• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse trupi ynë kërkon më shumë ushqim në dimër?!

by Java News
03/01/2020 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë. Nëse njeriu është i vëmendshëm atëherë do të mësojë të ushqehet më shumë me produkte natyrale të stinës. Produktet e stinës janë burimet më të mira natyrale të vitaminave dhe mineraleve. Ato jo të stinës nuk ofrojnë sasinë maksimale të ushqyesve për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Vjeshta dhe Dimri

Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe jemi të prirur që të qendrojmë sa më shumë në shtëpi apo në ambjente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vet trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vet organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës. Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet. Dimri vjen me një larmi agrumesh që na pajisin me doza të larta të vitaminës C. Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që na kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur hamë produkte të stinës, pra fruta dhe perime që mundësohen nga nëna Natyrë, organizmi ynë bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Supat me perimet e stinës janë gjithnjë një ushqim i shkëlqyer dhe bazë mbrojtëse ndaj dukurive të motit dhe shëndetit.

Ushqyerja e shëndetshme sipas çdo stine

Ekspertët janë të mendimit se njeriu duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj produkteve të stinës dhe të konsumojë më shumë prej tyre për të qenë të shëndetshëm.

Le të marrim si shembull stinën e verës. Në këtë stinë, njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të jashtme, është më aktiv dhe i gëzohet orëve më të gjata në diell. Produktet më të mira të stinës së verës janë hidratuese dhe plotësojnë nevojat e organizmit. Këtu përfshihet shalqini, frutat e pyllit, kastravecat, pjeshkët, pjepri dhe misri.

Këto ushqime jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale e karbohidrate por janë të freskëta dhe të stinës. Shalqini që prodhohet në sera dhe serviret në dimër nuk ka të njëjtin fuqi ushqyesish për organizmin. Ushqyerja me produkte të stinës i jep trupit vitaminat më të domosdoshme dhe krejt natyrale./agroweb

Next Post
Plas sherri brenda aktivistëve të Aleancës për Teatrin, regjisori i njohur pyet pedagogun: A i ke thënë Pano Sokos…

Plas sherri brenda aktivistëve të Aleancës për Teatrin, regjisori i njohur pyet pedagogun: A i ke thënë Pano Sokos…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

October 2, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

October 2, 2026
Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com