• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk bëhet analiza politike e zgjedhjeve në PD ?

by Artur Ajazi
14/07/2021 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në rast se do të kishim një analizë të thellë politike, të lirë, demokratike dhe të ndershme të zgjedhjeve të 25 Prillit në Partinë Demokratike, natyrisht Lulzim Basha do të ishte larguar, dhe nuk do të arrinte të rizgjidhej më kryetar. Por ai nuk ka pranuar, dhe kurrë nuk do të pranojë ta bëjë. Ai edhe pas 2025, do të shpikë ndonjë fabul të re, si ajo e zgjedhjeve të 25 Prillit, ku thërriste dhe ripërsëriste me të madhe “u deformua vullneti i popullit, u vodh vota e lirë”.

Edhe pse ai kishte ngritur grupimet e armatosura të “mbrojtjes së votë”, nuk e pranoi dhe vazhdon të mos e pranojë se, ai i humbi zgjedhjet. Se do ti humbë sërish zgjedhjet. Se do të mbetet sërish në opozitë, dhe natyrisht kryetar partie. Për Lulzimin, të mbetesh kryetar partie, është “nder dhe privilegj”. Kështu ju drejtua disa mbështetësve të bazës ai 5-6 ditë pas rizgjedhjes me vota të palira.

Por përse i trembet Lulzimi një analize politike gjithëpërfshirëse për zgjedhjet   dhe rezultatin e tyre, përse nuk e propozon vetë dhe përse nuk pranon kërkesën e kundërshtarëve brënda partisë, për reflektim, largim, ose dorëheqje ?  Asnjë nga këto nuk ka gjasa të pranojë kryetari i Partisë Demokratike, as analizën e thelluar politike, as largimin, dhe as dorëheqjen. Nuk e bëri as para zgjedhjeve të reja në PD, duke treguar mungesë të theksuar tolerance, xhentilese, qytetarie, dhe më kryesorja, duke shkelur atë që ai e quan të “shenjtë”, Statutin e partisë.

Analiza e thelluar  dhe gjithëpërfshirëse, do ti nxirrte “lakrat” në shesh gjithë propogandës boshe, gjithë skenarit amatoresk të Lulzimit dhe stafit tij, si shkaktarët e vërtetë të humbjes. Një analizë e thelluar politike, do të nxirrte jashtë loje emrin, figurën dhe synimin e tij për të mbretëruar në krye të asaj partie. Duke ngritur alibinë e tij se “Rama i vodhi dhe bleu votat me banda”, në fakt ai nuk e kupton se ishte dhe është duke bërë efektin e kundërt tek shumica e shqipëtarëve, që votuan masivisht Partinë Socialiste.

Shumica e shqipëtarëve nuk e honepsin më moralin e ndotur politik të servirur nga Basha dhe shpura e damkosur. Nuk mund të pranojnë më të “qerasen” me propogandë mashtruese, nga një kryetar partie apo dhe opozite, që humbet dhe thotë “kam fituar”, që largon dhe dhunon kundërshtarët dhe thotë “jeni të mirëpritur”, që akuzon kundërshtarin politik për “çensurim të strukturave partiake”, dhe u imponohet forumeve të veta me diktat dhe masa të tjera rradikale.

Një analizë e thelluar politike në Partinë Demokratike, do të nxirrte jo vetëm të palarat e gjithë 4 vjeçarit të kaluar, jo vetëm autorët e përbaltjes së PD dhe opozitës  duke nisur nga çmenduria e “djegies së mandateve” dhe deri tek braktisja e zgjedhjeve lokale, por do ti vinte damkën “non-grata” Lulzimit në atë parti. Realisht, analizë politike kurrë nuk është bërë ndonjëherë në PD. Edhe kur Berisha  ka humbur zgjedhjet, edhe kur rrahu brutalisht opozitën në 28 Maj 1996, edhe kur shkatërroi shtetin në 1997, edhe kur drejtuesit e asaj partie hipën mbi tank dhe kryen grusht shteti në 1998, apo dhe trazirat e 2001, kurrë nuk u bë një analizë politike për të nxjerrë përgjegjësit.

Ky fenomen është kthyer në traditë tashmë në PD. Lulzimi nuk mund ti besojë kurrë një procesi të lirë dhe demokratik, ku të analizohen në detaje shkaqet e humbjes, pasi do të ishte fatale për karrierën e tij politike. Ai po e mban “me thonj” postin, emrin dhe hijen e tij brënda Partisë Demokratike, ndërkohë që me miratimin e 11 propozimeve, do të çimentojë përjetësisht  karrigen e kryetarit.

Next Post
U shkarkua 1 javë më parë/ Kush është ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme që u arrestua për abuzim me tenderin e uniformave

Tenderi për uniformat e policisë/ Dëshmia e kryetarit të KVO: Fituesi s'kishte fletë-analizë për produktin, duhej skualifikuar. Naqellari kërkonte në çdo mënyrë...

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Nga kushe e prisni kyt analize per humbjen e vazhdueshme te partise se plakut barbare,komunistat jane te opa nreqshem,prandaj ska kusahe te beje analize per humbjen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com