• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Presidenti, e vë në pozitë të vështirë opozitën për kufirin detar?

by Mero Baze
31/01/2018 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Rinisja e bisedimeve për të hartuar një marrëveshje të re me Greqinë, lidhur me kufirin detar, po zbulon dhe një anë tjetër të hipokrizisë në debatin politik në Shqipëri. Partia Demokratike, dhe personalisht Sali Berisha me Lulzim Bashën, si autorë të asaj marrëveshje, kanë gjithë të drejtën e tyre të heshtin, derisa të përfundojë ky proces bisedimesh.

Marrëveshja e 2009-s u hartua në ilegalitet të plotë, dhe u bë publike vetëm kur u firmos nga Berisha dhe Karamalis në Tiranë në prill të vitit 2009, dhe u kundërshtua pastaj nga shtypi, shoqëria civile dhe ligjërisht nga Partia Socialiste. Kriteret mbi të cilat ishte hartuar marrëveshja dhe shmangia e Presidentit të Republikës nga procesi, u gjetën antikushtetuese, dhe ajo u hodh poshtë, pasi Partia Socialiste e çoi në Gjykatë marrëveshjen.

Pala greke për një kohë të gjatë refuzoi të bisedonte për këtë çështje, pasi e konsideronte problem tonin të brendshëm.

Fillimi i bisedimeve, është tërheqja e palës greke nga marrëveshja me Berishën, dhe kjo është një gjë pozitive, pasi tejkalon ngërçin e krijuar mes dy vendeve, pas hedhjes poshtë të një marrëveshjeje të keqe, dhe është një fitore reale e diplomacisë shqiptare.

Ky proces nuk është një proces gjeometrik, dhe as topografik, por një koncept i ri mbi të cilin po fillojnë bisedimet.

Por kryesorja, është se ndryshe nga opozita e dikurshme, opozita e sotme i ka të gjitha mundësitë të mbikqyrë këtë proces, por atë e pengon objektivi i saj. Objektivi i kësaj opozite, është të mos arrihet një marrëveshje më e mirë se e 2009-s, pasi turpërohet historikisht Sali Berisha me Lulzim Bashën. Dhe për këtë, nuk i ndihmon dot njeri.

Opozita në të vërtetë është e shqetësuar nga rinisja e bisedimeve. Ajo kërkon të mos ketë një histori të re në këtë mes, një histori që ka për ta bërë të ndjehen të turpëruar.

Se ndryshe opozita nuk ka përse të shqetësohet, pasi ajo i ka të gjitha mekanizmat për të bllokuar një marrëveshje të mundshme të keqe. Garancia që procesi nuk është në dorë të qeverisë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që Berisha e ka quajtur të blerë me lekë nga Edi Rama (na e bëri dhe Edi Ramën si Hasan Prishtinën, që blinte kufijtë me para).

Detyra e qeverisë shqiptare është të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, udhëzimet e saj për rolin e Presidentit dhe qeverisë në këtë proces, si dhe konventat ndërkombëtare. Në fund, do të ketë një rezultat konkret, për të cilin, të gjithëve Zoti duhet të na mbajë gojën para se ta shikojmë kush është. Por e sigurt është se do të jetë shumë herë më i mirë se pazari politik i Sali Berishës me Greqinë.

Dhe institucioni që vë në pozitë të vështirë sot opozitën, nuk është vetëm historia e saj me këtë marrëveshje, por Presidenti i Republikës.

Për fatin e mirë të opozitës, tashmë ai është aleat i tyre, dhe i vetmi personalitet politik i lartë shqiptar, i dekoruar me “Kryqin e Artë” të Parlamentit të Greqisë.

Pra, Ilir Meta është një person i besueshëm si për palën greke, dhe për opozitën shqiptare. Ai do të çertifikojë ekspertët që do të marrin pjesë në këto bisedime dhe si i tillë, do të përfaqësojë aty së paku dhe shqetësimet e “patriotëve gojëkyçur” të 2009-s.

Në këtë pike, opozita duhet të ndjehet e lumtur që ka në dorë marrëveshjen e re për kufirin detar. Por ajo nuk ka hallin e marrëveshjes së re, por historisë së re që mund të bëjë kjo marrëveshje, në raport me turpin që ajo ka bërë. Këtu as Ilir Meta nuk i ndihmon dot.

Next Post
Aleksandër Kondo, vdekja misterioze në SHBA e “kapos së shtangës” shqiptare

Aleksandër Kondo, vdekja misterioze në SHBA e “kapos së shtangës” shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In