• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Sali Berisha po ‘sodit’ betejën e Metës kundër Bashës?

by Mero Baze
27/05/2020 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta është i zemëruar me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Me të parin pak më shumë. Me Edi Ramën është mësuar të ndjehet i tradhtuar.

Ilir Meta ndjehet i tradhtuar, pasi për gati tri muaj ai po përjetonte një miklim nga Edi Rama, për të pezulluar Komisionin parlamentar që kërkon shkarkimin e tij dhe për të përshpejtuar ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi.

Traktati i tij me 14 pika të cilin e kanë marrë të gjithë dhe askush se merr përsipër që e ka lexuar, në të vërtetë tregon realisht se çfarë e shtynte Ilir Metën të ndjehej në paqe me Qeverinë dhe i bindur se do merrte mandatin e opozitës për të realizuar ato që ai ëndërron, lidhur me kapjen e reformës në drejtësi.

Dhe në këtë histori duket se ai kishte pas dhe Sali Berishën.

Edi Rama padyshim është treguar mizor me të. E ka lënë të ëndërrojë dhe të besojë se mund të merren vesh për gjithçka. Sali Berisha po ashtu ka heshtur ndërsa shikonte tërbimin e shumë mbështetësve të Lulzim Bashës kundër Metës muajin që shkoi, që sulmonin paqen Meta- Rama, e cila nënkuptonte një paqe më të gjerë.

Edi Ramës i mjaftoi një fadromë mbi ndërtesën e Teatrit ta prishte këtë iluzion të Ilir Metës dhe t’i fuste zjarrin paqes brenda opozitës. Opozita u bashkua mbi gërmadhat e Teatrit dhe Ilir Meta që po projektonte “Paqen e Madhe”, u shfaq si komandant i “Luftës së Madhe”.

Ai thirri opozitën në zyrën e presidentit dhe u kërkoi t’i qëndronin besnik planit të tij prej 14 pika, për të cilin kishte menduar se do kishte dhe mbështetjen e Qeverisë. Meqë Qeveria e prishi paqen me të, ai kërkoi që ky plan të kthehej në një platformë lufte të opozitës.

Lulzim Basha ka bërë sikur nuk ka dëgjuar, ndërsa të tjerët janë ndjerë si në një mbledhje të një celule anti-amerikane.

Atë mbasdite ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka paralajmëruar mbi thashethemet mbi një marrëveshje të fshehtë kundër reformës në drejtësi, që në të vërtetë ishte një apel për t’u distancuar nga platforma e Ilir Metës. Edi Rama e bëri për 3 minuta deklaratën, ndërsa Basha brenda orës.

Prej këtu ka nisur lufta e Ilir Metës, kundër Lulzim Bashës. Tani të dy palët janë në barrikada të ndara, dhe i vetmi njeri që po përpiqet të mos duket në cilën llogore është future, është Sali Berisha.

Të gjithë e dimë që është në llogore të Ilir Metës. Të gjithë e dimë dhe e pamë që ai heshti ndërsa pëshpëritej se Edi Rama e Ilir Meta po bashkëpunojnë dhe kanë një plan të përbashkët. Të gjithë e dimë se ai e ka interes madhor bllokimin e reformës në drejtësi.

Loja mizore e Edi Ramës për t’i përplasur me njëri- tjetrin rreth reformës, duke e ditur hallin e tyre të madh, e ka vënë Sali Berishën ndoshta në pozicionin më të keq të mundshëm të këtyre shtatë viteve, pasi duhet të zgjdhë mes hallit të tij dhe Ilir Metës nga një anë, dhe Lulzim Bashës nga ana tjetër.

Kjo është nga ato beteja që nuk e fsheh dot kokën si të strucit.

Në raste të tilla Sali Berisha ka një zgjidhje. Ai bën thirrje për protesta, për përmbysje, për revolucion, pasi shpreson se lufta e egër i bashkon palët rrugës dhe shmanget ndarja.

Por problemi është se kjo ndarje e ka vrarë motivin e protestës. Jo se në Shqipëri nuk ka shpirt proteste, por shqiptarët nuk shkojnë më në luftë pas tij. Ndaj ai e ka të vështirë të fshehë paqen e prishur, me thirrjet për luftë.

Ai duhet të marrë qëndrim, mes zemërimit të Ilir Metës ndaj Lulzim Bashës, për ta bërë të qartë, nëse opozita duhet të bashkohet rreth Ilir Metës dhe platformës së tij, apo të ndjekë rrugën institucionale të Lulzim Bashës, që të përfundojë reformën zgjedhore dhe pastaj të nisë përgatitjet për zgjedhjet në pranverën që vjen.

Kjo është tortura më e madhe e jetës së tij. Me këdo që të bëhet, është i vdekur. Ndaj mos u çudisni të mos flasë kurrë për këtë gjë, por të thërrasë “luftë, luftë, luftë”, si e vetmja mënyrë që të mos kuptohet se nuk bëhet dot as me Bashën që kërkon paqe, dhe nuk shkon dot pas Metës, që është nisur në mal i vetëm.

Next Post
Rama: Numrat në Tiranë nuk flasin mirë, pseudoaktorët po luajnë me shëndetin e popullit duke mbledh firma për karakatinën e Teatrit

Rama: Numrat në Tiranë nuk flasin mirë, pseudoaktorët po luajnë me shëndetin e popullit duke mbledh firma për karakatinën e Teatrit

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Mundet ti kene ardhe fundi atij komunist vrastar,ndoshta e ka mujt zollumi deri aty sa nuke ka zgjidhje tjeter per ti vecse ti dorzohet drejtesise.Te pergjigjet per krime qe ka bere ndaj vendit e popullit,ai se bashku me lir floririn jane aqe te ndyr sa ase oqeani si lane dote gjemat e tyre.Zoti me ne,dhe SHBA te na ndimojne qe te na largojne kta plehra,drejtesi tju gjene vendin qe meritojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In