• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Shqipëria shihet si rrugë e mundshme për migrantët

by Aalison Pearse Stevens
04/03/2016 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra-mijëra njerëz që kanë ikur nga lufta dhe varfëria, kanë kaluar përmes Ballkanit për të arritur në Evropën Perëndimore, vitin e kaluar. Kjo rrugë tani është bllokuar. Austria dhe katër shtete të Ballkanit: Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia kanë vendosur sistemin e tyre të kuotave, që përcakton se sa azilkërkues dhe migrantë ekonomikë do të lejohen të lëvizin nga Greqia, më thellë në Evropë. Në muajin shkurt, Vjena ka vendosur të pranojë vetëm 80 azilkërkues në ditë, të pranojë një maksimum prej 37,500 vetash në vit dhe të kufizojë në 3,200 numrin e njerëzve që kalojnë tranzit përmes Austrisë në Gjermani dhe gjetkë. Katër vendet e Ballkanit e kanë ndjekur, duke kufizuar numrin e migrantëve që hyjnë në territorin e tyre në 580 në ditë. Ato i justifikojnë këto kufizime duke thënë se mijëra migrantë, të penguar për të kaluar në shtete të tjera, do të bllokohen në territoret e tyre.

Austria dhe katër shtetet e Ballkanit i kanë koordinuar veprimet e tyre përmes një takimi të shefave të policive të tyre, duke krijuar një përgjigje të njëanshme ndaj krizës me migrantë dhe duke mos pritur një zgjidhje më të gjerë nga Bashkimi Evropian. Bllokimi i rrugës ballkanike ka lënë rreth 22,000 mijë migrantë në Greqi, plus 2,000 që arrijnë çdo ditë përmes Detit Mesdhe. Greqia është zemëruar me vendimin e njëanshëm të Austrisë dhe të katër vendeve të Ballkanit, duke thënë se ai qëllimisht e shndërron krizën me migrantë në një “problem grek”. Greqia, ekonomia e së cilës po lufon me një krizë të vazhdueshme të borxheve, është në mesin e vendeve të BE-së të pajisura më së keqi për t’u marrë me mijëra migrantë. Kjo do të thotë se migrantët duhet të lëvizin, por ku dhe si?

Bllokimi i rrugës ballkanike mund të bëjë që mijëra migrantë të kërkojnë rrugë të reja drejt Evropës. Një rrugë e re e mundshme do të ishte kalimi nga Greqia në Shqipëri dhe pastaj përmes Detit Adriatik në Itali. Grupet kriminale në Shqipëri vazhdimisht kanë bërë kontrabanda përmes ujit në Itali. Tani, ato mund t’i kthehen trafikimit me njerëz. Një tjetër rrugë për migrantët mund të kalojë kah Rumania. Migrantët mund të lëvizin, përmes tokës, nga Turqia, në Bullgari, e pastaj Rumani, ose të marrin anijet direkt nga Turqia për në Rumani, përmes Detit të Zi. Qëllimi në të dyja rastet do të ishte arritja në Hungari dhe hyrja në zonën Schengen. Rruga e tretë e mundshme është përmes Kaukazit dhe pastaj Rusisë dhe Bjellorusisë për në Poloni. Polonia po ashtu është në zonën Schengen.

Sipas një marrëveshjeje të arritur midis Brukselit dhe Turqisë në muajin nëntor, Bashkimi Evropian është zotuar se do të sigurojë fillimisht tri miliardë euro për Turqinë, me qëllim që kjo e fundit të strehojë dhe të kujdeset për rreth dy milionë refugjatë. Në këmbim, Turqia po ashtu është duke rritur patrullimet në Detin Egje, me mbështetjen e NATO-s, dhe është pajtuar që, nisur nga ky vit, të ripranojë migrantët, të cilëve u refuzohen kërkesat për azil në shtetet e BE-së. Gjatë vitit 2015, mbi një milion migrantë, përfshirë të tillë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë hyrë në Evropë. Këtë vit, numrat pritet të rriten. Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, 131,724 migrantë kanë kaluar Detin Mesdhe, gati sa numri total i migrantëve që kanë hyrë në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Derisa fluksi vazhdon, shtetet e Evropës Perëndimore, që janë destinacionet kryesore, kanë thënë se nuk munë të vazhdojnë të pranojnë numra të tillë të njerëzve. Ato janë zotuar se do të bëjnë klasifikime më të ashpra të azilkërkuesve nga migrantët ekonomikë. (v.tela)

Next Post

Gati rikthimi në Serie A, Benatia në radarët e Juventus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mentor Nazarko: Albin Kurti do shpallej non grata nga SHBA, e shpëtoi Vjosa Osmani

Mentor Nazarko: Albin Kurti do shpallej non grata nga SHBA, e shpëtoi Vjosa Osmani

April 29, 2026
Policia bastis spitalin e burgut të Koridhalosit ku vuajnë edhe shumë shqiptarë! Nëpër qeli gjenden drogë, telefona dhe karta SIM

Policia bastis spitalin e burgut të Koridhalosit ku vuajnë edhe shumë shqiptarë! Nëpër qeli gjenden drogë, telefona dhe karta SIM

April 29, 2026
BE akuzon kompaninë “Meta” për dështim në mbrojtjen e fëmijëve nën 13 vjeç në rrjetet sociale

BE akuzon kompaninë “Meta” për dështim në mbrojtjen e fëmijëve nën 13 vjeç në rrjetet sociale

April 29, 2026
Osmani rikthehet në garën zgjedhore? Mesazhi: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli

Osmani rikthehet në garën zgjedhore? Mesazhi: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli

April 29, 2026
Drejtësia që i druhet kameras ka një problem me veten

Drejtësia që i druhet kameras ka një problem me veten

April 29, 2026
Çfarë pritet të ndodhë pas largimit të Emirateve nga OPEC?

Çfarë pritet të ndodhë pas largimit të Emirateve nga OPEC?

April 29, 2026
Pasaporta me portretin e Trumpit! DASH ‘habit’ me planin për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA

Pasaporta me portretin e Trumpit! DASH ‘habit’ me planin për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA

April 29, 2026
Provokon ministri maqedon i Mbrojtjes, nderon memorialin që i quan shqiptarët “terroristë”

Provokon ministri maqedon i Mbrojtjes, nderon memorialin që i quan shqiptarët “terroristë”

April 29, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

Pse standardizimi i statistikave gjyqësore nuk është një çështje teknike

April 29, 2026
Ratifikohet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë, pritet avancim i bisedimeve me Greqinë

Ratifikohet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë, pritet avancim i bisedimeve me Greqinë

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In