• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse shqiptarët nuk protestojnë kur i thërret opozita?

by Ilir Yzeiri
03/12/2025 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Nuk ka ditë që në Itali, por edhe në vende të tjera të Europës të mos ketë një protestë të fuqishme. Në tërësinë e tyre ato kanë hyrë në zhargonin publik si protestat « PRO- PAL »- pra pro Palestinës. Më e dhunshmja ndër to ishte ajo që ndodhi në Torino para disa ditësh kur protestuesit hynë dhe shkatërruan edhe zyrat e së përditshmes së madhe « La Stampa » të Torinos. Para dy ditësh, në Bullgari, protestuesit, të udhëhequr nga opozita bullgare, u ngritën në një protestë ndër më të mëdhatë që nga viti 2013 kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion dhe për lidhje me mafian.

Opozitës iu bashkua edhe Blagomir Kotsev, kryebashkiaku i Varnës, i cili sapo është liruar nga paraburgimi prej pesë muajsh i akuzuar për korrupsion. Po të lexosh raportimet nga Bullgaria vëren dy gjëra. Protesta nisi kur qeveria miratoi buxhetin për vitin 2026. Me qenë se ky është buxheti që do të mbështetet mbi monedhën e euros, sepse Bullgaria, si vend i BE-së, do të duhet tanimë të bëjë njehsimin me monedhën e përbashkët të Unionit, qeveria bullgare, kostot që vijnë për shkak të njehsimit të monedhës, i shkarkoi mbi popullsinë duke rritur masën e detyrueshme për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe duke rritur taksën mbi dividentin. Kjo shkaktoi revoltën e popullsisë dhe opozita e shfrytëzoi këtë moment për t’i nxitur mbështetësit e saj, por edhe të tjerët që të dilnin në protesta në të gjitha qytetet kryesore të Bullgarisë.

Këtyre protestave iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Varnës, Kotsev, i cili sapo është liruar nga paraburgimi. Ai njësoj si Erion Veliaj mbahej në paraburgim pa asnjë akuzë. Çështja e tij, e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Immamoglu dhe ajo e Erion Veliajt janë bërë ndërkombëtare, sepse kanë ngjashmëri megjithëse janë bërë nga vende të ndryshme dhe për interesa të ndryshme, gjithashtu. Në Bullgari megjithatë u gjend një Gjykatë që ta lironte me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 100 000 eurosh kryetarin e bashkisë së Varnës ndërsa ai i Stambollit dhe Erion Veliaj vijojnë të mbahen në kushte poshtëruese izolimi si për të dëshmuar se regjimet e Tiranës dhe të Stambollit kanë një afëri të largët. Te ne për shkak të një reformeje absurde dhe të papjekur, në Turqi për shkak të luftës së egër politike mes autokratit Erdogan dhe opozitës.

Po le të kthehemi te portesta. Po të vësh re, në Bullgari, megjithëse ai vend është më i varfri i BE-së, jeton një shoqëri formale e cila ndjek jetën politike dhe ekonomike të vendit dhe në të cilën çdo vendim i qeverisë apo i Parlamentit, shihet si një indicie me ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e gjithësecilit. Le të kthehemi në vendin tonë. Ditën kur do të diskutohej buxheti për vitin 2026, opozita ndezi Parlamentin, bëri obstruksionizëm dhe nuk lejoi asnjë anëtar të qeverisë apo edhe kryeministrin që të paraqitte atë. Ditë më vonë u kujtua dhe thanë që tani ejani na e paraqisni buxhetin. Një tallje e pështirë. Veçnaërisht në këta vjet që Berisha bën obstruksion në Parlament dhe e ka kthyer atë sallë dhe vendet jashtë saj në një tribunë të neveritshme me akuza e sharje pafund, shqiptarët nuk arrijnë të ndajnë më se çfarë duhet dëgjuar e çfarë nuk duhet marrë në vështrim. Hapësira publike në vend, e cila gjallon nëpër studiot televizive dhe në oraret më të ndjekura popullohet me lloj -lloj njerëzish të cilët diskutojnë vetëm një temë – llogje mbi telenovelat që prodhon SPAK-u sa herë që bën ndonjë ndalim të bujshëm.

Të frustruar në jetën private të politikanëve, studiot televizive janë kthyer si ato Big Brother-at ku gjithë ditën diskutohet se si i ia futi ai këtij dhe se si ai do ia fusë më pas atij tjetrit. Një dramë banale me dy tre personazhe ku 100 gazetarë tregojnë skena halucinante me perceptime banale mbi jetën e njërit apo tjetrit. Dhe flamurin e virgjëisë morale të antikorrupsionit e mban Berisha dhe budallenjtë që ai lëshon nëpër studio. Në anën tejtër, ai që e ndihmon Berishën është SPAK-u i Altin Dumanit i cili nuk kalon muaj pa prodhuar një shfaqje të re me kontrolle në banesa dhe me skenografinë e veshjeve intime që ua përcjell eunukëve mediatikë. Askush në këtë vend nuk tregon se çfarë është buxheti i vitit të ardhshëm, se sa vende të reja pune do të hapen, se ku do të investohet dhe përse. Askush në këtë vend nuk proteston para qeverisë për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut nga SPAK. Një raport i fundit i Komisionit të ONU-së në Gjenevë

(https://www.ohchr.org/en/press-releases/2025/11/un-committee-against-torture-publishes-findings-albania-argentina bahrain?fbclid=IëZnRzaAOdOUBleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFëcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEe1e2RpaCI77On4tY7JXULElfHBJOcT3ZxM6DvUI6jEYG6thD6UdYsJRmqërA_aem_RhIxiIrm1BPC5NZ3Rbq7bw) analizon torturën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Argjentinë e Bahrein). Në pjesën e parë merret me kampin e Gjadrit, por në pjesën e dytë me burgosjet pa gjyq në Shqipëri.

Tani në fund edhe Kongresi amerikan ka dhënë alarmin për dështimin e reformës në drejtësi, e cila, siç po del, polli vetëm prokurorë famëkeq si Altin Dumani e Olsi Dado. Në Shqipëri nuk është krijuar kultura që individi shqiptar ta lidhë fatin e jetës së tij me punën që bën qeveria apo opozita. Për fat të keq, shqiptarët po ndjehen të pambrojtur edhe nga qeveria. Mbi 200 mijë çështje gjyqësore që nuk janë zgjidhur.

Në një vend ku qytetari nuk merr drejtësi, ku ai ndjehet i kërcënuar nga prokurori e i tallur nga gjykatësi, në një vend ku opozita e korruptuar që ble mbështetje miliona dollarëshe nga lobingjet amerikane, në një vend ku askush nuk diskuton për jetën dhe për edukimin, në një vend të tillë opozita nuk mund të jetë frymëzim. Shqiptarët tani janë në apati se nuk shohin shpresë. Ata duan ndryshim, por nuk shohin ata që do ta realizojnë këtë ndryshim me ide dhe me virtytete. Ndaj protesta e Bullgarisë apo ato që bëhen në vende të tjera Perëndimore nuk i prekin shqiptarët sepse ata e kanë të bllokuar sheshin e fitores nga një palë hajdutë që mbrohen nga SPAK-u i Altin Dumanit.

Next Post
Frederica Mogherini u ndalua nga policia belge për mashtrim, përgjigjet Brukseli

Deliri i PD për ‘Mogherinin’ e leksioni i BE për drejtësinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In