• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse po përkeqësohet situata me koronavirusin në Ballkan?

by A R
22/07/2020 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shumë vende të Evropës Juglindore ka një rritje të konsiderueshme të infektimeve të reja. Një nga arsyet: pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të Coronës.

Ndërsa Majorka në Spanjë mbylli përsëri zonat e klubeve, në shumë klube dhe anije-restorante në Zrce-Beach në Kroaci u mblodhën për të kërcyer, pirë dhe festuar mijëra vetë. Shume klube kërcimi regjistruan deri në 2000 klientë që kërcenin të shpenguar pa maska dhe pa respektuar as distancën fizike. Plazhet dhe lokalet janë të mbushura edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Por këto nuk janë të vetmet vatra infeksioni në Ballkan. Edhe në Medjugorjen me famë botërore në Bosnje-Hercegovinë vijnë çdo ditë me mijëra vetë për peligrinazh që nuk i respektojnë rregullat mbrojtëse ndaj Coronës.

Nga ana tjetër në qytetin boshnjak Bihaç janë strehuar në çadra prej muajsh të tërë 3.000 deri në 4.000 refugjatë që jetojnë në kushte higjenike katastrofike. Ata janë kryesisht të rinj nga Afganistani dhe Pakistani që janë bllokuar këtu, sepse nuk lejohen të kalojnë kufirin e jashtëm të BE në Kroacinë fqinje. As aty nuk ka ndonjë mbrojtje efektive kundër Covid-19. Dhe pavarësisht Coronës 20.000 tifozë mbushën stadiumet në derbin lokal të futbollit në Beograd. Kurse Novak Gjokoviçin, që organizoi turneun e tij të Adriatikut në Kroaci u infektua nga virusi, si dhe tre lojtarët e tjerë më të mirë.

Sjellje problematike

Këto shembuj tregojnë se sa problematike është gjendja me masat profilaktike ndaj Coronës në Ballkan. Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut apo Rumania njoftojnë për rekorde të reja infeksionesh dhe shtim masiv të numrit të tyre pas heqjes së masave të karantinës.

Fakti që kriza e Coronës në gadishullin Ballkanik po rritet në mënyrë kaq dramatike lidhet edhe me sjelljen e banorëve. Në të gjithë rajonin njerëzit e kanë zakon të puthen e të përqafohen kur takohen me njëri-tjerin. E sidomos tani që kanë qenë për javë të izoluar duan ta shprehin edhe më me forcë se sa shumë i ka marrë malli për njëri-tjetrin.

Po ashtu as besimtarët dhe as kisha nuk duan të heqin dorë prej puthjes së ikonave. Shumë virologë i bën të ngjethen edhe praktika e zakonit të kungimit, ku të pranishmit në ceremoni i kalojnë njëri-tjerit dhe fusin në gojë të njëjtë lugë. Po ashtu sikurse në Itali apo Spanjë njerëzit ulen në grupe në kafene, restorante dhe bare.

Politika si përshpejtuese e infeksionit

Por Corona nxiti edhe skenat politike në Evropën Juglindore. Megjithë epideminë në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut u organizuan zgjedhjet parlamentare. Sipas ekspertëve ato e kanë nxitur gjithashtu procesin e infektimeve. Qeveritë me sa duket insistuan për organizimin e zgjedhjeve, se druanin se nëse zgjedhjet organizoheshin më vonë mund të humbisnin për shkak të rënies së pritshme të ekonomisë.

Demonstrat në Serbi apo Bullgari drejtoheshin në pamje të parë kundër kufizimeve për Coronën, por ato në thelb synonin klasën politike të vendeve. Demostrata të organizuara nga kisha ortodokse kundër ligjit të ri për fenë pati edhe në Malin e Zi. Por organizatorët i ndërprenë ato për shkak të frikës së përhapjes së Coronës.

Burokraci dhe korrupsion

Greqia i hapi relativisht shpejt kufijtë e saj për turistët, por për shkak të infektimeve në Serbi i mbylli përsëri ato dhe ka instaluar një sistem elektronik ku turistet duhet të regjistrohen shumë ditë përpara se të arrijnë në Greqi. Ky sistem burokratik shpesh nuk funksion dhe bashkë me kontrollet mjekësore në kufirin grek, i ka bërë shumë turistë të heqin dorë nga pushimet në këtë vend.

Kriza e Coronës ka bërë të shfaqet edhe një herë me forcë një nga problemet e njohura të rajonit – korrupsioni. Kështu në Federatën e Bosnjës u arrestua përkohësisht në maj kryeministri Fadil Novalic. Shkak qe blerja e 100 aparateve për frymëmarrje që nevojiteshin urgjentisht. Tenderi iu dha një kompanie krejtësisht pa përvojë dhe 80 pajisje ishin plotësisht të papërdorshme gjë që shkakoi dëme të mëdha për buxhetin e shtetit. Po ashtu askush në Serbi nuk e di se çfarë parash ka përdorur Presidenti Vuçiç për të blerë ku dhe sa aparate frymëmarrjeje – ky është sekret shtetëror, thuhet në Beograd.

Frikë nga një valë e re infektimesh

Vala e re e infektimeve në Ballkan nuk mund ta lërë indiferente Evropën Perëndimore. Qeveria e Austrisë, ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni qytetarë nga Ballkani, ka paralajmëruar se ata do të sjellin Coronën nga vendet e tyre të origjinës. Edhe në Gjermani ka mijëra punëtorë nga Evropa Juglindore që punojnë në kombinatet e mishit të prekur nga korona. /DW

Next Post
Basha nuk shkoi në “Këshillin Politik”, Rama: Nuk ka ndonjë dallim mes tij dhe Gazment Bardhit

PD bojkotoi Këshillin Politik, Rama: Nuk jeni asnjëherë në vendin dhe në kohën e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

November 10, 2026
“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

November 10, 2026
VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

November 10, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In