• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perse nuk duhet pritur, që Basha të miratojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhje?

by Mero Baze
02/06/2020 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja për reformën zgjedhore është kthyer në një episod të lodhshëm negociatash, jo për shkak të atyre që duhet të miratojnë, por për shkak të atyre që Lulzim Basha nuk është i sigurtë që i duhen, për të pasur një alibi për rezultatin e ardhshëm të zgjedhjeve.

Për gati 48 orë, negociatat nuk kanë më as bosht dhe as përmbajtje, por përpjekje për t’i gjetur një justifikim Lulzim Bashës, se si të interpretojë si fitore, rregullat e përbashkëta që do çojnë vendin në zgjedhje.

Dhe këtu qëndron ngërçi real i reformës.

Zgjedhjet nuk fitohen me reformën zgjedhore. Nuk fitohen as me privilegjet, apo diskriminimet që mund të ketë sistemi. Zgjedhjet nuk fitohen me komisonerë politikë, apo të depolitizuar, dhe as me mënyrën se si do identifikohen votuesit.

Të gjitha këto i bëjnë zgjedhjet më të mira, por nuk janë arsyeja pse një forcë politike fiton zgjedhjet.

Një forcë politike apo një koalicion politik, i fiton zgjedhjet me frymë, me ide dhe një bashkim që ngre dallgën e fitores dhe krijon kushte politike për të fituar.

Në vitin 2013, opozita e asaj kohe e injoroi tërësisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke tërhequr prej andej dhe ata 3 komisionerë që kishte, duke e lënë KQZ-në, 4 me 0 për PD-në, që ishte ndërkohë në pushtet. Dhe rezultati ishte që detyroi katër komisionerët e PD, të firmosnin fitoren e PS-LSI.

Biles tërheqja nga KQZ e bëri më të sigurtë fitoren në opinion publik, se sa fakti që Berisha të dorëzohej në negociata dhe t’u jepte kryetarin e KQZ, siç e kërkonin.

Dhe kështu ndodh gjithmonë.

Problemi që ka Lulzim Basha, është se ka ndërtuar një koalicion opozitar dhe një parti opozitare mbështetur në premtime personale, jo transparente dhe jo parimore, të cilat përfshijnë dhe privilegje të premtuara prej tij në reformën zgjedhore.

Tani ai nëse bën reformën zgjedhore, humbet unitetin e opozitës, dhe nëse nuk bën reformën zgjedhore, ngjall dëshpërim edhe më të madh në opozitë.

Praktikisht ai e ka futur kokën në morsën e gënjeshtrave me të cilat ka menaxhuar opozitën dhe ndjehet i frikësuar dhe nëse bëhet reforma zgjedhore, edhe nëse nuk bëhet. E vetmja gjë që e qetëson atë, është një pazar politik në tavolinë, si më 2017, çka nuk ka më as shans dhe as arsye.

Kërkesa e OSBE/ODIHR, që ai të votojë një reformë që mbështetet tek rekomandimet e tyre, e vë atë në konflikt me premtimet nën zë që i ka bërë secilit aleat, apo dhe vet mbështetësve, që u ka premtuar se nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën, apo që frytet e revolucionit të ndërprerë do të korren në reformën zgjedhore.

Pritshmëritë që ai krijon për kauzat që nis dhe dështon, janë në fakt problemi i tij.

Pritshmëria që rriti duke djegur mandatet e deputetëve,  shkaktoi disfatën parlamentare të PD.

Pritshëmria që krijoi me bojkotin e 30 qershorit, ka futur në depresion opozitën, pasi nuk përfaqësohet në asnjë Bashki.

Pritshmëria që krijoi me revolucionin e molotovëve, ka prodhuar mungesë entuziasmi për protesta të reja.

Pritshmëria që krijoi me kauzën e shpikur të Teatrit Kombëtar, krijoi demoralizim të atyre që besuan se rigjetën kauzën.

Tani pritshmëria që krijon nën zë me reformën zgjedhore, ka trembur më shumë se këdo tjetër vetë atë, pasi i duhet patjetër një shpjegim, përse nuk po bën gjë.

Ka 48 orë që ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit, ajo e SHBA dhe BE, hyjnë e dalin në zyrën e tij, dhe dëgjojnë arsyetime kafkiane, për të njëjtat çështje që mendonin se i kishin mbyllur.

Edi Rama ngjan si një dhëndër i lodhur, që kërkon dorën e nuses, po nuk e lë babai i nuses të takohen, ndërsa Ilir Meta, si daja i nuses, që dyshohen se mos takohen fshehurazi dhe i vë Tit Vasilin nga pas.

Kjo situatë banale nuk prodhon dot as reformë zgjedhore konsensuale dhe as frymë fitoreje tek opozita.

E vetmja gjë që mund të prodhojë, është miratimi i një reforme zgjedhore, siç e kërkon pikë më pikë OSBE /ODIHR dhe vazhdimi më tej për zbatimin e atyre rekomandimeve.

Lulzim Basha nuk e ka problemin me rekomandimet e OSBE/ODIHR, por me ngërçin që ka, se nuk po gjen dot një justifikim që mund ta mbrojë nga rezultati negativ i zgjedhjeve në prillin që vjen. Një lider që beson tek fitorja nuk lodhet dhe nuk të lodh me këto histori.

Një alibi e mirë është të mos e votojë reformën dhe të thotë përsëri na vodhën, se e bënë vet reformën. Ky është maksimumi që mund të fitojë nga ky proces. Jepjani këtë shans ta ketë dhe ai një arsye për t’u mbrojtur pas një viti. Nëse do arrijë të mbrohet!

Next Post
BE jep 6.3 milionë euro për reformën e ujit në Shqipëri

Futet në punë linja e re në Bovillë, që dyfishon prurjet e ujit, kufizime gjatë fundjavës

Comments 1

  1. Lorenc says:
    6 years ago

    Te gjithe jane bere bashk ,per mos ta ndryshuar sistemin!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com