• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk kemi opozitë?

by Artur Ajazi
25/01/2024 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka vite që pyesim vehten , “përse nuk kemi opozitë, ku është opozita”. Dhe përgjigjen më të mirë, e marrim tek retorika dhe shterpësia e të bërit politikë e të vetmes parti, të ndarë në 3-4 pjesë. Tek partia e cila lindi dhe u formua, mbi idealet e studenteve të Dhjetorit 1990, tek partia e cila sot pas afro 33 vitesh, ka një histori të dyshimtë dhe një ish-lider. Dhe sërish shqiptarët pyesin, “a kemi vërtetë opozitë”, duke mënjanuar atë të flakadanëve, shashkave, bilbilave, rrugicave, protestave të dhunshme.

Kjo pasi, nuk mund të imagjinosh dhe pranosh se, opozita na qenkësh një parti, me një kryetar që rri aty për 33 vjet, me një lidership të akuzuar nga shqiptarët për afera të pista, dhe që sot me patjeter kërkon ikjen e qeverisjes Rama, dhe marrjen e pushtetit. Po si mund ti besosh një force politike, që nuk mund të bëjë bashkë njerëzit e saj, dhe nesër të bashkojë vendin, shqiptarët, dhe qeverisë mbi ligje? Përse sot nuk ka opozitë, përse mbahet peng e ardhmja e një partie, që nuk i përket një grushti njerëzish të pasuruar padrejtësisht, por studenteve, të djathtëve, apo çdo shqiptari që mund ti përkrahë ata politikisht.

Opozita sot është inekzistente, apatike, e pafuqishme të identifikojë dhe mbledhë njerëzit dhe mbeshtetësit e saj. Sot kjo që quhet “opozitë” nga ata që kryesojnë 3-4 grupimet e ndara, ka marrë përsipër të bllokojë punimet normale të Parlamentit, ka marrë përsipër të bllokojë rrugët dhe rrugicat e Tiranes, ka marrë përsipër të përgojojë gjithë dynjanë, por kurrë të paraqesë publikisht idetë rracionale, programet e saj mbi një qeverisje të nesërme, bashkimin e të djathtës, etj. Opozita ka mbetur një vegim i largët për ata që e menduan, përkrahën dhe milituan në Partinë Demokratike. Kjo forcë politike, nuk ka fare lidhje me lirinë, demokracinë, fjalën e lirë,progresin dhe integrimin, nuk ka fare lidhje madje me faktorin mbështetës nderkombëtar që mbështet demokracitë në Ballkanin Perëndimor. Atëhere, për çfarë na duhet një parti e ndarë, e pabashkuar, humbëse, dhe më keq akoma ta quajmë “opozita e vendit”.

Koha kërkon të nxjerrë në skenën politike emra të rinj, grupime dhe parti të reja, me vizion dhe mentalitet europianist, që nuk kanë lidhje me të shkuarën e dikurshme apo dhe atë postkomuniste të vendit. Shqiptarët u lodhën, u mërzitën, janë drobitur me skena dhune, me skena lufte dhe fjalime tipike si të udhëheqesve komunistë në Ballkan dhe Europë para 1990. Nuk mund ta mbajnë peng vendin, të ardhmen dhe domosdoshmërinë e të pasurit opozitë, një grusht njerëzish, që vijnë nga një parti klanore, krahinore, dhe e shpartalluar.

Do të ishte fatale, vazhdimësia e një situate të tillë, e cila është sa qesharake aq edhe brutale. Shqipëria është sot, më afër se kurrë, anëtarësimit në BE. Ajo ka vendin e nderit në takimet dhe mbledhjet e rëndesishme politiko-stradegjike që mbahen në Europë apo SHBA. Ndaj mungesa e opozitës, mbetet emergjencë kombetare. Eshtë koha e “shkundjes” dhe krijimit të një opozite të re, e paimplikuar nga e shkuara.

Next Post
Trafiku i shqiptarëve me gomone: FBI-ja angleze prangos ‘sekserin’ shqiptar

Trafiku i shqiptarëve me gomone: FBI-ja angleze prangos ‘sekserin’ shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In