• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përse nuk flet për katin e 13­-të të Bashës, Halim Kosova?

by
03/06/2015 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze / Ajo që ka ndodhur me kryetarin e Bashkisë në detyrë në Tiranë, mund të jetë rasti i vetëm në botë. Bota ka padiskutim kryetarë bashkish më hajdut se Lulzim Basha, siç ka me mijëra më të ndershëm. Bota po ashtu mund të ketë kryetarë bashkish më të këqinj se Lulzim Basha, pasi mund të ketë nga ata që kanë bërë gjëra keq, ngaqë ky nuk ka bërë asgjë. Bota mund të ketë kryetarë bashkish më të paaftë se Lulzim Basha, pasi ky së paku e ka bërë ndonjë punë për vete, duke nisur që nga kanaçet që mblidhnin romët, të cilëve ua mori dhe si biznes e deri tek përqindjet për lejet e ndërtimit. Por jam i sigurt se bota nuk mund të ketë një kryetar bashkie kaq banal, në dëshirën për ta përdorur vetëm për punët e veta bashkinë. Të blesh një aparatment në katin e fundit të një pallati, pastaj ta kthesh atë në dupleks, të privatizosh tarracën duke e hipotekuar si pronë private dhe pastaj para se të ikësh t’i japësh dhe një leje vetes për të ndërtuar një kat të tërë është kulmi i grykësisë, banalitetit, pervesitetit dhe talljes me kryeqytetin. Nuk është se i ka ndonjë borxh këtij qyteti, se nuk i është mirënjohës për mandatin, pasi e vodhi, nuk ia dha qyteti. Por të gjithë dështuam në idenë sesa larg mund të shkonte. Për këtë që ka bërë, edhe kritiku i tij më i zi, nuk do kishte fantazi. Ata intelektualët e Forumit për Tiranën që e mbështetën si gjoja reformator, jo e jo. Të gjithë kanë menduar se ky njeri ose nuk do të bëjë asgjë, ose do të gënjejë si zakonisht, por kjo që ka bërë tregon një anë tjetër të panjohur të tij, grykësinë për të fituar deri në banalitet. Tani është dhe më e qartë, përse ky njeri zaptoi detin në Vlorë, e mbushi me gurë e ndërtoi pallat dhe përse ka privatizuar taracën e një pallati në qendër të Tiranës për të shtuar një kat të 13­ të, jashtë çdo standardi urbanistik, politik, ligjor dhe moral. Standardi që i ka lejuar vetes, është një standard që nuk i është lejuar asnjë qytetari në Tiranë, përveç atyre militantëve të tij që në verën e vitit 2013 kur ndryshoi pushteti, i turri në çdo taracë pallati për të shtuar nga një kat dhe për ta legalizuar. Erion Veliaj mbajti një qëndrim publik ndaj këtij gjesti, që në të vërtetë tregon vizionin e vërtetë të Bashës për Tiranën. Ai premtoi se do ta anuloj lejen dhe më tej akoma, të verifikojë edhe rrethanat në të cilat ky njeri ka privatizuar tarracën e një pallati, ku ka blerë një apartament. Disa banorë të pallatit, ende nën trysninë e Bashës i thanë gazetës Tema se ndjehen të frikësuar dhe për kushtet fizike të pallatit. Por nga ana morale vlen të dëgjojmë se ç’mendojnë dhe kandidatët e tjerë për këtë rast. Qëndrimi ndaj këtij gjesti të shëmtuar, është qëndrimi real ndaj vizionit të Bashës për Tiranën. Edhe pse nuk kanë shanse të jenë fitues për të deklaruar se do të anullojnë lejen, Bojaxhiu dhe Kosova duhet të shprehen se ç’duhet të bënin me këtë rast edhe sikur qyetari të mos ishte dëshpërimisht kryetari i opozitës dhe kryetari i bashkisë në detyrë. Kjo vlen sidomos për Halim Kosovën, kandidatin e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës. Ai nuk ka nevojë të na shpjegojë si lindin gratë dhe kush ka lindur me operacion apo në mënyrë natyrale, kush ka pshurrur poshtë Lanës dhe kush ia ka legalizuar klinikën e tij. Ai duhet tu flasë hapur qytetarëve, se nëse do të bëhej kryetar bashkie çdo bënte me këtë leje të Lulzim Bashës. Ky qëndrim, flet sa mijëra fjalë. Vizioni i Lulzim Bashës për Tiranën nuk shprehet askund më qartë dhe në mënyrë më të koncentruar, se ajo që i ka dhënë vetvetes para se të iki nga Bashkia. Aty tregon se e ka ditur që nuk do ketë mandate të dytë, e ka ditur që kandidati i tij nuk është fitues dhe po ashtu e ka ditur se nuk mund të gjendet asnjë kryetar tjetër bashkie në këtë vend, qoftë ky dhe vëllai i tij që të firmosë atë leje. Ndaj e ka bërë vet, si skuth, i pamëshirshëm, i pafytyrë, i padenjë dhe i papërmirësueshëm në vesin e tij për të marrë ç’të mundet nga pushteti e për të ikur ta ngrysë jetën në Holandë. Ndaj vlen të dëgjojmë se çdo të bënte Halim Kosova me këtë leje. Jo se fati i kësaj leje tani është në dorë të tij, por për të treguar se më poshtë se Lulzim Basha nuk janë as njerëzit më banal që ai ka zgjedhur për të drejtuar Tiranën. Ai është i pakonkurrueshëm, duke qenë njëkohësisht zaptues hapësirash, ndërtues i paligjshëm jashtë parametrave urbane, shfrytëzues posti dhe një vizionar primitiv në krye të Tiranës

Next Post

Drejtonte makinën i dehur, pranga policit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In