• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse meshkujt janë më të prekur nga Covid-19? Nis sfida gjenetike për pandeminë

by Java News
02/04/2020 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pse gratë janë më pak të ndjeshme ndaj Covid-19? Dhe pse ka nga ata që zhvillojnë një formë serioze ndërsa të tjerët janë asimptomatikë? Përpjekja për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta të krijuara fillon nga Italia, me partnerë europianë, kinezë dhe iranianë: një studim gjenetik, i cili mund të jetë baza e zgjidhjeve të reja diagnostikuese dhe terapeutike. Lajmin e bëri të ditur specialisti i gjenetikës në Universitetin “Tor Vergata”, Giuseppe Novelli, koordinator i konsorciumit që përfshin shumë vende europiane dhe partnerë iranianë e kinezë.

29 subjekte kanë bashkuar forcat për t’u dhënë përgjigje pyetjeve në lidhje me virusin Sars-CoV-2, i cili tani është përgjegjës për mbi 40 mijë vdekje në 192 vende, brenda një kohe të shkurtër.

Si sillet virusi? Cilët faktorë gjenetikë ndikojnë në reagimin imunitar të pacientëve? Me më shumë njohuri, më shumë informacion, më shumë prova shkencore, sfida ndaj pandemisë globale mund të përballohet me armë më pak të paqarta dhe të arrihet në zgjidhje të reja diagnostikuese e terapeutike, madje edhe ato të personalizuara, të afta të përballen me një armik për të cilin dihet shumë pak.

Projekti “Gefacovid” synon të shqyrtojë në detaje polimorfizmat gjenetikë dhe mekanizmat patogjenetikë të virusit, si dhe të dhënat gjenetike, gjenomike, metabolike, epidemiologjike dhe klinike, me qëllim të identifikimit të biomarkerëve që u japin subjekteve një ndjeshmëri të veçantë ndaj infeksionit, duke rritur rrezikun e komplikimeve potencialisht vdekjeprurëse. “Ky informacion – shpjegon Novelli – do të zhvillohet në një nivel që mund të shfrytëzohet për zhvillimin e terapive dhe diagnozave që do të përdoren si në laborator, ashtu edhe në fushë, me qëllimin përfundimtar të parandalimit të humbjeve të mëtejshme njerëzore. Duke punuar ngushtë me partnerët e biznesit dhe klinikët, ne do të ndjekim zgjidhje të shpejta dhe klinikisht të vlefshme që do të lehtësojnë qasje të reja parandaluese dhe ndërhyrje dinamike mjekësore”.

Një tjetër ndikim i madh në shëndetin e projektit do të përfshijë zhvillimin e një “qendër” të inovacionit: një sinergji shumë e specializuar midis institucioneve kryesore akademike, të afta për t’u zhvilluar në një rrjet virtual për kërkime shkencore të përparuara dhe strategji kontrolli për shpërthime në të ardhmen.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In