• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse opozita, në vend që të shpikë vota të vjedhura, nuk pyet veten për votat e humbura?

by Carlo Bollino
16/05/2023 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Lexoj kudo opinione të dëshpëruara të shumë analistëve të opozitës që për muaj të tërë shpresonin që me 14 maj Rama të humbte, mirëpo të hënën në mëngjes u zgjuan në makthin e një disfate të ripërsëritur. Pastaj lexoj se po këta analistë, për të justifikuar humbjen, gjejnë strehë në alibinë e përjetshme të manipulimeve, të zgjedhjeve të vjedhura, të makinës elektorale të ndërtuar nga PS që duket e pamposhtur, të patronazhistëve, të app në celularë, të favoreve të bëra nga qeveria e kështu me radhë me një listë të pafundme justifikimesh. Kështu, kam dy pyetje për të bërë: Me të vërtetë besojnë se standartet e zgjedhjeve të 14 majit ishin më të këqija se ato të 2013, kur Edi Rama dhe Ilir Meta fituan zgjedhjet duke i dhënë shuplakën e famshme të 1 milion votave Sali Berishës, i cili në atë moment kontrollonte çdo pushtet të Shtetit? Dhe, vërtetë besuan se mund të fitoheshin zgjedhjet me Sali Berishën si lider, i mundur më pak se 24 muaj më parë në zgjedhjet politike kur ishte akoma me Lulzim basha në krye të një force politike të bashkuar?

Analistët e opozitës e kanë zakon të qahen dhe përfundimi ku arrijnë përherë është se faji është i Edi Ramës që nuk ia dorëzon vullnetarisht pushtetin kundërshtarëve. Kujtoj pragun e votimeve të vitit 2021, ku shumë e konsideronin arrogant sepse pretendonte mandatin e tretë, si të thuash që në Itali Demokracia Kristiane të vendoste të tërhiqej pas 8 viteve në vend të 45 viteve që qëndroi në pushtet duke fituar zgjiedhje. Çështja që iu rrëshket këtyre analistëve të salloneve televizive është se zgjedhjet fitohen duke grumbulluar më shumë vota, jo duke humbur edhe ato që kanë. Është fakt se nga 2013 deri më sot Partia Demokratike ka humbur në mënyrë të vazhdueshme një pjesë të madhe të votave që kishte mbledhur, ndryshe nga Partia Socialiste që pas një hemorragjie të parë, ka mundur më pas të ruajë deri sot pjesën më të madhe të elektoratit të saj. Ç’faj kanë Edi Rama dhe Partia Socialiste që PD humbet vazhdimisht copëza konsensusi? Ç’faj kanë socialistët nëse me 14 maj gati 300.000 shqiptarë që në 2021 kishin votuar për PD ose për LSI nuk u paraqitën në votime, ndërsa gjithë zgjedhësit socialistë e bënë? Ku qëndrojnë manipulimet elektorale nëse PS fitoi jo se ka shtuar votat, por sepse i ka humbur kundërshtari?

Po përsëris atë që them prej vitesh. Nuk është mazhoranca ajo që duhet të ndihmojë rotacionet, por duhet të jetë opozita t’i fitojë ato. Manipulimet mund të modifikojnë përqindje të vogla, jo të përmbysin një rezultat dhe këtë ma konfirmojnë ekspertët e Partisë Demokratike. Një rotacion pushteti është i mundur vetëm duke përmbysur trendin e konsesusit. Socialistët numerikisht, për shumë arsye historike dhe sociale, kanë më shumë vota militante se Partia Demokratike. Një kusht i domosdoshëm që opozita të fitojë, pra, nuk është vetëm ai i ruajtjes së votave që ka, por edhe t’i shtojë duke bindur të ashtuquajturin elektorat gri, pra të moderuarit.  Atëherë, me të vërtetë analistët e opozitës besojnë se Sali Berisha dhe Ilir Meta me gjuhën e tyre të zjarrtë dhe kërcënimet (deri edhe anti-amerikane), mund t’u pëlqejnë zgjedhësve të moderuar? Përse, në vend që të shpikin alibitë e zakonshme që prej kohësh nuk i beson më njeri mbi votat e vjedhura, opozita dhe analistët e saj nuk fillojnë një refleksion të ndershëm mbi votat e humbura?

Next Post
Shtyrja e masave kufizuese, Minxhozi: Preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë! Mund të ketë surpriza

Po nuk ikën do bjerë dhe Hasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In