• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përse tanket “Leopard 2” mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës Rusi-Ukrainë

by Java News
25/01/2023 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa javësh hezitim, Gjermani ra dakord këtë të mërkurë të dërgojë tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë.  Kievi zyrtar shpreson se ato do të ndryshojnë rrjedhën e luftës kundër Rusisë. Dërgimi i këtyre tankeve në Ukrainë është i rëndësishëm pasi do t’i pajisë forcat ukrainase me një mjet tejet modern dhe të fuqishëm ushtarak, në një kohë kur me ardhjen e pranverës, pritet një ofensivë e re ruse.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, teksa njoftoi vendimin për të dërguar 14 tanke të tillë tha po ashtu se do të lejonte edhe shtetet e tjera që të bënin të njëjtën gjë.

Leopard 2 është tanku luftarak kryesor i Gjermanisë i gjeneratës së tretë. I zhvilluar nga  Krauss-Maffei në 1970-n, tanku i parë u fut në shërbim në vitin 1979 dhe zëvendësoi versionin e mëparshëm Leopard 1, si tanku kryesor i Ushtrisë Gjermane.

Ata janë përdorur në luftën në Afganistan, ashtu sikurse edhe në luftën civile në Siri.

Ushtria Gjermane ka 320 tanke Leopard 2, por nuk bën të ditur sa prej tyre janë gati për t’u përdorur në fushëbetejë. Këtë e deklaroi për CNN një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, i cili po ashtu tha se Gjermania do të lejonte eksportimin e tyre nga shtetet e tjera.

Nga ajo që dihet, deri më sot rezultojnë të shkatërruar të paktën 8 tanke Leopard 2.

Tanku Leopard 2 konsiderohet gjerësisht si ndër më të mirët të llojit të tij në botë. Ata përdoren aktualisht nga 19 shtete në botë. Një kombinim mes shpejtësisë dhe saktësisë, Leopardi është i aftë ta godasë objektivin në një distancë prej 5 kilometrash, ndërkohë që është në lëvizje.

 

Next Post
EMRAT/ “Shtëpia e barit” në Shijak, në hetim dhe dy punonjës të OSHEE-së

EMRAT/ "Shtëpia e barit" në Shijak, në hetim dhe dy punonjës të OSHEE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com