• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse të gjithë i largohen Lulzim Bashës!

by Mero Baze
15/12/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Kuvendi i PD megjithatë nuk është i dështuar. I përgatitur fshehtas dhe keq, sa për të konfirmuar një listë të Bashës dhe për të pastruar llogaritë me kundërshtarët e tij mbetur nëpër këmbë, ai në fakt nxorri në shesh problemin më të rëndë që ka partia më e madhe e opozitës, pas pesë vitesh e gjysëm në opozitë.

Zakonisht, kur një parti përgatitet të vijë në pushtet, gara është se kush do t’i afrohet asaj, kush janë emrat e rinj që japin shpresë, kush janë ata që bëjnë diferencën me qeverinë, dhe mbi të gjitha, çfarë fryme ngjall në shoqëri, ardhja e saj e mundshme në pushtet.

Lulzim Basha nuk është se nuk ishte përpjekur. Duket që nuk kishte lënë njeri pa thirrur ta kishte në krah, dhe një pjesë e kishte futur dhe me zor në lista.

Por ajo që ndodhi në Kuvend, ishte shumë e rëndë. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, një partie i ikin mbi 10 anëtarë të propozuar për Këshillin Kombëtar, duke refuzuar të jenë të zgjedhurit e saj. Akoma më keq, dhe një përfaqësues që ishte prurje e re në PD, një pedagog që dy ditë më parë e kisha parë t’u fliste studentëve protestues, u ndërpre duke i hequr dhe zërin, ndërsa po kritikonte apatinë e PD. Dhe kjo ishte e vetmja gjë efiçente e kunatit në Kuvend.

Këto ngjarje në fakt janë ndoshta të vetmet ngjarje pozitive që i ndodhën PD-së në këtë Kuvend, pasi provuan se anëtarësia e PD është më e qartë se Lulzim Basha, dhe e di se çfarë i duhet PD-së.

Kur PD përgatitej për pushtet në vitin 2005, lista e atyre që shtyheshin të futeshin tek lista e KOP, pjesë e të cilit ishte dhe Lulzim Basha, ishte e madhe. E madhe dhe e pakundërshtueshme ishte dhe lista e të rikthyerve, që kishin qenë të gjithë armiq realë të Berishës. Por mbi të gjitha, më e madhe ishte pritshmëria e tyre se PD mund të fitonte. Ata së paku e besonin.

Kjo që ndodhi sot në Kuvendn e PD ishte krejt e kundërta. Çdokush nga emrat me një farë integriteti që propozoi Basha, refuzuan të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Dukej që ai dhe propozimet i kishte bërë si skuth, pa i pyetur, me shpresë se do t’i përdorte si fasadë.

Por dhe më keq akoma, në Kuvend u forcua fryma përçarëse ndaj kritikëve, duke i futur në gojë të Gridës, që gjithë krahasimet i ka me krevate të tradhtuara.

Pra ajo shije që lë sot Kuvendi i PD, është reale, e vërtetë dhe e dobishme, është shija e një partie që nuk ka shpresë me Lulzim Bashën. Ai është një lider që njerëzit i largohen si djallit, duke mos dëgjuar as thirrjen e aleates së tij Kryemadhi, që kërkoi dje që të gjithë njerëzit të riktheheshin në PD. Në fakt, ikën dhe ata pak që kishin mbetur.

Nëse PD e vërtetë duhet ta lexojë dejt Kuvendin e sotëm, sado i orkestruar që ishte, duhet të kuptojë se problemin që ka lidershipi i Lulzim Bashës, është se ai nuk bashkon dot askënd rreth vetes, pasi nuk i besojnë. Më tej duket qartë se askush nuk shpreson që PD vjen në pushtet me të, dhe për këtë arsye refuzojnë dhe ofertat e tij.

Nëse PD do të ishte në prag pushteti, sherri sot në Kuvend nuk do ishte se kush do ikte i pari, por kush do futej i pari në listë. Ndodhi e kundërta, pikërisht se të gjithë e quajnë kohë të humbur shkuarjen pas tij. Dhe nuk është se i kanë ikur njerëz që i ka gjetur aty prej Berishës. I kanë ikur ata që mori vetë më 2013, ata që i gënjeu se do bënin politikë të re, profesionistë të rinj që panë se ishin keqpërdorur në një proces që nuk prodhoi vlera politike për ta.

Ky është një rekord historik, që e ka vetëm Basha, pasi dhe në parti të vogla, si ajo e Artur Roshit, Nard Ndokës, apo e Dashamir Shehit, nuk kemi dëgjuar që në Kuvend, të ketë më shumë lajme për ikje vullnetare figurash, se sa lajme për futje figurash të reja.

Lulzim Bashës i ka ndodhur kjo sot, se ai e ka plakur PD-në para kohe, e ka bërë një vend të bezdisshëm për të bërë politikë. Dhe mbi të gjitha, një vend të pasigurtë për karrierë politike. Siç di ta bëjë ai.

Next Post
SHBA/ ‘Obamacare’ shpallet antikushtetuese

SHBA/ 'Obamacare' shpallet antikushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In