• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse shqiptarët janë kaq të dhunshmëm? Sociologu Tushi: Kemi arritur në sjellje kafshërore!

by Java News
10/01/2019 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e shumta të raportuara nga media, veçanërisht vitet e fundit, disa prej të cilave kanë marrë dhe jetë njerëzish, vërtetojnë gjithnjë e më shumë se shqiptarët janë gjaknxehtë e të dhunshëm. Shkaqet e një zënke në familje, apo mes të afërmish dhe miqsh, mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga më të pabesueshmet e deri tek çështjet e nderit, larjet e hesapeve apo edhe trafiku i drogës. Po përse shoqëria shqiptare është kaq e dhunshme? Shumë sociolgë e psikologë mendojnë se ka të bëjë me natyrën gjaknxehtë e aspak racionale që karakterizon shqiptarët.

“Treguesit e dhunës dhe konfliktualitetit janë shumë të larta. Kam përshtypjen që kjo mund të ketë arsyet e veta që mund të jenë kulturore, historike dhe psikologjike që janë të lidhura me natyrën e shqiptarëve dhe të përgjithësi të popujve të Ballkanit që e kanë të vështirë të vetëpërmbahen dhe të bëjnë veprime racionale siç duhet. Jemi një shoqëri që kemi shumë probleme, komunikime të vështira në familje, në jetën sociale, në komunitet, në ambjentet publike e kudo”, thote Gëzim Tushi, sociolog.
Pak kush mund ta besojë por në Shqipëri mund të vritesh edhe për një këngë. Rasti ka ndodhur në Lezhë ku një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjari vetëm se urdhëroi një këngëtare tallavaje të ndërpriste këngën që atij nuk i pëlqente. Kjo këngë ishte porositur nga një grup djemsh në një tavolinë tjetër të lokalit, çka shërbeu për lindjen e një konflikti, që solli më pas vrasjen. Duket se dominimi përmes dhunës ka nisur të bëhet pjesë dalluese e shoqërisë shqiptare, veçanërisht në vitet e tranzicionit, ku mungesa e institucioneve të forta solli ekstremet e lirisë së individit.

“Largimi i frikës dhe paranojave nga regjimi komunist kanë bërë që shpesh njerëzit të mendojnë se të jesh i suksesshëm duhet të jesh i fortë. Dhe kjo ideja e njeriut të fortë që dominon të tjerët, që mposht tjetrin për të realizuar qëllimet e tij ka filluar të bëhet një limfë që rrjedh në të gjitha organizimet e jetës sociale, në komunikimet personale dhe komunitare. Kjo është ajo atmosfera e përgjithshme që gjeneron dhunë dhe krim. Këto gjeneratorë të së keqes, dhunës e krimit janë me kapacitet të plotë në shoqërinë e sotme dhe kjo lidhet edhe me një faktor tjetër të rëndësishëm, që ne nuk e kemi patur në traditën tonë historike e kulturore, përdorimin e mjeteve të komunikimit human”, shprehet Gëzim Tushi, sociolog
Po cila mund të jetë zgjidhja për ta zbutur paksa këtë atmosferë dhe mënyrën se si i zgjidhim konfliktet mes nesh?

“Kemi konflikte dhe do të kemi konflikte të gjithëfarëllojshme, por nevoja e kulturës së dialogut të komunikimit, të vetëpërmbajtjes dhe instikteve që të shtyjnë të bësh veprime të dhunshme dhe arsyes e racionalitetit që të detyrojnë të vetëpërmbajtjesh, të solidaritetit, të racionalitetit dhe të dëgjojmë njëri tjetrin, sepse ne kemi filluar të mos dëgjojmë njëri tjetrin. E gjithë kjo bën që të prishet ekuilibri i domosdoshëm mes njeriut, sjelljes dhe humanizmit”, thekson Tushi./raport.tv

/a.meta

Next Post
Gjirokastër, merr mjekimin 5 vjeçarja e izoluar nga bora në fshatin Kolonjë

Gjirokastër, merr mjekimin 5 vjeçarja e izoluar nga bora në fshatin Kolonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In