• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse SPAK nuk e verifikoi Nesti Angonin? Cili ka vënë firmën në padinë e tij?!

by Mero Baze
15/02/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një debat të madh mes juristëve të cilët më kanë bombarduar me rekomandime dhe opinione rreth kallëzimit “anonim” të Nesti Angonit si një praktikë e sajuar për të marrë nën hetim një person për arsye politike apo mllefe personale, siç është rasti i Erion Veliajt. Shumë prej tyre thonë se ekziston gjithë baza ligjore që të ngrihet padi ndaj prokurorit për fillimin e një procedimi penal të paligjshëm. Të tjerë thonë se duhet një hetim parlamentar pasi kjo prek në thelb sigurinë që jep sistemi juridik për qytetarët.

Ka edhe të tjerë që e personalizojnë me faktin se prokurori është një ushtar i Berishës, i përfshirë në një skemë politike për të goditur një kundërshtar të tij, me qëllim që SPAK të kompensojë raportet e këqija me Berishën. Dhe dukshëm, këto dy ditë ai i ka përmirësuar, pasi nga “organizatë kriminale” SPAK është shpallur “monument kulture që mbrohet nga Berisha”.

Unë nuk kam kompetencë juridike të përzgjedh se kush ka të drejtë prej tyre, ndaj është mirë që debatin ta bëjnë publik dhe jo në inbox-in tim.

Ajo që unë shikoj si tërësisht të dyshimtë është jo vetëm sajimi i një letre anonime, por edhe legjitimimi i saj si kallëzim.

Së pari, personi inekzistent Nesti Angoni ka firmosur. E publikova dje firmën e tij. Pra, kemi një njeri të gjallë që ka firmosur në një letër dhe e ka çuar me dorën e tij në SPAK, jo me postë. Kështu thuhet në përshkrimin e vendimit të gjykatës për kallëzuesin Angoni.

Kjo do të thotë se kemi një njeri që fizikisht ka shkuar në SPAK më 23 korrik, ka firmosur një letër dhe ka ikur. Madje ka dhënë dhe adresën e shtëpisë: “Lagjia 5 Maji nr. 71, Tiranë”. Adresën e kanë zgjedhur me tematikë, meqë në bllokun “5 Maji” ka pasur konflikte me Bashkinë.

Pikëpyetjet e “verifikimit” për Nesti Angonin

Dërgova gazetarë aty, por nuk gjetën asgjë. Ftoj edhe kolegë të tjerë gazetarë të shkojnë e ta kërkojnë, sidomos ata që janë shumë të informuar për Nesti Angonin.

Verifikimi i parë që duhet të bënte SPAK ishte firma e tij dhe adresa. Në vend të tyre, SPAK ka verifikuar se ekziston shtetasi Gentian Sula, i cili sipas QKB-së rezulton i punësuar te AgiKons.

Po ashtu, ka verifikuar se ekziston shtetasja Gentiana Sulaj, e cila rezulton e punësuar si Drejtuese e Institutit për Dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu, ekziston shtetasi Erion Veliaj, i punësuar në Bashki, dhe shtetasja Ajola Xoxe, e punësuar në një studio avokatie. Dhe se këta njihen me njëri-tjetrin.

Pas kësaj, ka nisur hetimi.

Denoncimi fizik i Nesti Angonit nuk është nga ato krime inteligjente që mezi zbulohen. Ka kamera në SPAK, ekziston personi që e ka çuar letrën, ekziston edhe një adresë, një nënshkrim dhe personi që e ka protokolluar.

Verifikohen këto më parë nëse ekzistojnë apo jo, pastaj verifikohet ekzistenca reale e njerëzve që ai përmend.

Fakti që SPAK thotë në përmbledhjen e vendimit të tij se “nuk ekziston shtetasi Nesti Angoni”, ndërkohë që ai e ka dorëzuar fizikisht në SPAK kërkesën dhe ka dhënë adresë, është i mjaftueshëm për të besuar se Nesti Angoni është prokuror i SPAK-ut ose se SPAK ka nisur një hetim tërësisht të paligjshëm, duke mos konsumuar në mënyrë thelbësore procesin e verifikimit, por duke e justifikuar atë me një verifikim emrash të atyre që përmenden në letër.

Dhe kjo është një çështje shumë serioze.

Ky realisht është një proces që njihet si “fishing expedition”, ose për ta përkthyer më qartë në shqip, një “gjueti shtrigash”, një shprehje që përdoret për të përshkruar një kërkim ose hetim që bëhet thjesht për të parë nëse mund të gjendet diçka komprometuese.

Dhe kjo nuk është praktika e parë që bëhet nga SPAK. Tani po kthehet në një traditë. Kjo është më flagrantja, pasi nuk është iniciativë direkte e tyre, por e maskuar pas shpikjes së një personi anonim, të cilin edhe e pranojnë që nuk ekziston, por e marrin si të mirëqenë dhe fillojnë hetimin.

Nuk po them pastaj ato që thotë Paloka, që “ne e morëm vesh të parët arrestimin e tij dhe lajmërova grupin”, apo faktin që kontrolli i banesës së Veliajt u bë një ditë pasi Berisha i kërkoi falje Olsi Dados që e kishte atakuar kot për lidhje me bandat e Durrësit.

Këto mbeten për t’u parë, pasi do të mjaftonte fakti që dosja Toyota Yaris, e shpallur sekret shtetëror nga SPAK, njihet vetëm nga dy prokurorë, gjyqtari Bano dhe Sali Berisha.

Pra, ose gjyqtari ose një nga dy prokurorët ia kanë çuar dosjen Berishës, kurse ne na thonë “po e botuat, do shkoni në burg”. Ndërsa Berisha e lexon përditë dhe e duartrokasin.

Ajo dosje, në fakt, hedh në erë gjithë integritetin e SPAK, pasi kur të bëhet publike, do dalë që SPAK ka toleruar brenda tij prokurorë të përzier në veprimtari kriminale, dhe e ka shpallur “sekret shtetëror”, ndërkohë që legjitimon si të vërtetë një copë letër me gënjeshtra nga një person inekzistent.

Të gjitha këto tregojnë se ka një deformim të madh të integritetit profesional brenda institucionit, një keqpërdorim politik të informacionit dhe hetimit, dhe mbi të gjitha një përpjekje për të bërë politikë me drejtësinë.

Qëllimi i drejtësisë së re ishte që politika të mos merret me drejtësinë, dhe nuk duhet të merret, por nëse drejtësia merret me politikë, natyrisht që pastaj nuk janë pushtete të ndara, por rivale.

Dhe natyrisht, rivalët do të përplasen.

Next Post
“Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike”, Hyseni: Pse Veliaj duhej hetuar në gjendje të lirë

“Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike”, Hyseni: Pse Veliaj duhej hetuar në gjendje të lirë

Comments 5

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Në lejen e ndertimit ku është bashkëpronar prokurori Olsi Dade, është shënuar edhe Ana Shkreli, gruaja e Belind Këlliçit nderkohë e bija e Artan Shkrelit -medemek mik i Edi Ramës.
    Pra, konflikti i interesit të Olsi Dades dhe Belind Këlliçit, është qartë i dukshëm.
    Olsi Dade prokuror i SPAK fillon ndjekjen ilegalisht ndaj Erion Veliajt, nderkohë Belind Këlliçi, organizon mbi 50 “protesta” po ndaj Erion Velisë.
    Apsolutisht në kundershti me të gjitha ligjet dhe normat juridike, pa folur për ato morale që për këta pisa, nuk ekzistojnë.
    Urgjent duhet të merret direkt i pandehur Olsi Dade dhe Belind Këlliçi.

    Reply
  2. Leka says:
    11 months ago

    Ka te drejte ILKD te nis hetimin oer SPAK ne ceshtjen anesti angoni ? Kane te drete abojatet e Veliajt te padisin prokurorin per menyren se si e filloi hetimin per Veliajn ? Ne rast se po ceshtja do matre drejtim tjeter . Pra ka nje prapadkene politike ne arrestimin e tij meburg!

    Reply
  3. PRoShi says:
    11 months ago

    Edi çfarë po shkruan Mero. Ky quhet grusht shteti i bërë nga kupolës e drejtësisë të posaçme. Ata po kërkojnë të shkriajnë PS – në dhe elitën politike të saj. Një krim shtetëror i paparë as në kohë të Berishës.
    Mos e ler me kaq. Por gërmo…

    Reply
  4. Shytan Bjeshku says:
    11 months ago

    SPAK-u më e pakta duhet të shkrihet komplet dhe të merret trupë tjetër, ose kalojnë në varësi të prokurorit të përgjithshëm dhe me trajtim si të gjithë prokurorët e këtijë vëndi.
    BËMË BABA TË TË HA KOKËN.
    PS dhe Edi Rama, janë nismëtarët për krijimin e drejtësisë së re, ndersa këta pisa prokurorë si diversantë të Sali Berishes, duan të nderhyjnë dhunshëm në zgjedhje, për të shkatërruar PS.
    Prandaj i kerkoj kryeministrit Rama, urgjent të lërë çdo punë dhe të neutralizojë superxhirot negative të kësajë trupe prokurorësh të SPAK, që kanë qëllim të godasin Edi Ramën – direkt për ta futur ATË në burg, dhe SHKRIRJEN e PS.
    A do të mund ta arrijnë këtë gjë VALLË – Sali Berisha me këlyshët e tijë të SPAK ?
    Kanë harruar 21 janarin dhe Gërdecin pisi Altin Duman me gjithë çka prapa.

    Reply
  5. Shytan Bjeshku says:
    11 months ago

    SPAK-u më e pakta duhet të shkrihet komplet dhe të merret trupë tjetër, ose kalojnë në varësi të prokurorit të përgjithshëm dhe me trajtim si të gjithë prokurorët e këtijë vëndi.
    BËMË BABA TË TË HA KOKËN.
    PS dhe Edi Rama, janë nismëtarët për krijimin e drejtësisë së re, ndersa këta pisa prokurorë si diversantë të Sali Berishes, duan të nderhyjnë dhunshëm në zgjedhje, për të shkatërruar PS.
    Prandaj i kerkoj kryeministrit Rama, urgjent të lërë çdo punë dhe të neutralizojë superxhirot negative të kësajë trupe prokurorësh të SPAK, që kanë qëllim të godasin Edi Ramën – direkt për ta futur ATË në burg, dhe SHKRIRJEN e PS.
    A do të mund ta arrijnë këtë gjë VALLË – Sali Berisha me këlyshët e tijë të SPAK të rrëzojnë PS dhe Edi Ramën ?
    Kanë harruar 21 janarin dhe Gërdecin pisi Altin Duman me gjithë çka prapa.

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com