• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse po fryjnë këto erëra mbi Ballkan

by Alfred Peza
25/01/2018 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Me siguri që është ende herët për të kuptuar efektet e asaj që po ndodh këto kohë në rajonin tonë. Janë trazuar ujërat e ndenjura, duke larguar fillimisht në mënyrë “demokratike” autoritaristët e fundit nacionalistë nga pushteti. Në krye të qeverive të rajonit, tashmë udhëheqin apo janë në opozitë si alternativa të rrotacioneve demokratike me vota të pushtetit të nesërm, profile të reja politikanësh, larg steriotipeve të 30 viteve të shkuara.

Projekti i zgjerimit të BE edhe me gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor, po i detyron të gjitha kryeqytet e këtyre vendeve, që të lëvizin për të dalë nga skemat e vjetra, mëritë shekullore deri dhe armiqësitë mijëravjeçare, për të parë përtej miteve dhe nacionalizmave folklorikë. Ka nisur e po dialogohet, po takohen, po bisedojnë, po ulen, po shihen në sy, po kërkojnë, po japin e marin dhe po gjejnë zgjidhje për gjëra që deri dje as që mendoheshin. Takimet mes liderëve të vendeve “përjetësisht armiq” po bëhen aq rutinë sa nuk po përbëjnë më lajm për askënd.

Gazetarët serbë e intervistuan përsëri Kryeministrin e Shqipërisë në Forumin e Davosit në Zvicër, ku janë mbledhur këto ditë më të fuqishmit e botës së politikës, financave, biznesit dhe artit. Tha të njëjtën gjë si herën e parë kur ishte në Beograd. Por këtë radhë “provokacia” shqiptare nuk kishte të njëjtën bujë e zhurmë që shkumëzoi ujërat, përmbysi dheun e pështjelloi ajrin pak muaj më parë. Ndërkohë që në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë foli në Forumin Ekonomik ku ishin takuar për krijimin e tregut të përbashkët në rajon, e ku u fol për të ardhmen e Ballkanit.

Kryeministri Zoran Zaev artikuloi për herë të parë se Shkupi zyrtar në përpjekje për të gjetur zgjidhje përfundimtare në lidhje me çështjen e emrit gjatë negociatave dhe bisedimeve që po zhvillohen me Greqinë, është gati të heqi emrin e Aleksandrit të Madh nga aeroporti ndërkombëtar i vendit. Madje, ta heqi edhe nga një autostradë që mban emrin e luftëtarit të madh. Imagjinojeni pak: Bëhet fjalë për një figurë të madhe që ka lindur në një agim gushti të vitit 356 përpara Krishtit, dhe tani pas 25-26 shekujsh është mollë sherri duke mbajtur peng zhvillimet demokratike dhe integrimin e një pjese të rajonit ku të gjithë mburren me heronjtë e gjithkujt, përfshi edhe Skënderbeun që jetoi “vetëm” 5-6 shekuj më parë.

Kryeministri maqedon tha se ishin gati që autostradës t’ia heqin emrin e Aleksandrit të Madh (gati çdo gjë e rëndësishme në Maqedoni mban këtë emër) e pas kësaj, ajo do të mbajë emrin “Miqësia”. Parlamenti maqedon miratoi ligjin për gjuhët dhe shqipja me gjithë pengesat e fundit nga Presidenti, do ia njohë shqiptarëve të drejtën që i takon e të fituar qysh nga Marrëveshja e Ohrit. Maqedonia nëse zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, me shumë gjasa brenda vitit mund të bëhet anëtare e NATO-s, siç edhe Mali i Zi u bë pak më parë, përmes një “operacioni blic” ndërkombëtar, për ta shkëputur nga “thonjtë” e influencës ruse.

A thua të jetë rastësi që gjatë këtij viti, pra më 2018 pritet të fillojnë punimet për ta lidhur dhe unifikuar përfundimisht autostradën që do të bashkojë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nëpërmjet një koridori jetik për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe sidomos të mallrave në rajon? Madje, pas kësaj, sipas zv. Kryeministres serbe njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Zorana Mihajloviç “Rruga e Kombit” që kemi sot, do të ripagëzohet me emrin e ri: “Autostrada e Paqes”.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë të para pak ditëve, ku në Mitrovicën e Veriut mbeti i vrarë në një atentat lideri i serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç, bisedimet dypalëshe Prishtinë- Beograd pritet të rifillojnë. Kosova po kalon disa turbulenca në lidhje me çështjen e Gjykatës Speciale, por është e pamundur që të ketë kthim pas, pavarësisht interesave personale që mund të prekën në kupolën më të lartë të elitës politike të vendit. Mali i Zi dhe Serbia pritet që pas pak javësh të kenë një “deadline” për anëtarësimin në BE, e cila me shumë gjasa do jetë në vitin 2025.

Shqipëria prêt të mari një datë për hapjen e negociata për anëtarësim. Përfundimi i bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve 70- 80 vjeçare me Greqinë, duke nisur nga ligji i luftës, mosmarrëveshjet për kufirin detar e tokësor, shtetësinë shqiptare për Kryepeshkopin Janullatos, varret e ushtarëve helenë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe problematika që lehtësojnë bashkëjetesën e minoritarëve ketej dhe emigrantëve tanë andej, janë futur në rrugën e zgjidhjes përfundimtare. Pas hapave që po hidhen me shpejtësi për implementimin e reformës në Drejtësi, nuk besohet se Tirana të ketë pengesa të tjera që ta penalizojnë nga hapja e negociatave.

Zgjidhja e problemeve bilaterale është kusht i panegociueshëm për të gjitha shtetet aspirante për tu bërë pjesë e BE. Fati është që këto gjashtë muaj, presidencën e radhës në Bruksel e ka një tjetër vend i rajonit, Bullgaria. E cila me siguri që luajë rolin e katalizatorit për proceset ballkanike.

Me gjithë erërat e forta nëpër Europë, temperaturat e ulëta të motit dhe dëborës që ka rrethuar elitën botërore në Davos këto ditë, erërat e daljes së shteteve të këtij rajoni nga kurthi i mërive mijëravjeçare duken të mbara. Shenjë e sigurtë se udhëtimi përmes autostradave të ardhshme të Miqësisë dhe Paqes, do të na çojnë më shpejt në Bruksel në të ardhmen e afërt, sesa ecja nëpër shtigjet e miteve të vërteta apo të rreme, të së shkuarës së largët.

Next Post
Manastirliu: “Brenda 3 muajsh spitali i Gjirokastrës me aparatura të reja”

Manastirliu: “Brenda 3 muajsh spitali i Gjirokastrës me aparatura të reja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In