• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse i thonë “soap opera”?

by Aalison Pearse Stevens
11/08/2016 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Soap në anglisht i thonë sapunit, por çfarë lidhjeje ka me dashuritë dhe intrigat në televizion?

Shprehja “soap opera”, e cila përdoret për serialet që shfaqin jetën sentimentale të disa protagonistëve fiks, nisi të përdorej në vitet ’20, kur radiot në SHBA transmetonin programet e para të ideuara për publikun femëror, gjatë ditës.

Audiencën e rritnin sidomos radiodramat me seri, të cilat bënin për vete dëgjueset me dashuritë, intrigat dhe ngjarjet, duke i shtyrë ato që të sintonizoheshin tek i njëjti stacion çdo ditë, ku, midis një serie e tjetrës, i shoqëronte zëri i fuqishëm i sponsorëve. Kush më tepër se kompanitë prodhuese të sapunëve mund të kishte interes për të bërë reklamën e produkteve të tyre në publikun femëror në vitet ’20?

Pikërisht kështu, sponsorët e mëdhenj të radiodramave amerikane ishin Procter & Gamble, Colgate-Palmolive dhe Lever Brothers.

Colgate-Palmolive-Peet, e specializuar në produktet për shtëpinë dhe higjienën personale, është sponsori i parë zyrtar i një seriali. Në 27 janar 1931 transmetohet në stacionin radiofonik NBC’s Blue Network seria e parë e “Clara, Lu ‘n Em”, serial që tregonte bëmat personale të tre protagonistëve.

Midis atyre që merreshin me këtë punë përhapet shprehja “soap opera”, për të treguar një program radiofonik në gjendje për të tërhequr një sponsor me të tilla karakteristika.

Nga fundi i viteve ’30, kompanitë si Procter ishin kaq të lidhura me soap operat sa që vendosën të kalonin nga sponsorizimi në prodhimin e skenarëve radiofonikë. Midis tyre është edhe seriali popullor “Guiding Light”, që më 1975 kaloi edhe në televizion, ku u transmetua pa ndërprerje deri më 2009, gjithmonë nën përkrahjen e Procter & Gamble.

Focus/d.i.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

November 25, 2026
Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

November 25, 2026
Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

November 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 25 nëntor 2026: Hëna e plotë sjell dashuri, surpriza dhe mundësi të reja

November 25, 2026
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, ngrica e probleme në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, ngrica e probleme në qarkullim

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In