• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse opozita nuk kishte më pare një plan për djegie mandatesh?

by Mero Baze
01/04/2019 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa fakte të pakundërshtueshme, përse djegia e mandateve nuk ishte një vendim politik i menduar i opozitës dhe as ndonjë vendim që erdhi duke u përshkallëzuar nga zhvillimet në vend, por një vendim i diktuar papritur, për shkak të zhvillimeve jashtë politike mbi opozitën zyrtare. Dhe gjithçka lidhet me familjen Berisha dhe zhvillimet negative të saj në raport me SHBA.

Vendimi u mor papritur në shkurt, pas disa seancave nervoze, kur Edi Rama i përmendi Sali Berishës ndalimin e  vizës për të dhe familjarë të tij në SHBA, ndërkohë që i biri i Sali Berishës kishte humbur një gjyq të rëndësishëm në dhjetor në Florida, ku Gjykata kishte hedhur poshtë pretendimet e tij se nuk kishte lidhje me trafikun e municioneve nga Gërdeci. Kjo gjendje e rënduar psikologjike e Sali Berishës dhe pamundësia për të ndalur formimin  e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi, ishin zhvillime të fillimit të shkurtit dhe çuan befas tek vendimi ekstrem.

Përse opozita nuk kishte më parë një plan për djegie mandatesh?

Opozita nuk kishte një plan për djegie mandatesh pasi ajo praktikisht ishte jashtë Parlamentit. Opozita e ka bojkotuar Parlamentin më 13 shtator të vitit të kaluar dhe sipas rregullores së Parlamentit, ajo ka pasur të drejtë të qëndronte jashtë Parlamentit deri më 13 mars të këtij viti.

Pasi të mbusheshin gjashtë muaj nga mungesa në sallë, opozita do të rrezikonte djegien e mandateve, por procedura nuk do të ishte kaq brutale, sa u bë me rastin e vetëdjegies.

Kështu që qeverisë do t’i duhej kohë dhe procedurë e gjatë të verifikonte vullnetin për mos ardhje në Parlament të secilit deputet, dhe kështu që procedura mund të zgjaste përtej zgjedhjeve lokale.

Në këtë mënyrë, opozita edhe do të ishte jashtë Parlamentit, dhe do të kërcënonte me djegie mandatesh, edhe do ta tërhiqte zvarrë qeverinë në një proces, ku më lehtë se sa të digjte mandatet, ishte të bënte marrëveshje.

Biles kjo do ishte rruga më e vështirë për Edi Ramën, pasi ishte një vendim që kishte brenda dhe një mundësi për t’u interpretuar nga vetë shumica, pra ishte një derë e hapur.

Opozita që i kishte të gjitha këto shanse ta degradonte shumicën duke e tërhequr zvarrë dhe duke bërë sikur po djeg mandatet, nuk e bëri. Në mes të dhjetorit, tre muaj pas bojkotit të Kuvendit, ajo hyri në Kuvend me arsyetimin gjoja se do zhvillonte seancë parlamentare për protestën e studentëve.

Nga ana tjetër, në harkun kohor nga fundi i dhjetorit deri në mes të shkurtit, kur opozita vendosi të djegë mandatet, nuk ndodhi asgjë e rëndë për qeverinë.

Gjithë gjërat e rënda kishin ndodhur ndërkohë që opozita ishte kthyer në Kuvend. E ashtuquajtura dosje 339 ishte bërë publike qysh në tetor dhe po përdorej për shantazh politik. Protesta e studentëve nisi në fillim të dhjetorit, “Unaza e Re” dhe protestat e saj, po ashtu.

Në janar qeveria bëri ndryshime të forta në përbërjen e saj, negocioi me studentët dhe riktheu në normalitet imazhin e saj publik.

E vetmja gjë e re që ndodhi mes janarit e shkurtit kur opozita dogji mandatet, ishte lajmi se Berishët nuk mund të udhëtonin në SHBA dhe se i biri i Sali Berishës, kishte humbur gjyqin dhe ishte çertifikuar si pjesë e skandalit të trafikut të municioneve nga Gërdeci në Afganistan.

Shtoi kësaj dhe panikun për mos ndaljen e reformës në drejtësi, është e qartë që opozita u tërhoq në një aventurë të re të rrezikshme për të, vetëm nga një njeri dhe vetëm për hall të tij. Nga Sali Berisha.

Tani të gjitha arsyetimet e tjera heroike, revolucionare, Allendiste, për djegien e mandateve, na i kurseni, pasi opozita u kthye në Kuvend kur kishte arsye të digjte mandatet në dhjetor, dhe i dogji kur nuk kishte asnjë arsye të saj, por arsye të Sali Berishës.

Opozita po shkon si flutura drejt flakëve të dritës, për shkak të tij. Shpresojmë që Berisha t’ia dijë për nder opozitarëve që po sakrifikohen për të. Por dhe po nuk ua  diti, nuk është ndonjë mëkat, se për këtë ditë i ka pas zgjedhur si ushtarë. Për t’i mbrojtur kokën!

Next Post
NATO paralajmëron Rusinë, shton forcat në Detin e Zi

NATO paralajmëron Rusinë, shton forcat në Detin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In