• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse tek ju shqiptarët e Amerikës, shumica jeni me Trampin?

by S T
16/09/2024 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marko Caka/ New York

Një kolege amerikane nga komuniteti spanishfolës më pyeti – Përse tek ju shqiptarët e Amerikës, shumica jeni me Trampin?- dhe donte një përgjigje për t’ja argumentuar, por i rashë shkurt se do hyja në xhirime- Po, është e vertetë, ndoshta ngaqë Trampi është një figurë karizmatike që pëlqehet nga shqiptarët ashtu si 74 milionë amerikanë të tjerë. Pra ishte një përgjigje diplomatike, sado që kolegen aspak nuk e bindi se e dinte se shqiptarët janë popullsi emigruese ashtu si latinët, por në vetvete më vuri ta studioja këtë përsenë e saj, e cila nuk do edhe aq shumë hulumtime.

Në këndvështrimin tim, duke parë se gjithë ne shqiptarët që jetojmë në SHBA vijmë në dy kohë të ndryshme, një pjesë shumë para ndryshimit të sistemit dhe një pjesë gjatë tranzicionit, por në thelb që të dy periudhat nuk është se kanë vuajtur për liderë autoritar që tërheqin turmat masive.

Të jesh Trampist do të thotë që e do liderin që të vendosë mbi gjithçka, pra të jetë i plotfuqishëm, gjë që kjo është provuar në të gjitha betejat e tij brenda partisë së tyre konservatore, duke sfiduar edhe ata që vinin nga familje tradicionale me histori politike. Me pak fjalë, mjafton që gjithçka që thotë Tramp sado që sipas opozitës ai vetëm mashtron, përsëri simpatizantët e tij e mbështesin atë, madje ka nga ata deri në vdekje.

Por stereotipi i kolegës se shqiptarët janë Trampist më bëri të kërkojë më tepër argumente se çfarë i lidh shqiptarët me Trampin, pra pse kjo dashuri kaq e madhe nga shqiptarët dhe nga të tjerët më pak.

Nuk e përjashtova aspak veten se edhe unë me gen shqiptari jam dhe ja di dobësitë vetës ashtu si bashkëkombësit e mi. Atëherë, duke i ditur dobësitë tona të përbashkëta, thashë- Ne votojmë Trampin, sepse për ne shqiptarët ai është i vetmi model i të qeverisurit. Në thelb ne shqiptarët duam individin që kthehet në autokrat dhe në fund vdes si diktator, pastaj e marrim e mitizojmë e ju thurim vargje, për ti bërë të pavdekshëm tek brezat që do vijnë. Këtë mund ta gjesh shumë lehtë tek këngët në youtube, me çifteli, me lahutë, në labçe, me daulle e me të gjitha mënyrat sesi shqiptari ekzaltohet për liderin e tyre. Gjithësesi, shqiptarët u këndojnë udhëheqësve edhe për së gjalli, pa le më për se vdekuri që kujtohen si heronj legjendar.

Trampi më shumë na përshtatet neve sepse disa nga akuzat që e rëndojnë atë sado që nuk është dënuar akoma për ne shqiptarët janë më se normale sepse i kemi përjetuar dhe që nuk jetojmë dot pa to. Le ti marrim me radhë disa nga këto.

Donald Tramp akuzohet për falsifikime të bizneseve për të shmangur taksat, për ketë gjë ne shqiptarët për disa dekada e kemi patur shumë të lehtë, pa qenë nevoja të falsifikojmë, ngaqë taksa nuk na është kërkuar kurrë të paguajmë sepse pushtetarët vidhnin për vete tërë arkën e shtetit, duke na e marrë edhe atë që nuk ja jepnim shtetit me anë të kuponit tatimor.

Ish presidenti Tramp akuzohet për përpjekjen e tij për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve 2020. Këtë ne e kemi bërë që herët në zgjedhjet e 96-tës atëherë kur nuk kishe nevojë për marifete për të përmbysur rezultatin se pushteti ishte i njëshit, vet zot e vet shkop, dhe këtë të fundit, pra shkopin e përdori kundra opozitës ngaqë donte drejtësi në një diktaturë zgjedhorë ku i gjithë procesi kontrollohej nga pushteti.

Tramp akuzohet për 6 janarin se nxiti militantët e tij për trazira të dhunshme duke sulmuar tempullin e demokracisë amerikane, tempull që ruante themelet e kushtetutës për 245 vjet. Ndërsa ne shqiptarët e dogjëm dhe e shkatërruam vendin brenda një dite në 97-tën vetëm sepse lideri shpirtëror nuk donte “të zbriste nga kali” që i kishte hypur përsëprapthi, pasi na vodhi edhe kursimet e fundit me anë të piramidave. Pa mjaftuar kjo, po ky lider një vit më vonë solli grushtin e shtetit ku me një turmë militantësh ( të cilët akoma pretendojnë se sollën demokracinë) hynë brutalisht në kryeministri dhe pushtuan institucionet shtetërore pa hasur aspak në rezistencën e gardës dhe të qeverisë socialiste të një kryeministri frikacak asokohë, që nuk mbrojti dot as godinën e zyrës së tij. Ndoshta gotën e verës e xhin tonik-un e preferuar do ti ruante si sytë e ballit. Sa për shtetin ai kishte rënë që një vit më parë në duart e bandave dhe nuk e mbronte dot as Zoti .

Për hir të Trampit, ithtarët e tij vandalë të 6 janarit shkatërruan gjithçka, të njëjtën gjë bën shqiptarët që me urdhër të liderit hapën depot e morën armët për të vra njëri-tjetrin, sepse lideri shpirtëror ishte në grahmat e fundit dhe nuk e pranonte kurrë humbjen.

Tramp akuzohet se bleu heshtjen për të fshehur marrëdhënjen me një ish pornostare, ndërsa tek ne lideret nuk kanë nevojë të paguajnë sepse vartëset e tyre për një karrige e bëjnë falas, mjafton që favorizohen nga eprori e tyre me poste e çifligje. Tek rasti i Trampit viktima merr guximin dhe e demaskon lidhjen jashtëmartesore të Trampit më të, ndërsa në Shqipëri gratë viktima nuk e kanë guximin sepse e dinë shumë mirë se në një shoqëri patriarkale viktima veçse kryqëzohet e ç’moralizohet, ndërsa hamshorit abuzues nuk i hyn as gjëmba, vetëm se burrërohet tek shqiptarët.

Ish presidenti Tramp ka deklaruar se është kundra emigracionit duke vendosur mure ndaj emigrimit të paligjshëm. Ironia është se ne shqiptarët vijmë nga komuniteti më i madh ku shteti grek për një dekadë na mbajti të diskriminuar pa asnjë kartë identiteti. Por populli i saj ashtu si të paligjshëm që ishim na dha një strehë dhe një punë që të mbanim frymën gjallë edhe tek familjet tona shqiptare të sapo dalë nga skamja e një sistemi totalitar. Jemi një popull aq i vuajtur për fatin tonë të keq dhe për mungesë të lejes se qëndrimit nuk shkonim as për ngushëllime familjare në vendlindjet tona. Pothuajse një pjesë e mirë e kanë vuajtur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri sa kanë fituar azilin. Kundërshtimi i marrëveshjes për strehimin e afrikanëve në zonën e Lezhës, tregoi një realitet të hidhur tek një pjesë e popullsisë duke reaguar shumë keq, me sjelljet më racistë e diskriminuese në rrjetet sociale e media ndaj refugjatëve që sot në ditët më të vështira të jetës së tyre na shtrijnë dorën për një strehë dhe ushqim. Duke patur historinë e vuajtjeve mbi shpatullat tona ne duhet të ishim të parët për tju hapur dyert refugjatëve masive. Sepse në këtë botë jeta është një cikël ku humanizmi është akti më madh civilizues që mat vlerën e një kombi, dhe ne shqiptarëve na duhet ta ruajmë këtë vlerë historike të trashëgimisë. Tani pyetja që lind për të gjithë ne shqiptarët që e votojmë Trampin, sa na bashkon fryma e tij me vlerat tona vitale trashëguese të bujarisë që na bëjnë krenarë si komb?

Next Post
Elisa e Çudirave

Dhëndërr budalla

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Bravo Marko.
    Të uroj shëndet. I ke thënë të gjitha si një fabulë të trishtë

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In