• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk fitoi PD-ja më 25 prill?

by Eduard Zaloshnja
02/10/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Berisha ka rihapur debatin se përse PD-ja nuk i fitoi zgjedhjet e 25 prillit. Ky debat brenda saj ishte mbyllur shpejt e shpejt pas zgjedhjeve, me verdiktin e prerë “Edi Rama i vodhi zgjedhjet!”

Në fakt, për të kuptuar mirë përse PD-ja nuk fitoi më 25 prill, duhet zhvilluar një vrojtim rigoroz statistikor cep më cep të Shqipërisë, me intervista të gjata anonime të ballëpërballta. Në mungesë të një vrojtimi të tillë statistikor, një analizë sintetike mund të bëhet thjesht duke parë ecurinë e shpërndarjes së mandateve parlamentare nga 2005-sa deri më sot (shihni grafikun shoqërues).

Ardhja e PD-së në pushtet më 25 prill të këtij viti varej krejtësisht nga mandatet parlamentare që do të mund të siguronte LSI-ja. Vetë PD-ja dhe satelitët morën 59 mandate, nga 57 që kishte marrë koalicioni i saj më 2013 (i udhehequr atëherë nga humbësi Berisha).

Në këto kushte, duhej që LSI-ja të siguronte më shumë se sa gjysma e mandateve të saj të katër vjetëve më parë, në mënyrë që PD-ja të kishte shans për të ardhur në pushtet (me ndihmën e LSI-së). Por LSI-ja arriti të marrë vetëm 4 mandate, nga 19 që siguroi para katër vjetësh…

Secili mandat që nuk arriti ta siguronte LSI-ja në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Korçë e Fier (në disa raste për një grusht votash), do të kishte pakësuar një mandat për PS-në në secilin qark. Ndërsa në Tiranë, një mandat më shumë për LSI-në do të kishte qenë një mandat më pak për PSD-në (në Tiranë LSI mori vetëm 2 mandate, nga 5 që siguroi më 2017).

Në fakt, edhe dikur më 2005, ardhja në pushtet e PD-së ishte mundësuar tërthorazi prej LSI-së. Kjo e fundit nuk u bë pjesë e qeverisë së djathtë atëherë, por përçarja e votës së majtë që ajo shkaktoi, i krjoi mundësinë koalicionit të PD-së të siguronte 74 mandate parlamentare (me vetëm 44% të votës popullore). Ndërsa më 2009, ishin 4 mandatet “e florinjta” të LSI-së ato që i siguruan PD-së ndëjtjen edhe katër vjet të tjera në pushtet.

Do të duhej të ndodhte katër vjet më vonë rikthimi i LSI-së në koalicionin e saj natyral të majtë, që koalicioni i PD-së të zbriste në nivelin e 57 mandateve më 2013…

Next Post
Dy shenjat e Horoskopit që nuk i keni për lidhje serioze

Horoskopi/ Ja si do sillen shenjat për ditën e diel, 3 tetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In