• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përse nuk duhet rikthyer burgu për shpifjen

by
05/06/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur e pyetën Diogjenin se përse nuk dilte në agora dhe t’i bëntë të ditur popullit të vërtetat për shpifjet që thuheshin rreth tij çdo ditë nga dikush, ai iu përgjigj: Nëse ju kafshon qeni, a do t’ia kthenit kafshmin nga inati?

Dënimi i dy funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Arben Ristani, për fyrje dhe shpifje nga kryeministrit të vendit përbën një lajm të mirë, jo sepse kemi gjetur se cili dhe pse e ka gabim, por sepse i hap rrugën një morie padish që do të vërshojnë nga sot e tutje në Prokurori. E megjithatë vendimi në fjalë dhe të tjerë që do të pasojnë nga Apeli mbi këtë çështje, apo për çështje të tjera me palë të ndryshme, nuk është i plotë për aq kohë sa kriminalizimi i fyerjes dhe shpifjes nuk përcaktohet qartë në Kodin Penal.

Ka qenë viti 2012, kur 23 deputetë të Parlamentit propozuan dekriminalizimin e fyrjes dhe shpifjeve për një sërë nenesh që parashikonte Kodi Penal. Në fakt, nisma kishte mbërritur në dyert e Kuvendit që në vitin 2007 dhe ajo ishte ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë, e cila pretendonte se kjo bëhej pas konsultimit me shoqërinë civile, faktorin ndërkombëtar e të tjera hallka.

I gjithë thelbi i mbledhjes së shkurtit 2012 ku debatuan kryesisht Rusmali, Xhafaj dhe Felaj, ishte shfuqizimi i neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal. I pari ishte ai për Fyerjen dhe që shprehej se: Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Ndërkohë, neni 120 qe flistë për Shpifjen theksonte se: Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Në një sërë ndryshimesh që iu bënë dy neneve të sipërpërmendur dhe disa të tjerëve që flisnin mbi fyerjen rreth simboleve të Republikës, figurës së Presidentit e të tjera, ajo ç’ka lëvizi dhe që e gjejmë edhe sot të pasqyruar në ligjet e ndryshuara është heqja e fjalës burg.

I dënuari i sotëm, Edi Paloka, në atë kohë u shpreh se të gjitha këto ndryshime kanë nisur që në 2007 dhe se përfitues janë edhe gazetarët. Mazhoranca e dikurshme e shiti ndryshimin e ligjit si një emancipim ku përfituesi kryesor ishte gazetari, i cili nuk do të dënohej më me burg (siç kishte bërë PD dikur me gazetarët), por vetëm me gjobë dhe shpifja do të cilësohej vetëm si shkelje civile.

Sot, në reagimin e tij Rama u shpreh se ndihet nevoja për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike. Indirekt kryeministri ka thënë se kërkon rikthimin e dënimit me burg për rastet e shpifjeve dhe fyerjeve, për të ndaluar kështu sulmet e opozitë, kur ato janë të padrejta.

Sigurisht që një ndryshim i tillë do të rëndonte edhe në jo pak deputetë të mazhorancës që flasin me gjuhën e opozitës dhe i bëjnë biografinë kundërshtarit jo vetëm në seanca plenare.

Pyetja që shtrohet është se pse kreu i qeverisë kërkon të kthejë një standard të dikurshëm duke anashkaluar rekomandimet e KE që nuk e duan fjalën “burg”? A ka një interes më të madh përtej mbrojtjes së figurës së tij tani që është kryeministër dhe e di se të mbash pushtetin do shumë punë, e një ndër to edhe të marrësh sa më pak sulme në formë shpifjesh ose fyerjesh?

Në fakt, Rama nuk ka nevojë të shpifë për opozitën apo t’i përgjigjet në të njëjtën gjuhë pasi tashmë ka pushtetin dhe zakonisht ata që kanë pushtetin reagojnë më pak ndaj sulmeve të kundërshtarit. Por kryeministri nuk ka se përse të zhbëjë një standard të cilin partia e tij, jo shumë kohë më parë e ka quajtur emancipues për shoqërinë shqiptare.

Next Post

Në cilën veturë njerëzit bëjnë më shumë seks?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

July 9, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

Sherri politik mbërrin në Komitetin Shqipëri-BE, dështon rezoluta e përbashkët

July 9, 2026
Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

July 9, 2026
“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

July 9, 2026
Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

July 9, 2026
Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

July 9, 2026
Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

July 9, 2026
‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

July 9, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

July 9, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qytetarët braktisin protestën, “Kryendrituri” në panik, këmbëngul për Kuvendin Kombëtar

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In