Grida Duma pritet të dorëhiqet sot si deputete, për të nisur një karrierë të re. Mediat shprehen se Duma pritet të drejtojë një emission televiziv në Top Channel. Ky vendim vjen pas dështimit të saj si kandidate për Bashkinë e Durrësit dhe karrierës si deputetë në një PD të përçarë.
Por në morinë e mediave dhe programeve televizive, Duma nuk përbën asnjë risi. Më saktë, ajo nuk është personazhi i parë që del nga gjiri i Partisë Demokratike dhe merr frenat e një emisioni.
Përveç Dumës, në televizionë drejtojnë edhe shumë njerëz të Berishës, nga ish-zëdhënëse tek ish-këshilltarë. Kështu, Erla Mëhilli drejton emisionin ‘Noë’ në EuroNeës, Neritan Sejamini gjithashtu bëri një karrierë të gjatë në këtë telvizion. Juela Meçani gjithashtu ka bërë një karrierë të gjatë në ekran me emisionin e saj “Pushteti” e të tjerë. Kësaj liste i shtohet padyshim edhe Elona Meço, e cila pas kapitullimit të Lulzim Bashës, u largua nga zyra e shtypit të PD-së për t’iu bashkuar televizionit publik shqiptar.
I gjithë ky ‘arsenal’ emisionesh të drejtuar përgjithësisht nga ish-zëdhënëset e Sali Berishës ngre një pikëpytjet. Bëhet fjalë për katapultim, apo një karrierë rastësore e njëjtë?











