• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flasin nga Italia mjekët shqiptarë: Jeni shtëpia jonë e dytë

by A R
02/04/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi me 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria, tashmë ka shkuar në Itali, në shërbim të të infektuarve me koronavirus. Ata u bënë kryefjala e mediave dhe e politikës italiane, pas ndihmës shqiptare në pandeminë, që ka goditur më rëndë shtetin tonë fqinj.

Media e njohur italiane “La Stampa” ka zhvilluar intervista me mjekët dhe infermierë shqiptarë, të cilët dje kanë filluar edhe punën në spitalet italiane. Disa prej tyre kanë treguar eksperiencat e tyre, faktin sesi e kanë pritur shkuarjen në Itali dhe se cfarë mund të bëjnë në këtë kohë pandemie.

Mjekët nga Shqipëria thonë se janë të vetëdijshëm që janë të rrezikuar më tepër nga të tjerët nga Covid-19, por se thonë se ky është misioni i profesionit të tyre, të shërojnë njerëz, në këtë rast ata me koronavirus. Media italiane ka zhvilluar intervista me mjekët nga Shqipëria dhe ka cituar disa prej tyre.

Ornela Gela

“Unë mendoj se për të gjithë shqiptarët Italia është shtëpia e dytë. Si thotë edhe Nënë Tereza, ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha por mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri”.

Doina Jano

“Gjithmonë kam dashur ta vizitojë Italinë. Fati donte që për herë të parë ta vizitoja pikërisht tani, për të ndihmuar njerëzit dhe mjekët italianë. Kjo eksperiencë do të jetë për mua edhe një përvojë profesionale”.

Alma Zelo

“Në momentin që nga Ministria e Shëndetësisë më pyetën nëse doja të isha pjesë e një ekipi mjekësh dhe infermierësh që do të vinin në Itali për të ndihmuar popullin italian, pa u menduar dy herë thashë Po sepse ne shqiptarët e duam Italinë.”

Erxhyment Lofca

“Kur më propozuan të vija këtu m’u desh ta mendoja për pak çaste. Nuk pranova menjëherë. Pastaj ndjeva që duhej ta bëja”.

Ornela Gela

“Unë kam studiuar në Itali, kam jetuar këtu dhe mendoj se kam lidhje më të forta me Italinë se të tjerët dhe sapo ma propozuan nxitova për të ardhur. Të dy prindërit e mi janë mjek dhe nuk e kundërshtuan vendimin tim. Iu thash që do shkojë dhe se shpresoj se do të fitojmë dhe do të fitojmë. Le të shpresojmë”.

Alma Zelo

“Në fillim i thashë vetëm bashkëshortit tim dhe jo prindërve sepse kisha merak se do të shqetësoheshin dhe nuk do më linin të vija. Ata nuk e dinin derisa shkova në aeroport. Megjithatë tani kam mbështetjen e tyre. Unë pres të jap më të mirën time. Për momentin bëj teste tamponi për të zbuluar rastet me Covid-19 duke shpresuar që të rezultojnë negativ”.

Doina Jano

“Sigurisht që kemi frikë. Por ne jemi mjekë dhe kjo është detyra jonë. Çdo ditë të jetës sonë ne luftojmë kundër armiqve të padukshëm. Për ne gjithmonë është luftë. Edhe pse kam frikë dua të bëj më të mirën për popullin italian”.

Next Post
Një shikim mbi përparimin e pandemisë nga Covid-19

Një shikim mbi përparimin e pandemisë nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com