• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD është larg Partisë së Punës, së Qershorit 1991

by Mero Baze
24/05/2021 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më 12 Qershor 1991, Parti e Punës së Shqipërisë, organizoi Kongresin e fundit të saj, I cili pati një moment dramatik. Shkrimtari ynë I shquar Driteroi Agolli, doli në tribunë përballë një salle fanatikësh të trembur që po iknin nga pushteti dhe u tha se jeta e tyre ka qenë një keqkuptim dhe se Enver Hoxha ka bërë krime. Ne që e mbajm mend reagimin e sallës, e kemi të qart, që atë mund ta bënte vetëm Dritero Agolli. Ishin gati ta shqyenin.

Ai nuk u mërzit shumë. E vazhdoi deri në fund fjalimin mes të sharave e pështymave, dhe shkoi I qetë në vendin e tij në kafenen e Pallatit Kongreseve. Dy ditë më pas, kur Partia e Punës së Shqipërisë kishte një emër të ri dhe ekip të ri profesorësh, shumica e të cilëve, pa asnjë lidhje me komunizmin, Dritero Agolli ishte njeriu më popullor I tyre dhe mbeti deri në fund të jetës, njeriu me autoritet moral më të lart dhe më të fort mbi atë parti, përfshi dhe mbi enveristët që e gjuanin me këpucë.

Partia Demokratike sot është në këtë pikë halli, por ska asnjë autoritet moral. Të gjithë asin sikur kanë arra në gojë, pasi kanë frikë Sali Berishën. Asnjë personalitet I PD nuk është distancuar prej tij. Natyrisht në PD nuk ka ndonjë personalitet si Dritero Agolli që të jetë dhe me PD dhe shkrimtar.

I ngjashëm nga detyrat, por jo I njëjtë nga përmasat, është Besnik Mustafaj, I cili ka qenë dhe Ministër I Jashtëm I PD. Ai është aq larg asaj që ka bërë Agolli më 1991, sa e ka kaluar këtë problem nga një gjë tragjike për PD dhe Berishën, në një gjë komike, pasi paska deklaruar në Korcë që “nuk et dot për këtë çështje se është në Gjykatë”.

Në fakt çështja nuk është në Gjykatë dhe as ka për të qenë në ndonjë gjykatë, por është në Departamentin e Shtetit dhe është dosja e zezë që do mbaj peng ndryshimin e PD, nëse ajo parti e lidh fatin me Sali Berishën. Kështu që PD nuk e ka fuqinë dhe energjinë që gjeti Parti e Punës më 1991 për të ndryshuar duke u distancuar nga Enveri I saj dhe arsyeja është se ka një shkretëtirë personalitesh të keqpërdorur nga Sali Berisha që as guxojnë të thonë të vërtetën demokratëve, por u bëjnë iso gënjeshtrave të tij

E them këtë pasi dëgjova rivalin kryesor për postin e kryetarit të PD Agron Shehaj, I cili së paku është një hap më paërpara.. Ai tha nuk bëj koment, por jo për shkak të asaj brockullës së Gjykatës në Francë, por për shkak të etikës së garës.

Ai ishte një sinjal se ai nuk ka ndërmend të bëj betejë për të mbrojtur Sali Berishën nga SHBA. Duke mos pranuar të bëj koment për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Shehaj ka hedhur hapin e parë të distancimit nga Berisha, hap, I cili është shumë larg betejës ndaj berishizmit që ka nevojë ajo parti. Ky është fakti q ëbën diferencën e tij me Bashën.Tiparet e tjera që ai tha për Bashnë si një lider humbës dhe i korruptuar janë retorikë politike. Ne ende nuk dimë nëse Shehaj është një tues dhe nëse nuk do të korruptohet nga pushteti. Por ne dimë që Shehaj nuk ka andërmend të mbroj Berishën. Kjo tregon se ka shenja pavarësie ndaj tij më shumë se çdo
kush deri tani.

Për ta parë më gjerë këtë histori, do të na duhet dhe qëndrimi I tre kandidatëve të tjerë për këtë çështje. Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e ambasadores së SHBA për të dal krah saj në stërvitjen ushtarake amerikane në Tiranë, çka lexohet si solidaritet me Berishën kundër SHBA. Kadilli, ka dhënë sinjale se është gati të distancohet nga Berisha, ndërsa Harxhi ka hyrë në garë, për ti treguar Berishës se e ka gabim që ai është me Bashën dhe jo me atë që e do më shumë.

Pas disa muajsh, kur të shikojnë që nuk ka gjyq që e mbron Berishën, por mund të ketë gjyqe që mund ta dënojnë, gara do të jetë kush ka thënë ndonjë llaf kundër Berishës këtë javë. Do ta kenë të vështirë të gjejnë diçka për të qenë, për tu dukur sikur kanë qenë kundër tij me kohë. E vetmja shpresë, është të bëhen qesharakë, e të thonë, nuk isnim dot se ndikonim tek vendimi I Gjykatës në Francë.

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal/ Klosi: Krimi mjedisor tashmë është një krim penal, këto janë dy objektiva kyç në këtë sezon turistik

"Filloi aplikimi për plazhet"/ Klosi: Çdo ndërtim pa leje në breg të detit do të shembet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In