• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse protestat e PD-së, nuk trembin askënd

by Artur Ajazi
22/12/2020 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Partia Demokratike njihet për protestat e saj, madje të tilla ka bërë ajo edhe kur është akuzuar botërisht se ka manipuluar me zgjedhjet dhe ka vjedhur vota, të tilla ka bërë ajo edhe kur ligji me të drejtë ka vepruar mbi krimin dhe emra të lidhur me trafikun, të tilla ka bërë ajo (në çdo kohë) edhe kur është dashur të “trembë” qeverinë apo kryeministrin. E ndërsa Edi Rama i quajti “vandalë të orkestruar nga dyshja Berisha-Meta”, Lulzim Basha nga ana e tij shumë vonë, doli dhe i etiketoi ata si “rinia e mërzitur me qeverinë”. Kishte nga ata në SHQUP, që i morën nën “sqetull” adoleshentët që digjnin gjithçka, duke deklaruar se “këto protesta do të përmbysin këtë qeveri”. Madje Basha shkoi edhe më tek me miopinë e tij politike, duke u shprehur se “në 25 Prill do të dalin 1 milion e 500 mijë në sheshe po preke votën”. Por kur Edi Rama ka prekur votën, kur ka vjedhur dhe kur ka rrahur opozitarë në protesta, kur ka burgosur opozitarë në protesta, edhe pse atyre u ka prirë Berisha, Basha dhe  Kryemadhi ? Por opozita e ka të mbushur mëndjen “top” se “protestat e saj në 2 vitet e fundit, të shoqëruara me dhunë të paparë ndaj institucioneve dhe uniformave të shtetit, e kanë trembur qeverinë dhe Edi Ramën”. Këtë gjë mund ta besojë vetëm roja i parkingut në SHQUP, por jo shumica e shqiptarëve që kanë parë se si Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika dhe Iliri, janë strukur si lepuj, kur ka folur  Edi Rama dhe faktori ndërkombëtar, që kanë paralajmeruar ndëshkime dhe penalizime për cilindo që “ngre dorën ndaj institucioneve kushtetuese”. Atëhere, cilin kanë trembur protestat e opozitës deri sot, kush ka qenë efekti i tyre në opinionin publik apo tek mbështetësit e tulatur që konstatojnë se Luli, Saliu, Monika dhe Iliri, bëjnë lojë pushteti dhe asgjë tjetër ? Dhe kjo për faktin, sepse qeveria e Edi Ramës ofron sot një standard qartësisht më të lartë se ish-qeverisja e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, si për menaxhimin e situatave, apo dënimin e rasteve të korrupsionit apo sa u përket niveleve të “dhunës” policore për të cilat flet gjithë ditën megafoni i SHQUP-it. Asnjë nga ato që Basha i quan “skandalet e Edi Ramës” nuk krahasohet sot e mot, me 26 të vrarët e Gërdecit, 4 vrasjet e 21 janarit, dështimin e kryetarit të PD-së si kryebashkiak apo dhe  korrupsionin me zë dhe figurë të Ilir Metës me bllokun 700 mijë euro, etj, etj. Protestat e Partisë Demokratike, vazhdimisht kanë qenë skenarë të zgërlaqur, pa kauzë, ide dhe program zhvillimi, ku si parathënie dhe pasthënie e tyre ka qenë vetëm dhuna, djegiet dhe shkatërrimi. Protestat e opozitës  dje, dhe asaj  që drejton Basha sot, janë thjesht mishërim i zbrazëtisë mendore, ideologjike dhe  programore, e një partie politike që nuk ndjehet e sigurtë në asnjë  ndryshim të premtuar brënda saj, dhe natyrisht e skualifikuar me votë në çdo “garë” elektorale  përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Ndoshta kjo është edhe arsyeja, përse “protestat” e kësaj opozite mjerane, nuk “ngjisin” gjëkundi,  dhe  nuk  trembin askënd.

 

Next Post
Rrëzohet padia e Selami Simsek/ Turku një hap pranë ekstradimit

Rrëzohet padia e Selami Simsek/ Turku një hap pranë ekstradimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In