• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti takim me liderët e opozitës për tensionet në veri, Haradinaj braktis mbledhjen: E papranueshme të prishim marrëdhëniet me SHBA

by Java News
08/11/2022 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e partive opozitare. Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së ishin të pranishëm në mbledhje. Takimi është thirrur nga Kurti për të diskutuar mbi situatën e fundit që është krijuar në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet si edhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lënë në gysmë mbledhjen dhe është larguar. Haradinaj nuk u prononcua për mediat, por në një postim në ‘Facebook’, ai shkruan se u larguar pasi Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes që Haradinaj i ka drejtuar përse ka prishur marrëdhëniet me SHBA. Sipas tij, është e papranueshme që të prishen marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës në një moment delikat si ky.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.

Akuzave se po prish marrëdhëniet me SHBA-të, Kurti ju përgjigj një ditë më parë në deklaratën për median ku theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me SHBA dhe janë partnerët e Kosovës.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Por, qortimet për targat, si edhe pezullimi i drejtorit të Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të qortojë shoferët me targa serbe kanë sjellë largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Kjo situatë e krijuar ka sjellë edhe regaimin e SHBA dhe BE që i kërkojnë Kosovës që të shtyjë vendimin për reciprocitetin e targave dhe çështja të zgjidhet përmes dialogut. Por, vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti bëri të qartë se Kosova nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe vendimi nuk do të shtyhet.

/s.f

Next Post
Merr flakë kamioni në Tiranë, shtëllungat e tymit përfshijnë zonën

Merr flakë kamioni në Tiranë, shtëllungat e tymit përfshijnë zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In