishte model, pavarësisht nga insinuatat se edhe kjo ishte e paracaktuar.

Gjithsesi le të mbetemi te pjesëmarrja.

Primaret për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Tiranë nuk nxorën fitues, pavarësisht se Belind Këlliçi mori gati dyfish vota më shumë se të 6 kandidatët e tjerë.

Kështu Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh javën tjetër, të dielën.

Problemet dhe akuzat ishin të shumta në këtë proces që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, por listat ishin problemi kryesor që përplasi palët në proces.

Rithemelimi nuk i bëri publike ato për mediat, për të mësuar se kush kishte të drejtë vote.

Megjithatë numri doli.

Në Tiranë ishin regjistruar rreth 29 mijë anëtarë të PD-së, për të votuar në procesin e primareve.

Por sa votuan faktikisht?!

Kryetarja e komisionit të organizimit të zgjedhjeve në PD, Albana Vokshi tha se zyrtarisht në Tiranë votuan 8470 anëtarë.

Kjo shifra është një goditje për qëllimin fillestarë të Sali Berishën, pasi në proces kanë marrë pjesë më pak se 1/3 e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së.

Por është ky një bojkot kundër procesit, apo kundër Sali Berishës?!

Le të kthehemi pak prapa në kohë, kur Berisha ende nuk kishte nisur Foltoren.

PD në zgjedhjet e Prillit 2021 ka marrë në Tiranë 136,802 vota.

Të shtatë kandidatët kanë marrë 8,470 vota, pra vetëm 6.2%.

Vetë “fituesi” Belind Këlliçi në zgjedhjet e Prillit 2021 ka marrë në total 11,601 vota.

Kurse në primaret që u mbyllën mbrëmë, vetëm 4,040 vota, ose rreth 35% të votave të veta.

Këto shifra janë katastrofike për vetë gjendjen brenda opozitës, se për të mundur Erion Velinë me gjithë makinerinë e tij as që bëhet fjalë.

Pra me pak fjalë edhe ky proces më shumë e ka tkurrur dhe e ka përçarë Partinë Demokratike vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve.

Po bojkotojnë këtë forcë politike, apo Sali Berishën dhe “berishizmin”?

Llogaritë le ti bëjnë vetë demokratët në bazë që panë nga afër dhe e dinë më mirë se kushd, se çfarë “pollën” këto Primare./Alfapress.al

Next Post
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

Emri/ Trishtuese: Ndërron jetë në moshë të re, reperi i njohur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In