• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk largohen nga skena politike pasi arrijnë majën, liderët shqiptarë

by Alfred Peza
02/04/2020 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Hashim Thaçi befasoi kur deklaroi se do të largohej nga skena politike shqiptare, pasi të përfundonte mandatin e Presidentit të Kosovës, duke shkaktuar habi por pak jehonë. Me sa duket njerëzit janë shumë të ngarkuar nga situata aktuale e pandemisë globale, por edhe të ngopur nga të njëjtat personazhesh politikë, që dominojnë prej dekadash jetët tona.

Deklarimi për të ikur me vullnet të plotë në përfundim të një mandati kur arrin majën e karrierës, është një akt i rrallë politik, në hapësirën shqiptare në Ballkan. Historia tregon se liderët tanë, ose kanë pritur orën e largimit përmes vullnetit të Zotit, ose dikur në histori, nga ndërprerja e saj e dhunshme për shkak të atentateve politike apo vetvrasjeve.

Ish Komandanti i UÇK megjithëse ende nuk i ka mbushur 52 vjeç, i ka ngjitur të gjitha shkallët e karrierës së lartë politike. Duke nisur nga firmosja e Marrëveshjes së Rambujesë, për tu bërë më pas jo vetëm Kryeministër por edhe “hartuesi”, firmëtari dhe lexuesi i Deklaratës së Pavarësisë në Parlamentin e Kosovës dhe tani Kryetar Shteti.

Hashim Thaçit u bë lideri më i rëndësishëm politik i dy dekadave të fundit në Kosovë, nën hijen e rëndë të Ibrahim Rugovës që dominoi atë në periudhën e tranzicionit nga nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë, e deri sa iku nga kjo jetë, 2 vjet para shpalljes së Pavarësisë. Në intervistë ai tha se “pas përmbylljes së mandatit, do ti kthehem vetvetes, familjes. Do jap kontributin tim për vendin, si qytetar. Do të bëj ndonjë punë tjetër jashtë politikës”.

Isa Mustafa në Kosovë e ka filluar karrierë politike në kohën e Josif Broz Titos kur ishte zgjedhur Kryetar i Rinisë Shqiptare të Partisë Komuniste Jugosllave dhe vazhdon ende. Sali Berisha u përfshi në jetën politike në dhjetorin e 1990, bashkë me Ilir Metën dhe nuk kanë dhënë ndonjë sinjal, se kur mund të tërhiqen.

“Asnjë lider nuk duhet ta merr largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim”,- tha Thaçi. Edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Kadri Veseli janë bashkudhëtarë me Hashim Thaçin në politikën kosovare, por as ata nuk kanë dhënë shenjë se do tërhiqen. Albin Kurti e Vjosa Osmani, janë cilësuar si elita e re e të sotmes dhe të nesërmes politike të Prishtinës.

Në Shqipëri vetëm ndryshimet e thella politike në Europën Lindore pas rrëzimit të Murit të Berlinit, e detyruan Ramiz Alinë që të largohej nga skena në pranverën e 1992, për tu zëvendësuar nga Sali Berisha. Më pas vetëm Fatos Nano, Sabri Godo, Servet Pëllumbi e ndonjë tjetër, përbëjnë shembujt e pakët të politikanëve të rëndësishëm të karrierës, që pararendën me vullnetin e tyre të plotë, hapin që pritet të hedhë pas kësaj edhe Hashim Thaçi.

Sali Berisha megjithëse u dorëhoq nga kreu i PD, nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga politika aktive asnjëherë, siç ka deklaruar vetë. Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përmes “besëlidhjes së bulevardit” të një muaji më parë (2 mars) dha shenjën e qartë se do të ketë një jetë të re aktive politike, edhe pasi të largohet nga kjo detyrë. Ilir Meta është bashkëmoshatar me Hashim Thaçin, por me 10 vite më shumë karrierë politike, se ai.

Liderët shqiptarë që u tërhoqën dhe iu rikthyen jetës së tyre private, siç ndodh me gjithë politikanët e demokracive të perëndimit, me sa duket ishin të lirë nga politika që ta bënin këtë. Ndërsa ata që mbahen me thonj dhe nuk pranojnë që të dorëzohen, duket se nuk e gëzojnë këtë liri për shkak të mënyrës sesi kanë qeverisur, ndaj janë të detyruar të qëndrojnë përjetësisht të burgosur, nën imunitetin që u jep ajo.

Edi Rama ka hyrë në skenën e madhe, 8 vite pas Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe 6-7 vjet përpara Lulzim Bashës. Ndryshe nga ata, Kryeministri aktual ka deklaruar herët, se do të ketë edhe “një jetë të tretë”. Që nënkupton qartë se do vijë dita, kur do ti japë fund karrierës politike aktive, për tiu përkushtuar si edhe Hashim Thaçi vetes dhe pasioneve të tjera të jetës së tij.

Akti i tyre, shënon fillimet e një kulture të re për elitën politike shqiptare, në Ballkan. Një kulturë e përhapur gjerësisht në demokracitë funksionale, ku liderët politikë pasi arrijnë majën, tërhiqen. Për ti hapur rrugën, liderëve të rinj dhe brezave të tjerë, që e çojnë përpara stafetën e drejtimit të vendit.

Next Post
Flasin nga Italia mjekët shqiptarë: Jeni shtëpia jonë e dytë

Flasin nga Italia mjekët shqiptarë: Jeni shtëpia jonë e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In